UK Bookmakers

AKTE NËNLIGJORE NË BAZË DDHE PËR ZBATIM TË LIGJIT NR. 121/2016 “PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

1.VKM “Për kriteret dhe procedurat e pranimit në qendrat rezidenciale dhe për përdorimin e shërbimeve në komunitet” (neni 8, pika 5”;

2.VKM “Për Kushtet dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve komunitare” (neni 15, pika 5);

3.Udhëzim i ministrit përgjegjës për sçështjet sociale “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve multidisiplinare për vlerësimin e rasteve të ofrimit të shërbimeve alternative për fëmijët e privuar në mënyrë të përkohshme/të përhershme nga kujdesi familjar (neni 24, pika 4);

E DREJTA PËR TË ZGJEDHUR DHE PËR T’U ZGJEDHUR E PAK

Kushtetuta e republikës së Shqipërisë, në nenin 45, pika 1, parashikon të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur si e drejtë universale. Edhe pse nuk përmenden shprehimisht, këtë të drejtë duket qartë se e gëzojnë të gjithë shtetasit që janë persona me aftësi të kufizuar.

Përjashtimi i vetëm parashikohet në pikën 2 të nenit 45 dhe lidhet me ata persona me aftësi të kufizuar që deklarohen të paaftë mendërisht me vendim gjyqësor të formës së prerë. Po në këtë dispozitë, në pikën 4 përcaktohet se vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

GJENDJA E LEGJISLACIONIT LIDHUR ME POLITIKAT E KUJDESIT SHOQËROR

Që prej shtatorit të vitit 2013 Qeveria e Shqipërisë nisi zbatimin e reformës administrative-territoriale, me qëlllim riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore. Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale i dha fund fragmentimit të skajshëm administrativ të vendit, duke reduktuar numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 384 në 61 bashki. Ligji hyri në fuqi pas zgjedhjeve që u mbajtën në qershor 2015 dhe që atëherë qeverisja vendore në Shqipëri funksionon me 61 bashki, që kanë përgjegjësinë dhe sfidën e menaxhimit të çështjeve në nivel lokal. Objektivi i përgjithshëm i reformës është të sigurojë funksionalitetin e njësive të qeverisjes vendore të krijuara rishtazi, në mënyrë të tillë që rezultatet administrative dhe të ofrimit të shërbimeve në nivel vendor të jenë efektive, cilësore, pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse dhe të përkojnë me evoluimin e kompetencave dhe përgjegjësive të decentralizuara. Pritshmëritë nga reforma mund të përmblidhen si më poshtë:

(1) Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative të NJQV-ve;

(2) Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në nivelin e NJQV-së; dhe

(3) Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes një procesi vendimmarrjeje, i cili përqendrohet tek qytetari dhe tek pjesëmarrja domethënëse e tyre në këtë proces.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here