UK Bookmakers

QENDRA E ZHVILLIMIT DITOR LEZHË

Tel: 0215 22706

Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë, është një qendër e lokalizuar në njërin prej konvikteve të shkollës së mesme. Kjo qendër frekuentohet mesatarisht nga 25 persona në ditë me aftësi të kufizuar nga zona të ndryshme të Lezhës, megjithëse kapaciteti i saj shkon në 35 persona.  Qendra funksionon në varësi të Shërbimit Social dhe një pjesë në varësi të Bashkisë Lezhë. Qendra është e hapur dhe ofron shërbim nga ora 8.00-16.00. 

Aktivitetet kryesore që zhvillohen në këtë qendër kanë si fokus kryesor promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar. Aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga një staf i kualifikuar synojnë gjithëpërfshirjen dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuar. Aktivitete janë nga më të larmishmet, si aktivitete edukuese, rehabilituese, kreative dhe terapi të ndryshme. Ndër personat që frekuentojnë qendrën, një vajzë 7 vjeçare ishte përfshirë në sistemin arsimor në klasën e parë si dhe dy prej personave të rritur po ndiqnin kurse pranë një punishteje mobiljesh, për të fituar zanatin e marangozit. 

Stafi i qendrës është i fokusuar në aftësimin për punë apo në profesione të ndryshme për personat e rritur që marrin shërbime pranë kësaj qendre. Mjediset e qendrës janë të ngushta, duhet patur parasyash që ata gjenden në mjediset e një ish konvikti të shkollës së mesme. Drejtoresha Jaku na tregon se është kërkuar dhe insistuar shumë për ndërtimin e një qendre të re, por deri tani nuk është bërë e mundur realizimi i një nisme të tillë. Është e domosdoshme ndërtimi i një qendre bashkëkohore dhe funksionale për personat me aftësi të kufizuar, pasi kërkesat janë të shumta dhe mjediset aktuale nuk janë të përshtatshme.  Përfituesit e shërbimeve të kësaj qendre zhvillojnë herë pas here panaire me punimet e realizuara prej vetë atyre, të gjitha këto punime me materiale të riciklueshme.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here