UK Bookmakers

Legjislacioni

 

 

Shqyrtim i ligjit Nr. 119, 2014 ‘Për të drejtën e informimit’

Ligji rregullon çështjet që lidhen me të drejtën e qytetarëve për informim mbi dokumentet zyrtare. Nëpërmjet tij qytetarëve u jepen në dorë instrumentet e nevojshme për t’u mbrojtur nga abuzimet e mundshme nga ana e autoriteteve publike për sa u takon procedurave për nxjerrjen e akteve administrative individuale. Afatet dhe procedurat e parashikuara në këtë ligj, si dhe ndëshkimet për shkelësit e tij, u mundësojnë qytetarëve të kërkojnë llogari në çdo hap procedural dhe të marrin informacionin e nevojshëm në funksion të realizimit të të drejtave dhe interesave të veta.

 

Ligji synon gjithashtu të bëjë vepruese të drejtën e publikut të gjerë për informim, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet për informacionin e kërkuar, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e administratës publike.

Njohja e zotësisë juridike për të vepruar – kusht themelor për integrimin e personave me aftësi të kufizuar

Neni 12 i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar trajton problemin e njohjes në parim dhe respektimit në praktikë të zotësisë juridike për të vepruar për të gjithë PAK fizike dhe shqisorë, si dhe rishikimin periodik të vendimeve për heqjen apo kufizimin e zotësisë juridike për të vepruar për PAK intelektuale, me synim njohjen e kësaj zotësie në kushtet e përmirësimit të shëndetit të pjesëtarëve të caktuar të këtij nëngrupi. Është me vend ta citojmë këtë dispozitë me rëndësi thelbësore:

Përditësimi i legjislacionit për PAK

VENDIM
Nr. 8, datë 14.1.2015

PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË
NEVOJË, PËR EFEKT TË HEQJES SË
FASHËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË
ELEKTRIKE DERI NË 300 KWH NË MUAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 1, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 160/2014, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.   Kompensimin e diferencës së çmimit të energjisë elektrike, për efekt të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 Kwh në muaj, për:

a)   familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

b)   kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c)   kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

d)   të verbrit;

dh) personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

2.   Kompensimi, për familjet që do të kompensohen, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bëhet vetëm për 1 (një) kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.


3.   Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh, sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse në të cilat ata marrin pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit të tyre personal. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit. Në këtë rast, institucioni përkatës zbaton dispozitat ligj ore në fuqi.

4.   Përfituesi i kompensimit, në zbatim të pikës 3, të këtij vendimi, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet, përgjithmonë, nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike.

5.   Masa e kompensimit, për çdo përfitues, është 648 (gjashtëqind e dyzet e tetë) lekë në muaj dhe efekti financiar të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, miratuar për ndihmën ekonomike.

6.   Rregullat e veçanta të përfitimit të pagesës dhe të zbatimit të skemës së kompensimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

7.   Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1 .201 5.

KRYEMINISTRI Edi Rama

 

 UDHËZIM

Nr. 1, datë 2.2.2015

MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 8,

DATË 14.1.2015 TË KËSHILLIT TË

MINISTRAVE PËR MBROJTJEN E
SHTRESAVE NË NEVOJË, NGA HEQJA E

FASHËS DERI NË 300 KwH PËR
FATURIMIN E ÇMIMIT TË ENERGJISË

ELEKTRIKE

Në zbatim të pikës 6 të vendimit nr. 8, datë 14.1.2015, të Këshillit të Ministrave,"Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj”, ministri i Energjisë dhe Industrisë, ministri i Financave dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here