UK Bookmakers

Prezantimi i Raport Studimit

“Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuar në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës”. 

Hotel Liss –Lezhë (21.09.2015)

Në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv - Pa Barriera”, financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak, u zhvillua me datë 21.09.2015 në Lezhë workshopi mbi prezantimin e Raport Studimit “Vlerësim i gjendjes së riaftësimit dhe përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuar në njësitë administrative vendore Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës”. Në këtë takim të zhvilluar në ambjentet e Hotel Liss morën pjesë persona me aftësi të kufizuar, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Shoqata e të Verbërve, Drejtoria Arsimore, Shoqata “Shpresa Katolike”, Drejtoria Rajonale e Punës, Kryqi i Kuq Shqiptar, Bashkia Lezhë, Qendra Ditore Zhvillimore, psikologë dhe punonjës social, përfaqësues të rrjetit Caritas që operojnë në Lezhë dhe zonat përreth si dhe stafi qendror dhe rajonal i tre zonave të projektit.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të menaxheres së projektit Zj. Elona Memetaj, e cila falënderoi pjesëmarrësit për rëndësinë që i kushtojnë zhvillimit të takimeve të ndërrmarra nga Caritas-i Shqiptar lidhur me programin për përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar në komunitet. “Projekti, - theksoi ajo, - është i orientuar drejt fuqizimit të personit me aftësi të kufizuar, për ta bërë atë protagonist në vendim-marrjet lidhur me zbatimin koherent të drejtave të tyre, nxitjes dhe bashkëpunimit ndërsektorial dhe harmonizimit me përpjekjet e shoqërisë civile si dhe ndërtimin e dialogut politik me grupet e interesit lidhur me zbatueshmërinë e Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Ndër të tjera ajo theksoi edhe disa nga gjetjet, arritjet dhe sfidat e hasura gjatë vitit të parë të zbatimit të këtij projekti, siç ishin: Barrierat fizike dhe mjedisore, në një përqindje më të lartë në raport me barrierat institucionale dhe sociale, identifikimi i këtyre barrierave nga vetë përdoruesit e shërbimeve, identifikimi i shërbimeve sociale në komunite për personat me aftësi të kufizuar, niveli i ulët i informacioni për PAK mbi kuadrin ligjor, rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel lokal, dhe gjithashtu ajo u prezantoi të pranishmëve web-in e ndërtuar për një informim më të thelluar të aktiviteteve, rezulateve dhe sfidave në kuadër të këtij projekti. Të pranishmit i përshëndeti Zj. Sylvia Hinger, Menaxhere e Programit të Agjensisë Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim. Në vijim Ekspertet Dr. Blerta Drenofci dhe Flora Kalemi prezantuan disa nga gjetjet e Raport Studimit si dhe “Draftin mbi Planin e Riaftësimit dhe Përfshirjes sociale për personat me Aftësi të Kufizuar”. Ekspertet u përqëndruan në metodologjinë e përdorur në këtë studim dhe disa nga rezultatet më kryesore të raport studimit në tre zonat e zbatimit të projektit, por kryesisht iu referuan Lezhës. Pjesëmarrësit në studim ishin nga Laçi, Lezha dhe Vau i Dejës. U realizuan intervista me 746 persona, 489 nga këta ishin persona me aftësi të kufizuar dhe 260 ishin familjarë të tyre.  Të anketuarit përfaqësonin kategori të ndryshme të aftësisë së kufizuar. Janë arritur 5 kategorite e aftësisë së kufizuar. Rezultatet e vlerësimit të politikave, kuadrit institucional dhe programeve si dhe rezultatet e sondazhit sasior të zhvilluar me individë dhe familjarë të personave me aftësi të kufizuar, tregojnë se personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre ende i përkasin pjesës së margjinalizuar të shoqërisë shqiptare. Ata janë të varfër dhe të izoluar në një shoqëri, të cilës ende i duhet të zhdukë barrierat mjedisore, përfshirë në ambjentet e ndërtuara, informacion e komunikim, barrierat institucionale të krijuara nga institucionet që operojnë në nivel vendor që vazhdojnë ende të hartojnë strategji e politika, duke lënë në harresë nevojat e veçanta dhe ndërhyrjet për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që janë individët me aftësi të kufizuar, si dhe barrierat në qëndrimin dhe opinionin që përfaqësuesit e autoriteteve vendore, por edhe komuniteti më gjerë mbartin për personat me aftësi të kufizuar si grupim që ka nevojë për bamirësi, trajtim financiar dhe qendra ditore apo rezidenciale; të veçuar e të paaftë për t’u përfshirë e kontribuar në gjithë fushat e jetës mbi bazë të parimit të barazisë e respektimit të dinjitetit njerëzor. Shërbimet shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe ato të punësimit për personat me aftësi të kufizuar janë të pakta dhe të një cilësie të dobët. Personat me aftësi të kufizuar ndihen ende të përjashtuar nga proceset vendimarrëse dhe vlerësojnë se opinion i tyre nuk respektohet. Në fund ekspertet paraqitën edhe rekomandimet e tyre për përmirësimin e situatës së PAK në tre zonat e studimit. Pas përfundimit të prezantimit të rezultateve të raport studimit, menaxherja e projektit Zj. Memetaj theksoi se duke bërë një krahasim të nevojave të rezultuara nga një studim i zhvilluar në 2009 nga Caritas-i Shqiptar mbi aftësinë e kufizuar me studimin aktual rezulton se te ky studim në krye të nevojave nuk janë më nevojat finaciare, por nevojat për shërbime. Pas këtij prezantimi pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe ku diskutuan mbi çështje të ndryshme si: “Mjedisi pa pengesa në ndërtim, transport e komunikim”, “Akses në Shërbimet Shoqërore, Strehim Social dhe Shërbimet Shëndetësore”, “Akses në Sistemin Arsimor”, “Akses Në Formimin Profesional dhe Punësim”. Secili grup punoi mbi fushën e caktuar duke lidhur planin e riaftësimit dhe përfshirjes sociale për PAK me kontekstin lokal të veprimit. Rekomandimet e dala nga puna në grupe iu referuan dy eksperteve, të cilat do t’i merrnin për bazë me qëllim finalizimin e Planit të Riaftësimit dhe Përfshirjes Sociale për Personat me aftësi të kufizuar.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here