UK Bookmakers

WORKSHOP LEZHE

Ofrimi i shërbimeve, fuqizimi në nivel individual dhe lidhja me institucionet publike e private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis sa më mbështetës dhe më inkurajues për PAK

20.11.2015

Më 20 nëntor 2015 në mjediset e Hotel Liss, Lezhë, u zhvillua workshop-i me temë: “Ofrimi i shërbimeve, fuqizimi në nivel individual dhe lidhja me institucionet publike e private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis sa më mbështetës dhe më inkurajues për PAK”. 

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, Zyrë së Urbanistikës, Bashkisë Lezhë, Drejtorisë Arsimore Lezhë, Drejtorisë Rajonale të Punësimit si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të personave me aftësi të kufizuar. Në fillim të takimit drejtoresha e Shërbimit Social Lezhë paraqiti një panoramë të përgjithshme të aftësisë së kufizuar duke folur mbi prioritetet dhe detyrat e Shërbimit Social në këtë qytet. 

 

Aktualisht, theksoi ajo, në Lezhë marrin pagesë 3700 PAK. Në ekipin e vlerësimit të PAK është përfshirë edhe një jurist, gjë e cila vlerësohet si risi dhe një figurë mjaft e domosdoshme brenda ekipit. Ajo në emër të institucionit shprehu gatishmërinë për të qenë në dispozicion të kësaj shtrese me të gjitha mjetet e mundshme. 

Me pas drejtoresha prezantoi shërbimet e ofruara për PAK në Lezhë duke përmendur Qendrën Publike për PAK Lezhë, Qendrën Ditore në Shënkoll, Shkollën jo-publike Effata në Pllanë, Qendrën e Këshillimit të Caritas-it Shqiptar si dhe Qendrën e Fizioterapisë Piraj. Pas prezantimit të Drejtoreshës, Dr. Maksim Bozo, ekpert në fushën e shërbimeve mjekësore për PAK, diskutoi rreth politikave nga Ministria e Shëndetësisë si dhe prioritetet e saj për këtë kategori. Gjithashtu në mënyrë më konkrete ai shprehu nevojën primare të PAK për t’u arsimuar pasi kjo është zanafilla e problemeve të mëtejshme që ndjekin PAK gjatë gjithë jetës së tyre. Ai theksoi ligjin parauniversitar si dhe nevojën e menjëhershme të ngritjes së kapaciteteve për personat që punojnë në qendra me PAK pasi vihet re një deficit i thellë në këtë drejtim. U zhvillua një diskutim i hapur mes të pranishmëve, të cilët bashkëndanë përvojat e tyre sipas profileve përkatëse në vijim të bisedës së ekpertit. 

Një diskutim shumë interesant erdhi nga Drejtoria Arsimore Lezhë, ku përfaqësuesi i saj foli gjerësisht mbi mënyrën e trajtimit të PAK në Lezhë. Gjithashtu po punohet shumë për vendosjen e sinjalistikës rrugore të përshtatshme për fëmijët e verbër. Shkollat e reja po ndërtohen me përshtatmëri për PAK, dhe shkollat e vjetra, të cilat janë në fazë rikonstruksioni, po bëhen të përshtatshme gjithashtu. Ka filluar depistimi i fëmijëve që nga kopshti nga një ekip multidisiplinar për të evidentuar mangësi të fëmijëve dhe për t’u paraprirë problemeve të mëtejshme. Funksioni i ekipit multidiplinar është jo vetëm që të evidentojë natyrën e problemit që shfaq fëmija, por edhe të drejtohet tek specialisti përkatës në rast se ai ka nevojë. Po bëhen përpjekje për të përgatitur librat shkollorë me shkrimin Breil për fëmijët që nuk shikojnë, por mungojnë trajnimet për fëmijët dhe mësuesit për tʼu aftësuar në këtë drejtim. Drejtori i Zyrës së Përkrahjes Sociale diskutoi mbi vendimin e fundit nga kryetari i bashkisë për zhvendosjen e disa zyrave në katet e para të godinave për të qenë të aksesueshme për PAK. Gjithashtu ai diskutoi mbi disa mundësi të reja shërbimesh që po finalizohen në Bashkinë e Lezhës për PAK, konkretisht një qendër fizioterapie publike, e cila është në fazën e ndërtimit dhe do të jetë në shërbim të këtyre personave. Përfaqësuesja e shkollës jo-publike Effata mori pjesë në këtë workshop e shoqëruar nga dy të rinj, të cilët ishin përfitues të këtij shërbimi në Pllanë. Ajo shpjegoi se si këta të rinj ishin integruar në jetën sociale nëpërmjet shërbimit të marrë, tashmë ata dëgjonin dhe flisnin, mundësuar kjo nga aparatet e dëgjimit të vendosura si dhe nga seancat e logopedisë. Ajo u shpreh e pakënaqur përsa i përket instrumentave të vlerësimit, pasi nuk ka arritur të sigurojë një të tillë të unifikuar në gjuhën shqipe, por është detyruar të përshtasë nga italishtja një skedë. 

Gjatë punës në grupe pjesëmarrësit u mobilizuan në diskutime konkrete dhe dolën me rekomandime të ndryshme: 

 

1.Përmirësimi i infrastrukturës (psh. Zyra e punës gjendet në kat të IV)

që do të thotë ridimensionim i ambjenteve fizike të institucioneve dhe qendrave që ofrojnë shërbime për PAK, në funksion të aksesueshmërisë.

2.Respektimi nga ana e ofruesve të shërbimeve i dispozitave ligjore që sanksionojnë diskriminimin pozitiv për PAK (përparësia në radhë, përjashtimi nga taksa e pullës, etj)

3.Garantimi i ofrimit të shërbimeve në përputhje me standardet ligjore; gjetja e mekanizmave efikas të monitorimit.

4.Organizimi i aktiviteteve social kulturore.

5.Krijimi i një strukture përfaqësuese në seancat këshilluese, dëgjuese mes institucioneve vendore dhe shoqërisë civile.

6.Le të përdorim të gjithë një term tjetër:“PERSONA ME AFTËSI NDRYSHE„

7.Nevoja për një qendër rezidenciale rehabilituese për trajtimin e fëmijëve me probleme të ndryshme.

8.Identifikimi i rasteve në mënyrë që të trajtohen në moshë të hershme. Teste diagnostikuese për secilën patologji.

9.Programi i punës komunitare në shkolla të konkretizohet në ndihmë e mbështetje të personave me aftësi ndryshe.

10.Psikologë efiçentë në spital, maternitet.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here