UK Bookmakers

QENDRA E FIZIOTERAPISË “ZEMRAT E SHENJTA” PIRAJ

Qendra e Fizioterapisë “Zemrat e Shenjta” ndodhet në fshatin Piraj, një fshat rreth 1.5 km larg rrugës kryesore që të çon nga Lezha në Shkodër.  Ajo është ndërtuar me financimin e Konferencës Ipeshkvore Italiane për rehabilitimin e persoanve me aftësi të kufizuar dhe drejtohet prej shumë vitesh me shumë dashuri nga Motrat e Vogla të Zemrave të Shenjta. Ajo funksionon nga e Hëna në të Shtunë paradite nga ora 8.00-13.00 dhe pasdite nga ora 15.00-18.00. Motër Anamaria, fizioterapiste e shquar, e cila ushtron profesionin e saj prej vitesh na shpjegon se qendra e re funksionon prej 10 vitesh, ndërsa disa vite më përpara ato kryenin këtë shërbim në një ndërtesë të vogë pranë shtëpisë së tyre, e cila ndodhet ngjitur me qendrën.

Qendra ditore “Jetë në zhvillim” Arrameras, Fushë–Krujë për personat me aftësi të kufizuar intelektuale

Qendra Ditore “Jetë në Zhvillim” Arrameras, Fushë –Krujë, është një qendër multifunksionale, e cila ofron shërbime sociale për 32 Persona me Aftësi të Kufizuara Intelektuale. Integrimi social i këtyre personave ka qenë dhe është një nga principet kryesore të Caritas Shqiptar, i cili me kontributin e H. Stepic CEE Charity dhe Caritas Austria ka bërë të mundur ngritjen e kësaj qendre. Personat me aftësi të kufizuara janë midis nesh, të gjithë së bashku të bëjmë të mundur që ata të jenë të vlefshëm për veten, për familjet e tyre si dhe për komunitetin ku bëjnë pjesë. Ne punojmë për ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe në të cilën dinjiteti i çdo individi mbrohet dhe respektohet pa marrë në konsideratë ndryshimet apo karakteristikat individuale.

Inaugurohet qendra e Fizioterapisë

Me datë 16.01.2012  u zhvillua ceremonia  për inaugurimin e  Qendrës së Fizioterapisë “Zemrat e Shenjta”, Shkodër.
Shkëlqesia e TIJ Mons. Angelo Massafra, Ipeshkëv i Dioqezës

Shkodër – Pult,  e vlerësoi shumë mundësinë për dhënien e këtij shërbimi si dhe  gjithashtu theksoi nevojën e ofrimit të shërbimit  shëndetësor në banesë kryesisht shërbimit të fizioterapisë si një shërbim që do të ndihmonte  në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet. I pranishëm në ceremoninë  e inaugurimit ishte   Z. Roberto Andreotti, Konsull pranë konsullatës së Italisë, Shkodër.  Dr. Albert NIKOLLA, Drejtor i Caritas Shqiptar shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen për  ofrimin e shërbimit shëndetësor pranë qendrës së re të fizioterapisë që do të mundësohet  përmes dhurimit të materialeve ortopedike. Ndërkaq nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët  ndërkombëtar do të synohet të konkretizohet nisma për ofrimin e shërbimit shëndetësor në familje.

Më shumë artikuj...

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here