UK Bookmakers
  • “Të jesh aktiv - pa barriera” është projekti ri që ka filluar të zbatohet nga Caritas-i Shqiptar financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak për periudhën Shtator 2014-Gusht 2017. Caritas-i Austriak dhe Caritas-i Shqiptar kanë një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm ndër vite. Nisma për këtë projekt është shprehur nga Caritas-i Shqiptar duke u bazuar edhe në projektet e mëparshme, të cilat janë zbatuar për personat me aftësi të kufizuar që nga viti 2008.

  • Caritas-i Shqiptar ka një përvojë disa vjeçare në shërbimet për personat me aftësi të kufizuar.Të dy caritas-et vendosën ta vazhdonin bashkëpunimin në shërbim të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimin e të drejtave të tyre, bazuar në Konventen e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Planifikimi i këtij projekti është realizuar së bashku me përfshirjen e organizatave lokale dhe ekspertë.

  • Gjithashtu në këtë planifikim është përfshirë edhe një ekspert mbi përfshirjen sociale nga Caritas-i Austriak. Ky projekt do të zbatohet në tre zona: Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës.Projekti ka si qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në zonat e mësipërme nëpërmjet ofrimit të shërbimit dhe fuqizimit në nivel individual dhe lidhjen me organizatat publike dhe private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më inkurajues për personat me aftësi të kufizuar.

  • Projekti synon edhe hartimin dhe zbatimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit mbi organizatat që aktualisht operojnë me mbështetjen e programeve për personat me aftësi të kufizuara brenda komunitetit. Gjithashtu projekti synon të nxisë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

  • Më tej do të ndihmojë këta persona të jenë më të pranishëm dhe të përfaqësohen në shoqëri. Projekti do t’u sigurojë personave akses në informacione për aftësinë e kufizuar, por gjithashtu edhe familjarëve, qendrave shëndetësore dhe anëtarëve të komunitetit. Do të shpallë edhe nisma për përmirësimin e cilësisë së jetës.

TË DREJTA THEMELORE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA.

Përjashtimi nga taksat e drejtpërdrejta.

Të verbërit përjashtohen nga çdo lloj takse e drejtpërdrejtë edhe kur ushtrojnë veprimtari private si persona fizikë. 

Baza ligjore: ligji nr.8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, neni 4.

Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë përjashtohen nga taksat e drejtpërdrejta. Në rast vetëpunësimi si persona fizikë, ata paguajnë gjysmën e asaj që përcaktohet në legjislacionin tatimor për tatimin mbi biznesin e vogël.

Baza ligjore: Ligji Nr.8626 datë 22.6.2000 (i ndryshuar), neni 6;

TAKSAT, TATIMET DHE TARIFAT NGA TË CILAT PËRJASHTOHEN PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR.

Përjashtimi i personave me aftësi të kufizuar nga detyrimi për pagimin e një sërë taksash, tatimesh dhe tarifash për shërbime publike parashikohet në ligje dhe akte të ndryshme nënligjore, si: 

• Ligji Nr. 8098, datë 20.3.1996 “Statusi i të verbërit”, neni 4, sipas të cilit të verbërit përjashtohen nga çdo tatim dhe taksë e drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur kryejnë veprimtari private si persona juridikë;

• Ligji Nr.8626 datë 22.6.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, neni 6, sipas të cilit personat me këtë status përjashtohen nga çdo tatim dhe taksë e drejtpërdrejtë. Në rast se ushtrojnë veprimtari private si persona fizikë dhe, për këtë arsye, janë subjekte të tatimit mbi biznesin e vogël, ata paguajnë një taksë të barabartë me gjysmën e tatimit që përcaktohet në legjislacionin mbi tatimin mbi biznesin e vogël;

SHQYRTIM I PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PAK (2016-2020)

Plani kombëtar i veprimit për PAK (2016-2020) zbërthehet në 8 qëllime strategjike, secili prej të cilave nga ana e vet zbërthehet në mesatarisht 3 objektiva, ndërsa secili objektiv detajohet në 10-20 aktivitete.

Arritja e këtyre qëllimeve kërkon ngritjen e strukturave të reja në nivel qendror dhe vendor…

...Bashkëpunimi me organizata të shoqërisë civile ka gjithashtu rëndësi themelore, pasi ato mund të rrisin ndërgjegjësimin rreth proceseve të reformave te personat me aftësi të kufizuar, si dhe ofrimin e ekspertizës për zhvillimin e standardeve dhe shërbimeve të reja.

LEGJISLACIONI MBI PUNËSIMIN E PAK DHE SFIDAT PËR ZBATIMIN E TIJ

Si në shumë fusha të tjera të veprimtarisë shtetërore, legjislacioni shqiptar është ndër më të avancuarit në lidhje me njohjen dhe respektimin e të drejtave të PAK për punësimin dhe formimin profesional.

Ja një ekstrakt i draft-raportit të parë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë drejtuar Komitetit të OKB për PAK mbi zbatimin e Konventës Ndërkombëtare të PAK.

Bashkëngjitur këtij materiali gjendet edhe legjislacioni të cilit ai i referohet.

Masa të veçanta në fushën e punësimit.

KONVENTA PËR TË DREJTAT E PAK MBI TË DREJTAT E GRAVE DHE FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Neni 6

Gratë me aftësi të kufizuara 

1. Shtetet Anëtare njohin që gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara u nënshtrohen diskriminimit të shumëfishtë dhe duke pasur parasysh këtë duhet të ndërmarrin masa për të siguruar që ato t’i gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

2. Shtetet Anëtare do të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar zhvillimin e plotë, përparimin dhe aftësimin e grave, me qëllim që t’u garantohet ushtrimi dhe gëzimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të caktuara në këtë Konventë.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

 

BASHKOHU

Bashkohu me nismen tone, me zemër të hapur

 

ZHVILLIM

Së bashku zhvillohu me ne, në trup, në mendje dhe në shpirt

 

SHËRBIM

Me nismën tonë, shërbejmë me duart e shpresës

 

ECIM SË BASHKU

Bashkohu me ne, së bashku jemi më të fortë

All CMS Templates - Click Here