UK Bookmakers

Dita ndërkombëtare e PAK në Laç

Siç dihet tashmë, 3 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Me këtë rast, në kuadër të Projektit “Të jesh aktiv – pa barriera”, qendra këshillimore e Caritas-it Shqiptar Laç organizoi në bashkëpunim me qendrën “Fjala e Jetës” në ambientet e kësaj të fundit një pasdite dëfryese me persona me aftësi të kufizuar, banorë të qytetit.

 

Në hapje të aktivitetit fjalën e mori znj. Vera Molla, drejtuese e qendrës së re nën administrimin e kishës “Fjala e Jetës”. Ajo theksoi se kjo qendër do të ofrojë shërbime fizioterapie falas për personat me aftësi të kufizuar, me probleme në lëvizje, por ajo do të shërbejë edhe si pikë takimi dhe argëtimi për këta persona. Pranë qendrës edhe familjarët dhe personat përgjegjës për përkujdesjen ndaj pak do të kenë mundësi të marrin këshilla të ndryshme si dhe do të inkurajohen në përpjekjet e tyre të përditshme për t’ua lehtësuar jetesën të dashurve të vet me aftësi të kufizuar. 

Më pas në takim foli z. Stefan Paloka, juristi i Qendrës Këshillimore të Caritas-it për Laçin, dhe njëkohësisht nëpunës advokimi për projektin, i cili së pari theksoi se nuk është aftësia e kufizuar si e tillë burim vuajtjesh për PAK. Vuajtjet vijnë nga stigma shoqërore me të cilën janë të detyruar të bashkëjetojnë PAK si dhe barrierat fizike, mjedisore dhe institucionale që i pengojnë ata për të shprehur maksimumin e potencialeve të veta dhe për t’u përfshirë plotësisht në rrjedhat normale të jetës. Sipas tij, Zoti i krijon njerëzit të barabartë dhe, rrjedhimisht edhe i do ata njësoj. Ndryshe nga mentaliteti mbizotërues në shoqërinë tonë, aftësia e kufizuar nuk duhet parë si ndëshkim për bartësit e saj apo për familjarët a të parët e tyre, por si shprehje e larmisë së fuqisë krijuese të Zotit. Që këtu buron e drejta e PAK për të kërkuar me çdo mjet e mënyrë mirëqenien dhe lumturinë e tyre të plotë, duke thyer tabutë dhe duke përgënjeshtruar me shembull personal qëndrimet dhe stereotipat për ta. Pasi solli përvojën e tij individuale në mposhtjen e barrierave, ai e mbylli fjalën e tij duke i siguruar të pranishmit se bota nuk do të ishte kaq e bukur pa praninë e tyre në të dhe se qendra e Caritas-it do t’u qëndrojë vazhdimisht pranë me këshillat, rekomandimet dhe veprimet e saj në zbutjen e barrierave dhe fuqizimin e rolit të tyre në komunitet.

Pasoi një koktej, i shoqëruar me muzikë, recitime dhe kërcime nga PAK e pranishëm.

Pasditja kaloi në një atmosferë të shkëlqyer me britma hareje, dëfrime dhe shkëmbime mesazhesh mirësie e solidariteti me njëri-tjetrin.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here