UK Bookmakers

FORMIMI PROFESIONAL DHE PUNËSIMI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

 

 

 

Me datë 30 Mars në mjediset e Ipeshkvisë Sapë në bashkëpunim me Bashkinë Vau i Dejës Caritas Shqiptar zhvilloi aktivitetin mbi formimin profesional dhe punësimin për personat me aftësi të kufizuar.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Të jesh aktiv–Pa barriera” financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas Austria.

 

Në fillim të takimit fjalën e mori drejtori i Caritas-it Dioqezan Z. Nikolin Lekaj, i cili përshëndeti të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të organizuar nga Caritas-i në kuadër të këtij projekti. 

Ai nënvizoi punën e bërë në mbarë dioqezën për aftësinë e kufizuar. Është shumë e rëndësishme, theksoi ai në fjalën e tij, krijimi i planeve lokale për ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar. Dashuria e Zotit për këta persona na nxit edhe neve si besimtarë dhe si operatorë të Caritas-it t’u shërbejmë dhe t’u qëndrojmë pranë. Dom Simon Kulli, Zv.Ipeshkpëv i Dioqezës pasi përshëndeti të gjithë për punën e jashtëzakonshme në ndihmë të këtyre personave, theksoi se t’i qëndrosh afër një shtrese të lënë pas dore është diçka fisnike, por edhe misoni ynë si të krishterë. Personat me aftësi të kufizuar, vazhdoi ai, janë një dhuratë për dioqezën e Sapës. Kemi 10 vjet që po punojmë në fushën e aftësisë së kufizuar dhe këtyre personave u kemi dhënë hapësirën e duhur. 

I ftuar në këtë takim ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Z. Zef Hila, i cili falënderoi Caritas-in Shqiptar dhe Caritas-in Dioqezan të Sapës për punën e mrekullueshme me personat me aftësi të kufizuar dhe nënvizoi se kemi përpara një model që duhet ndjekur edhe nga instancat shtetëore. Ai foli për punën e bashkisë në lidhje me këtë kategori dhe theksoi se PAK janë prioritet i Bashkisë së Vaut të Dejës. Ai premtoi se personat me aftësi të kufizuar do të jenë të përfaqësuar në bashkinë që ai drejton. 

E pranishme në këtë takim ishin edhe Znj. Valbona Tula, drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër, e cila ndër të tjera theksoi se shërbimet kanë nevojë për një bashkëpunim të fuqishëm. Ai përmblodhi lehtësirat që janë bërë në shërbimet që ofrohen për klëtë kategori personash dhe organizimet e reja në kuadër të reformës territorial.  Ndërsa Znj. Meri Markiqi, drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Shkodër foli për kurset profesionale dhe trajnimet e ndryshme të ofruara në rajonin e Shkodrës. Gjithashtu ajo theksoi edhe rëndësinë e formimit profesional të personave me aftësi të kufizuar për punësimin e tyre në të ardhmen.  Ndërsa Lezha paraqet probleme pasi nuk ka qendër publike të formimit profesional. Ndërsa drejtori i Shkollës profesionale Shkodër Z. Shkëlqim Shimaj theksoi rëndësinë e përfshirjes së kësaj kategorie në arsimin profesional. Shkolla që ai drejton ka të gjitha kushtet optimale për këtë kategori. 

Paneli i fundit i këtij takimi përbëhej nga persona me aftësi të kufizuar, të cilët sollën eksperiencat e tyre dhe rëndësinë e jashtëzakonshme në lidhje me arsimin, formimin profesional dhe punësimin për personat me aftësi të kufizuar. Pas dreke të gjithë pjesmarrësit patën mundësinë të vizitonin disa shërbime ku ofrohej shërbim për personat me aftësi të kufizuar. E para ishte Shtëpia e Bamirësisë në mjediset e Ipeshkvisë. E dyta ishte Qendra rezidenciale e Vëllezërve të Nënë Terezës në Bushat dhe në fund Qendra sociale publike “Besa” në Barbullush. Pjesëmarrësit e këtij takimi prekën më nga afër këto realitete dhe mësuan nga ofruesit e këtyre shërbimeve çfarë ndodhte konkretisht në këto tre qendra. 

 

 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here