UK Bookmakers

TI MUNDESH – NE MUNDEMI

LEKE MARKU

Quhem Lekë Marku, lindur më 10.05.1970

Jam banor i Famullisё Pistull – Paçram, Dioqeza Sapë.

Jam njё person me aftёsi tё kufizuar fizike qё nё moshё tё vogёl. I pёrkas kategorisё Tetraplegjik. Sёmundja mё ёshtё shfaqur qё nё moshёn 3 vjeç. Qё nga ajo moshё e deri mё sot, kam kaluar peripeci nga mё tё ndryshmet nga ana e shёndetit fizik. Edhe pse nё kushte tё tilla fizike, prindёrit mё angazhuan nё formimin tim shkollor tё asaj kohe.

Edhe pse barrierat ishin shumё tё mёdha, kryesisht ato infrasturore pasi vetё sistemi i kaluar ka menduar fare pak pёr kushte tё pёrshtatsme ndaj kategorisё sonё, arrita tё mbaroj arsimin e detyrueshёm 8 vjeçar. Pasi mbarova arsimin 8 vjeçar, fillova studimet nё arsimin e mesёm profesional pёr ekonomi, pasi kjo degё ishte mё e pёrshtatshme pёr mua. Kёto studime i vazhdova me sistemin part – time, sepse infrastruktura e shkollёs ishte krejt e papёrshtatshme qё tё merrja pjesё çdo ditё nё procesin mёsimor.

Gjithsesi edhe nё kushte tё tilla ia arrita qё ta mbaroja shkollёn edhe pse sistemi i kaluar na ka pёrndjekur pёr shkaqe politike, pra i pёrkas njё shtrese tё pёrsekutuarish. Mbarimi i studimeve tё mesme përkoi me fillimin e periudhёs sё tranzicionit nё vendin tonё, pra me ndёrrimin e sistemeve politike, gjё qё ndikoi negativisht edhe me pёrfshirjen nё ndonjё punё tё mundshme nga ana ime. Pёr shumё vite vazhdoi kjo situatё e tillё, e cila mё bёri qё tё ndihesha jo mirё nё shumё drejtime, kryesisht psikologjike, pёr vetё faktin se hapёsirat pёr tё vepruar ishin shumё tё kufizuara. Edhe pse nё kushte tё tilla, asnjëherë nuk mё ka pёlqyer qё tё zmbrapsem, nuk kam dashur kurrё ta pranoj faktin si njё person nё kushte tё tilla fizike. Gjithnjё e kam ushqyer botёn time tё brendshme me ide qё tё çojnё pёrpara, me mendimin se edhe unё mund tё bёj diçka, se edhe unё mund tё jem i dobishёm, se edhe unё mund ta realizoj njё projekt. Vitet 1998 – 1999, mё ofruan pranё Kishёs. Kёmbёngulja ime qё tё merrja pjesё nё organizimet e saj, nё aktivitetet e zhvilluara, nё nismat e ndёrmarra, bёnё qё shumё gjёra tё ndryshojnё nё jetёn time. Ajo qё fitova shpejt ishte largimi i mёrzitjes sё shumёfishtё, mёnjanimi nga rutina e pёrdishme si dhe krijimi i njё forme tё re tё tё jetuari.

Mbarimi i studimeve, guximi pёr tё ecur pёrpara, ndihma e njerёzve vullnetmirё, bёnё qё unё tё pёrfshihem nё punё. Qё nga ai vit e deri mё sot vazhdoj tё jem nё punё dhe tё jap kontributin tim.  Punoj nё Caritas-in Dioqezan Sapё me seli nё Vau i Dejёs. Mbuloj sektorin e financёs dhe pёrgjigjem pёr Qendrёn Dёgjimore. Angazhohem tre herё nё javё nё punё dhe shёrbimi si vullnetar mё ka bёrё qё jeta ime tё tjetёrsohet, tё marrё njё tjetër formё, njё tjetёr drejtim. E ndjej veten shumё mirё nё pozita tё tilla dhe e them me sinqeritet tё plotё se e ndjej veten nё komunitet si tё barabartё me tё tjerёt, e ndjej veten tё plotёsuar nё shumё drejtime pavarёsisht barrierave fizike. Kohёn tjetёr e plotёsoj i angazhuar nё formimin dhe edukimin e grupmoshave tё fёmijёve nё famullinё ku unё jetoj. Kjo mёnyrё e tё jetuarit mё ka sjellё njё ndjesi tё vecantё nё jetё dhe mё ka bёrё qё tё harroj çdo gjё qё mbart nё trupin tim. E theksoj edhe njё herё se çdo gjё qё kam arritur e kam arritur falё kёmbёnguljes sime pёr tё ecur pёrpara nё jetё, mbёshtetjes familjare dhe pёrkrahjes sё shumё bashkёpunёtorёve, shokёve e miqve. Jeta pёr mua ёshtё e bukur, sepse mё ka ofruar çaste tё gёzueshme, lumturi, shumё tё mira edhe pse kёto kanё kaluar nёpёrmjet sakrificave.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here