UK Bookmakers

Aktivitet Kulturor në Laç

Me datë 25.04.2016 në kuadër të projektit “Të jesh aktiv – Pa barriera” në ambjentet e shkollës 9 –vjeçare “Gjin Pjetri” në Laç u zhvillua një aktivitet kulturor. Aktiviteti u zhvillua në klasën e 8b, ku mëson dhe Bianka Murati, e cila para dy vitesh ka luajtur në pjesën teatrale në komedinë “I pangopuri” të realizuar nga stafi i Caritas Shqiptar në bashkëpunim me persona me aftësi të kufizuar. 

 

Ne e rishfaqëm këtë pjesë me anë të një videoprojektori në mënyrë që bashkëmoshatarët e saj të njohin dhe vlerësojnë aftësitë e saj si dhe për vetë Biankën në mënyrë që t’i rritej vetëvlerësimi. 

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm gjithsej 35 veta, ndër të cilët 25 nxënës, 5 mësues, 2 prindërit e Biankës, stafi lokal i projektit si dhe drejtoresha e shkollës.       

Në ambjentet e klasës u krijua atmosferë shumë entuziaste nga duartrokitjet e nxënësve sa herë që në monitor shfaqej pjesa ku Bianka aktronte, ndërsa vetë Bianka u emocionua dhe u ndie shumë e lumtur. 

Në fund të aktivitetit fjalën e mori babai i Biankës, i cili falënderoi Caritas-in Shqiptar për mundësinë që i kanë dhënë vajzës së tij duke e integruar në këtë teatër si dhe për mundësinë e këtij aktiviteti në klasën e Biankës. Aktiviteti u mbyll me një kokteil për të gjithë të pranishmit.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here