UK Bookmakers

Sfidat në procesin e decentralizimit dhe reforma e shërbimeve të kujdesit social për personat me aftësi të kufizuar

Me datë 28-29 Janar në mjediset e Hotel “Liss” në Lezhë në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë Caritas Shqiptar zhvilloi aktivitetin mbi sfidat në procesin e decentralizimit dhe reforma e shërbimeve të kujdesit social për personat me aftësi të kufizuar.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Të jesh aktiv–Pa barriera” financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas Austria.

Në fillim të takimit fjalën e mori drejtori i Caritas-it Shqiptar Dr. Albert Nikolla, i cili përshëndeti të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të organizuar nga Caritas-i në kuadër të këtij projekti. Z. Nikolla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Agjencinë Austriake, e cila ka financuar pa ndërprerje për personat me aftësi të kufizuar. Ky bashkëpunim ka ndihmuar në përfshirjen dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuar dhe në sigurimin e respektimit të drejtave të barabarta. Kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Fran Frrokaj, i pranishëm në këtë takim, garantoi të pranishmit se në Bashkinë e Lezhës personat me aftësi të kufizuar do të gjejnë të gjithë ndihmën për të cilën ata kanë nevojë dhe kjo bashki do të punojë pa pushim për të garantuar përfshirjen dhe integrimin e këtyre personave në shoqëri. Gjithashtu Z. Frrokaj përmendi edhe vizitën e delegacionit shqiptar në Austri, pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë dhe nënvizoi këtë experiencë si shumë të rëndësishme, një përballje reale me sfidën që e pret Bashkinë e Lezhës në krijimin e gjitha lehtësirave dhe punën për integrimin e personave me aftësi të kufizuar. Ndarja e re territoriale shton punën, por edhe sfidat në të gjitha fushat, përfshirë edhe këtë shtresë kaq vunerabël të shoqërisë sonë. Edhe Drejtuesi i Agjencisë Austriake të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë nënvizoi vizitën e delegacionit shqiptar në Austri dhe theksoi shumë të rëndësishme praninë e Zv/Minsitres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Bardhylka Kospiri në këtë vizitë.  Qëllimi i kësaj vizite, vazhdoi ai, konsistonte në prezantimin e lehtësirave që PAK në Austri përjeton çdo ditë, për të dhënë një shembull për Shqipërinë dhe për të ndihmuar aktorët kyç që të bëjnë më të mirën për këtë kategori. Qeveria shqiptare ka hartuar Planin Kombëtar të Veprimit për Aftësinë e Kufizuar. Por, për të njohur çështjet që prekin personat me aftësi të kufizuar dhe nga ana tjetër të kesh një strategji nuk mjafton, kjo duhet zbatuar. Ndërsa Znj. Anila Proda, përfaqësuese nga MMRS, u ndal në “Reformat dhe Shërbimet Sociale”. Ajo vuri theksin në programin e mbrojtjes për personat me aftësi të kufizuar të zbatuar nga kjo ministri, program ky që konsiston në tre drejtime, ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuar, skema e mbrojtjes për këta persona si dhe shërbimet e përkujdesit shoqëror. Gjithashtu nga kjo minsitri është hartëzuar harta e vunerabilitetit, pra është përcaktuar se ku janë nevojat më të shumta. 

Dy përfaqësueset e Shërbimit Social të Lezhës dhe Vau i Dejës paraqitën një panoramë të punës së Shërbimit Social në këto dy zona, objektivat, problemet dhe sfidat që ata hasin çdo ditë në punën e tyre. Ato theksuan se barrierat fizike për personat me aftësi të kufizuar janë të shumta në këto bashki, por po punohet shumë për t’i evidentuar dhe për t’i eliminuar. Drejtuesja e Shërbimit Social Vau i Dejës nuk la pa përmendur edhe disa nga arritjet e bashkisë, ku në disa zona malore është bërë i mundur transporti falas i familjeve me persona me aftësi të kufizuar, janë dhënë bursa për personat që dëshirojnë të ndjekin studimet, në paketën fiskale këto familje janë lehtësuar 50 % në taksat vendore. Këtyre familjeve gjithashtu u është siguruar shporta ekonomike gjatë tre muajve të dimrit. Ajo përmendi si fakt shqetësues numrin gjithnjë e në rritje të personave të rinj me aftësi të kufizuar. Ndërsa Znj. Lindita Pali, drejtoresha e Qendrës Ditore të Zhvillimit, Lezhë, paraqiti një panoramë të funksionimit të kësaj qendre, kapacitetet si dhe sfidat e përditshme. Ajo falënderoi të gjitha institucionet shtetërore dhe private për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën e ofruar kësaj qendre. Në pjesën e dytë të ditës, diskutimi u përqëndrua mbi aksesin në shërbimet shëndetësore dhe të integruara. Të përfshirë në disktumin e kësaj teme kaq të rëndësishme të këtij aktiviteti ishin përfaqësues të qendrave të ndryshme të ofrimit të shërbimeve për PAK nga tre zonat e zhvillimit të projektit. Risia e këtij diskutimi ishte prezantimi i Qendrës së Fizioterapisë që ka filluar të funksionojë në Laç, duke patur parasysh që në Laç ka një mungesë totale shërbimesh përsa i përket aftësisë së kufizuar. Pjesa e mbasditës iu kushtua vizitës në dy qendra të rëndësishme që ofrojnë shërbim për personat me aftësi të kufizuar. Të pranishmit u ndanë në dy grupe, ku njëri grup vizitoi Qendrën Ditore të Zhvillimit në Lezhë dhe grupi tjetër vizitoi Qendrën Ditore në Shënkoll. 

Dita e dytë e këtij aktiviteti u përqëndrua në dy tema shumë të rëndësishme:

E para “Aksesi i barabartë në shërbime dhe informacion për Personat me aftësi të kufizuar”. Mbi këtë temë referuan Znj. Irena Mitro, përfaqësuese e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë si dhe Znj. Mirela Byluku, përfaqësuese e UNDP në Tiranë. 

Znj.Mitro u ndal kryesisht në një vlerësim të përgjithshëm të draftit të Planit Kombëtar të veprimit, 2016-2020. Ajo përmendi ministritë e përfshira në këtë Plan, detyrat dhe sfidat e përbashkëta.  Ndërsa Znj. Byluku u përqëndrua mbi angazhimin e shoqërisë civile në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit, 2016-2020.

Paneli i fundit i këtij aktiviteti nënvizoi përfaqësimin e interesave të PAK dhe pjesëmarrjen në jetën publike dhe politike në Shqipëri. Ky panel shpalosi mendimet dhe idetë e vetë personave me aftësi të kufizuar mbi këtë çështje. Pjesë e këtij paneli ishin persona me aftësi të kufizuar, përfaqësues shoqatash dhe institucionesh.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here