UK Bookmakers

Trajnimi i Konsulentëve / 5-7 prill 2016

Në kuadër të projektit “Të jesh aktiv – Pa barriera” nga data 5-7 prill 2016 u zhvillua në mjediset e Hotel Mondial trajnimi për konsulentët drejtuar nga ekspertja austriake Karin Holzmann. Gjatë këtyre tre ditëve u diskutuan shumë çështje në lidhje me aftësinë e kufizuar si: koncepti i aftësisë së kufizuar, koncepti i vetvendosjes, roli dhe detyrat e konsulentëve në këtë projekt, komunikimi, metoda e këshillimit të personave me aftësi të kufizuar kundrejt personave me aftësi të kufizuar dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar.   

 

Aftësia e Kufizuar shihet si nevojë e veçantë dhe përkufizohet si kufizim psiqik, komunikativ dhe i ndërgjegjjes. Aftësia e kufizuar nuk është fat, as problem mjekësor, por një problem i fuqisë politike dhe personale, mbi të gjitha një çështje e ndërgjegjjes. Vetëvendosje domethënë të kesh kontroll mbi jetën tënde. Të marrësh pjesë në jetën e komunitetit etj. Pa vetëvendosje do të ekzistoje, por nuk do të jetoje. Nëpërmjet vetëvendosjes mund të arrijme tek jetesa e pavarur, pra vetëvendosja mund të jetë edhe pa jetesën e pavarur. Është shumë i rëndësishëm, theksoi ekspertja, krijimi i një rrjeti midis PAK dhe OJF-ve për të ndërmarrë iniciativa të përbashkëta për të përfaqësuar interesat e tyre.  Pa këtë rrjet premisat janë shumë të ulta për të arritur rezultate konkrete. Në grupe u diskutua termi i vetëvendosjes, nivelet e vetëvendosjes në fusha të ndryshme të jetës dhe kushtet e nevojshme për të realizuar vetëvendosjen. Ndërsa në ditën e dytë u zhvilluan tre tematika: komunikimi, metoda e këshillimit të personave me aftësi të kufizuar kundrejt personave me aftësi të kufizuar dhe fuqizimi. Komunikimi është proces shumë i rëndësishëm midis marrësit dhe dhënësit. Mënyra e perceptimit të mesazhit është shumë e rëndësishme. Të dëgjosh nuk do të thotë të kuptosh. Metoda e këshillimit të personave me aftësi të kufizuar kundrejt personave me aftësi të kufizuar është një metodë ku personi me aftësi të kufizuar këshillon një person tjetër me të njëjtën ose jo aftësi të kufizuar. Është një nga aspektet më të rëndësishme të lëvizjes së vetëvendosjes. Ka qasje të ndryshme të kësaj metode, veçantia është që PAK janë në dispozicion të mbështetjes së PAK të tjerë. Nuk është detyrë e konsulentit të zgjidhë problemin, por të ndihmojë në pavarësinë e vetë personit për të zgjidhur problemin. Konsulenti nuk i thotë klientit se çfarë duhet të bëjë, por e dëgjon dhe ndihmon për të dhënë një mundësi për zgjidhjen e problemit. Nuk duhen vënë në dukje pikat e dobëta të klientit, por aftësitë e tij. Ndërsa fuqizimi është fuqi, forcë, aftësi, proces i vetëpërshtatjes si një koncept i mbështetjes për vetëvendosje dhe autonomi. Fuqizimi çon në masë të lartë autonomie, kërkon perceptimin e të drejtave dhe veprimet me të tjerët. Kurse në pjesën e dytë të ditës vijoi puna në grupe ku secili grup improvizoi një rast konsulence, në çdo grup njëri do të ishte konsulenti dhe tjetri klienti dhe e anasjellta. Ekspertja kaloi pranë çdo grupi për të vështruar dhe ndërmjetësuar procesin. Ditën e tretë të këtij trajnimi u mundësua demostrimi i disa shembuj konsulencash. Tematikat e trajtuara në këto kunsulenca ishin punësimi, autonomia, familja dhe mentaliteti i shoqërisë. Në pjesën e dytë të ditës u diskutuan problematika të tjera si: Si mund të funksionojë modeli i këshillimit në Shqipëri? Çfarë duhet bërë? Në fund të takimit ekspertja dha disa rekomandime. Është e domosdoshme, shtoi ajo, të bëhet një promovim i konsulentëve dhe të kenë mbështetjen e politikës. Ne ju ofrojme kurrikulat tona të trajnimeve për konsulent dhe ju përshtatini me ekspertët tuaj për vendin tuaj.

Kjo metodë në Shqipëri është një risi dhe Caritas-i po eksperimenton duke e zbatuar në tre qendrat e këshillimit në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv Pa Barriera”. Në këtë kontekst, ajo sugjeroi që konsulentët duhet të fillojnë seancat këshillues duke patur si supervizor punonjësin social, kryesisht, por edhe figura e juristit do të jetë e pranishme në rastet kur do të jetë e nevojshme. Gjithashtu, ajo sugjeroi që konsulentët në secilën zonë duhet të mblidhen çdo javë me njëri-tjetrin në mënyrë që të ndajnë eksperiencat e tyre me qëllim që të mësojnë nga njëri-tjetri si dhe të konsultohen. Ndërsa konsulentët e tre qendrave duhet të takohen me njeri-tjetrin të paktën 1 herë në vit, por edhe më shpesh do të përbënte avantazh në punën e tyre. 

Në lidhje me ciklin e formimit të konsulentëve, ekspertja shpjegoi të gjithë procesin sikundër zhvillohet në Austri: 

Kohëzgjatja e kursit të trajnimit të konsulentëve parashikohet një vit e gjysëm, një herë në muaj nga 2-3 ditë, 260 orë 50 minutëshe dhe 80 orë praktikë 50 minutëshe. Në fund çdo konsulent do të paraqiste 25 raste te dokumentuara të konsulencës si dhe një rast konsulence të dokumentuar me shkrim. Çdo konsulent çertifikohej me praninë e Ministrit të Çështjeve Sociale.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here