UK Bookmakers

Vlerësimi i gjendjes në fushën e përshtatshmërisë së mjedisit dhe transportit, informim dhe pjesëmarrje

Gjatë muajit Shkurt 2016 në të tre zonat e zbatimit të projektit “Të jesh aktiv-Pa barriera” u mbajt workshopi “Vlerësimi i gjendjes në fushën e përshtatshmërisë së mjedisit dhe transportit, informim dhe pjesëmarrje”.

Në Laç ky workshop u mbajt pranë ambjenteve të Drejtorisë Arsimore Kurbin. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia Kurbin, World Vision Laç, Shkolla Nr.3 Laç, përfaqësues nga shoqata të ndryshme të aftësisë së kufizuar si dhe punonjësit e Caritas Shqiptar. Përfaqësuesit nga bashkia shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për eliminimin e këtyre barrierave dhe ata u shprehën se bashkia Kurbin ka ftuar të gjitha grupet e interesit të marrin pjesë në hartimin e Planit Urbanistik dhe të japin mendimet e tyre.

 

Në Vau i Dejës workshop u mbajt në ambjentet e famullisë “Shën Nikolli”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia Vau i Dejës, konsulentë si dhe stafi i Caritas Shqiptar. Gjithashtu të pranishëm në workshop ishin edhe administratorë lokalë. Shërbimet që ofrohen për PAK nga Bashkia Vau i Dejës janë një risi.

Ndërsa në Lezhë workshopi u mbajt në ambjentet e famullisë “Shën Nikolli”. Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues nga Bashkia “Lezhë”, Shërbimi Social Shtetëror, Zyra e Punësimit, Drejtoria e shëndetit Publik, Spitali Lezhë dhe Caritas Shqiptar. Gjithashtu të pranishëm në workshop ishin edhe administratorë lokalë si dhe konsulentët e projektit. Përfaqësuesit nga bashkia shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për eliminimin e këtyre barrierave dhe ata u shprehën se bashkia Lezhë do të punojë në përmirësimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuar.

Në fillim të këtyre takimeve Znj. Elona Memetaj, Menaxhere e Projektit bëri një prezantim të gjetjeve të studimit lidhur me barrierat fizike dhe institucionale për personat me aftësi të kufizuar. Ajo vuri theksin mbi strukturat përgjegjëse në nivel vendor të përfshira në vëzhgim, të cilat e njohin detyrimin ligjor për të siguruar përshtatshmëri në ndërtim, transport e komunikim për personat me aftësi të kufizuar si dhe kërkesat dhe standardet e përshtatshmërisë në projektet që dorëzohen për leje ndërtimi, pranë bashkisë aplikohen në një masë shumë të vogël, thuajse të pakonsiderueshme. Të dhënat nga intervistat tregojnë që aktualisht niveli i ndërgjegjësimit të strukturave përgjegjëse është i kënaqshëm, pavarësisht se në zbatim nuk ka konsistencë dhe këtë e demostrojnë disa shembuj pozitivë për vendosjen e rampave në hyrje, jo vetëm në objektet shtetërore por edhe në ato private.

Barrierat ekzistuese vazhdojnë t’i mbajnë të izoluar në shtëpitë e tyre këta persona, duke i penguar të bëjnë një jetë normale, pa mundur të shkojnë në shkollë, të punësohen dhe të lëvizin e të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

Konstatohet gjithashtu se bashkia ka në administrim të gjitha shkollat e qytetit dhe miraton fonde për mirëmbajtjen e tyre si dhe rikonstruksione në vlera shumë të kufizuara. Edhe Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik është e angazhuar me mirëmbajtjen dhe investimet në spitale dhe qendra shëndetësore në komuna, si dhe ambulancat e qytetit. Por ajo nuk ka asnjë hapësirë të ndikojë për ndryshimet në projekte, pasi projektet vijnë të gatshme dhe kërkohet vetëm ndjekja e tyre.

Ndërsa ekspertja ligjore Znj. Sidita Fortuzi foli gjërësisht dhe diskutoi me pjesëmarrësit kuadrin ligjor lidhur me përshtatshmërinë, informimin dhe pjesëmarrjen.

Ajo u ndal kryesisht te Ligji për të drejtën e informimit dhe diskutoi gjerësisht me pjesëmarrësit se sa e njihnin këtë ligj dhe si funksiononte në bashkitë respektive. Çdo person, theksoi ajo, ka të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Gjithashtu ajo shpjegojë edhe rrugët ligjore se si mund të kërkohet një informacion i tillë.

Ajo vazhdoi me Ligjin për Njoftimin dhe Konsultimin, si shumë i rëndësishëm për personat me aftësi të kufizuar. Ky ligj, nënvizoi Znj. Fortuzi rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjikë kombëtarë dhe vendor, si dhe politikave me inters të lartë publik.

Ligji i tretë që diskutoi me të pranishmit ishte Ligji për përfshirjen dhe aksesueshmërinë. Ky ligj garanton nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në të gjitha sferat e shoqërisë, në kushte të barabarta me të tjerët, duke mundësuar autonominë dhe jetesën e pavarur për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. ‘Përfshirje’ është pjesëmarrja efikase dhe e barabartë e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e jetës, nëpërmjet heqjes së pengesave sociale mjedisore, infrastrukturore dhe institucionale, të cilat shkaktojnë përjashtimin, izolimin ose veçimin e tyre dhe kufizojnë mundësitë e barabarta për këta persona.

Institucionet shtetërore, qendrore dhe vendore, marrin gradualisht masat për sigurimin e fondeve të nevojshme për mënjanimin e pengesave mjedisore dhe infrastrukturore në ofrimin e shërbimeve publike. Të pranishmit u përfshinë gjerësisht në punën me grupe, në diskutime dhe drejtuan shumë pyetje ekspertes ligjore. Shumë me interes u pa vazhdimi i këtij bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrëvse dhe takime të ndryshme që ata mund të organizojnë periodikisht për të adresuar problematika të ndryshme dhe për të gjetur zgjidhje në lidhje me çështje që prekin personat me aftësi të kufizuar.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here