UK Bookmakers

Përditësimi i legjislacionit për PAK

VENDIM
Nr. 8, datë 14.1.2015

PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË
NEVOJË, PËR EFEKT TË HEQJES SË
FASHËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË
ELEKTRIKE DERI NË 300 KWH NË MUAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 1, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 160/2014, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.   Kompensimin e diferencës së çmimit të energjisë elektrike, për efekt të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 Kwh në muaj, për:

a)   familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

b)   kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c)   kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

d)   të verbrit;

dh) personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

2.   Kompensimi, për familjet që do të kompensohen, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bëhet vetëm për 1 (një) kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.


3.   Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh, sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse në të cilat ata marrin pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit të tyre personal. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit. Në këtë rast, institucioni përkatës zbaton dispozitat ligj ore në fuqi.

4.   Përfituesi i kompensimit, në zbatim të pikës 3, të këtij vendimi, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet, përgjithmonë, nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike.

5.   Masa e kompensimit, për çdo përfitues, është 648 (gjashtëqind e dyzet e tetë) lekë në muaj dhe efekti financiar të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, miratuar për ndihmën ekonomike.

6.   Rregullat e veçanta të përfitimit të pagesës dhe të zbatimit të skemës së kompensimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

7.   Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1 .201 5.

KRYEMINISTRI Edi Rama

 

 UDHËZIM

Nr. 1, datë 2.2.2015

MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 8,

DATË 14.1.2015 TË KËSHILLIT TË

MINISTRAVE PËR MBROJTJEN E
SHTRESAVE NË NEVOJË, NGA HEQJA E

FASHËS DERI NË 300 KwH PËR
FATURIMIN E ÇMIMIT TË ENERGJISË

ELEKTRIKE

Në zbatim të pikës 6 të vendimit nr. 8, datë 14.1.2015, të Këshillit të Ministrave,"Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj”, ministri i Energjisë dhe Industrisë, ministri i Financave dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

 

UDHËZOJNË:

Përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj: kategoritë e përcaktuara në pikën 1, germat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, të vendimit nr. 8, datë 14.1.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj”.

Fatura e energjisë elektrike për përfituesit e këtij kompensimi do të jetë e njëjtë me faturën e


konsumatorëve që nuk e përfitojnë këtë kompensim dhe vlera e saj do të shprehet me çmimin e ri të energjisë elektrike.

Kompensimi për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh bëhet vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe vetëm për një prej kategorive përfituese të përcaktuara në pikën 1 të vendimit.

I. Familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët.

1.       Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, administratori shoqëror i njësisë së qeverisjes vendore harton listën emërore të personave që përfitojnë këtë kompensim në përputhje me pikën 2 të vendimit nr. 8, datë 14.1.2015 të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj”.

Për përfitimin e këtij kompensimi, aplikuesi së bashku me deklaratën, sipas aneksit 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi, duhet të paraqesë pranë administratorit shoqëror:

a)       fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit;

b)      certifikatën familj are;

c)       fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

2.     Familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar së bashku me deklaratën sipas aneksit 1, duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror:

a)       fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit;

b)      certifikatën familj are që vërteton se personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar;

c)       për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë;

d)      fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara;

3.   Të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët së bashku me deklaratën sipas aneksit 1 duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror:

a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit;


 

b)   certifikatën familj are;

c)   fotokopje të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose fotokopjen e vendimit të KMCAP-it / KMPV;

e) fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

4.   Lista e hartuar nga administratori shoqëror miratohet nga Këshilli i Njësisë së Qeverisjes Vendore.

5.   Zyra e Financës e Njësisë së Qeverisjes Vendore e pasqyron pagesën e kompensimit për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në një kolonë të veçantë krahas asaj të ndihmës ekonomike. Në rastet kur kompensimin e përfiton direkt personi me aftësi të kufizuar, pagesa pasqyrohet në një kolonë të veçantë në pagesën e kësaj kategorie.

6.   Zyra e Financës e Njësisë së Qeverisjes Vendore ku po pilotohet skema e re e Ndihmës Ekonomike e pasqyron pagesën e kompensimit për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në një bordero të veçantë. Në rastet kur kompensimin e përfiton direkt personi me aftësi të kufizuar, pagesa pasqyrohet në një kolonë të veçantë në pagesën e kësaj kategorie.

7.   Njësitë e Qeverisjes Vendore paraqesin kërkesat për fonde në Zyrat Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të cilat pasi bëjnë verifikimet e nevoj shme i dërgojnë këto kërkesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta me ato që zbatohen për fondet e ndihmës e ekonomike apo fondet për pagesat e aftësisë së kufizuar. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë paraqet pranë Ministrisë së Financave detajimin vjetor në nivel mujor të fondit të kompensimit të energjisë elektrike për çdo njësi të qeverisjes vendore, në të njëjtën mënyrë si veprohet për fondet e ndihmës e ekonomike apo fondet për pagesat e aftësisë së kufizuar.

II. Kryefamiljarë që përfitojnë pension invaliditeti dhe pension pleqërie.

1. Lista emërore e pensionistëve kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie ose pension invaliditeti sipas pikave "b" dhe "c" të vendimit të sipërshënuar, që përfitojnë kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH, përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe strukturat rajonale në varësi të tij, bazuar në deklaratën


personale të përfituesit, sipas modelit bashkëlidhur.

Së bashku me deklaratën sipas aneksit 2 bashkëlidhur, kryefamiljari pensionist/invalid duhet të paraqesë pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit:

a)       fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit;

b)      certifikatën familj are për invalidët;

c)       për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë.

d)      fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

2.   ISSH-ja bazuar në listat e përfituesve harton pasqyrat përmbledhëse të kompensimeve, të detajuar sipas muajve për çdo drej tori rajonale në bazë qarqesh dhe paraqet kërkesën për fonde për financimin e pagesave pranë MMSR-së. Bazuar në kërkesën e drejtuar nga ISSH-ja, MMSR-ja bën çeljen e fondeve për llogari të ISSH-së, pranë degës së Thesarit Tiranë dhe autorizon atë për tërheqje. Shpërndarja e fondeve sipas Drejtorive Rajonale dhe zyrave të pagesës në qarqe, bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

3.   Kompensimi për pensionistët/invalidët realizohet nga qendra e pagesës së pensioneve sipas gjenerimeve në portalin informatik të pagesave të pensioneve ose mbi bazën e urdhërpagesës së listuar, e cila përgatitet nga strukturat rajonale të ISSH-së. Dokumentimi i pagesës faktike të kompensimit bëhet në një listë pagesë të veçantë, e cila nënshkruhet nga përfituesi në emër të tij dhe nga qendra paguese/Posta Shqiptare sh.a.

4.    Kompensimi i diferencës së çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH, fillon nga data 1.2.2015 dhe i përgjigjet energjisë elektrike të shpenzuar nga data 1.1.2015. Me qëllim që gjenerimi dhe pagesa e kompensimeve në favor të përfituesve të kryhet pa krijuar shqetësime, fillimisht nga ISSH-ja, si dokumente që përcaktojnë të drejtën e përfitimit janë të vlefshme ato dokumente të cilat shërbejnë për dhënien e kompensimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 565, datë 9.8.2006 “Për mbrojtjen eshtresave në nevojë, nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”. Rideklarimi për efekt të përfitimit të kompensimit sipas VKM nr. 8/2015 dhe vlerësimi i kushteve për vazhdimin e kompensimit do të bëhet brenda tre muajve nga fillimi i pagesave, duke bërë edhe sistemimin e efekteve financiare në rast të përfitimeve të padrejta. Përfituesit e rinj kualifikohen për përfitim vetëm pas deklarimit dhe dorëzimit të dokumenteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu. Në këto raste, e drejta e përfitimit të kompensimit fillon nga data 1.2.2015, por me kushtin që deklarimi të jetë bërë brenda datës 27.4.201 5. Në raste të tjera e drejta e kompensimit do të fillojë nga muaji që bëhet deklarimi dhe dorëzohen dokumentet.

III. Kryefamiljarët që janë punonjës buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj

1. Përcaktimi i përfituesve do të bëhet nga institucionet përkatëse buxhetore ku përfituesit marrin pagën bruto nën 35 mijë lekë. Në fillim të procesit të përcaktimit të përfituesve dhe sa herë që ndryshojnë kushtet për përfitim, personat përfitues të këtij kompensimi së bashku me deklaratën personale duhet të paraqesin pranë strukturës përkatëse të burimeve njerëzore:

a)       fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit;

b)       certifikatën familjare që vërteton se punonjësi buxhetor është kryefamiljar;

c)       për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë;

d)       fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.


2. Institucionet buxhetore për punonjësit në institucionet buxhetore japin dhe përballojnë kompensimin për punonjësit e tyre dhe i përballojnë nga fondet buxhetore të miratuara për institucionin e tyre.

Ngarkohet Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njësitë e qeverisjes vendore dhetë gjitha institucionet buxhetore për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I FINANCAVE Shkëlqim Cani

MINISTRI I ENERGJISË
DHE INDUSTRISË
Damian Gjiknuri

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE
DHE RINISË
Erion Veliaj


DEKLARATË                                 (Aneks 1)

Për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj

I nënshkruari …………………………………….deklaroj nën përgjegjësinë time personale sa vijon:
        Jam përfitues i pagesës së NE / AK1…………………… në njësinë e qeverisjes vendore……                                  Jam banor ……………………………………………………………………………………

(shënohet adresa e plotë)

Kontrata me degën e shitjes së energjisë ka numrin……………………………………….. (shënohet numri që vendoset në faturën mujore të energjisë) Përbërja familjare në datën ………………………. është si më poshtë

 

Nr.

Emri, atësia,
mbiemri

 

 

Lidhja me k/familjarin

Datëlindja dita,
muaji, viti

Aktiviteti që kryen

 

Ku ndodhet aktualisht

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1 NE- ndihmë ekonomike; AK - aftësi e kufizuar


1.    Deklaroj se nuk kam njeri nga familja në punë a në pension2

2.    Deklaroj se kam vetëm kontratën me numrin e sipërshënuar

3.    Deklaroj se nuk kam detyrime të papaguara ndaj degës së shitjes së energjisë elektrike.

4.    Deklaroj se të dhënat janë të vërteta dhe se jam përgjegjës ligjërisht në rast se vërtetohet e kundërta.

5.    Unë do të kthej kompensimin dhe do të mbaj përgjegjësi sipas ligjit në rast se të dhënat që deklarova nuk janë të sakta.

6.    Deklaroj se në rast të punësimit të anëtareve të familjes apo në rast se familja do të ketë të ardhura të tjera apo ndryshime që përjashtojnë kompensimin do të deklaroj për heqjen e tij në të kundërt mbaj të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga mos deklarimi.

D E K L A R U E S I                            ADMINISTRATORI SHOQËROR

………………………                                                              ……………………………………………… Për personat mbi 18 vjeç deklarata shoqërohet me vërtetim nga zyra e punës, si edhe me certifikatë familjare.

DEKLARATË                                                                                                           (Aneks 2)
Për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj

I nënshkruari …………………………………….deklaroj nën përgjegjësinë time personale sa vijon: Jam …………………… me nr. pensioni……………….. dhe marr pension në QP ………………….. Jam banor i lagjes……………………………………………………………………………………

(shënohet adresa e plotë)

Kontrata me degën e shitjes së energjisë ka numrin……………………………………….. (shënohet numri që vendoset në faturën mujore të energjisë)

Përbërja familjare në datën ………………………. është si më poshtë

Nr.

Emri, atësia, mbiemri

 

Lidhja me k/ familjarin

Datëlindja
dita, muaji, viti

Aktiviteti që kryen

 

Ku ndodhet aktualisht

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1.    Deklaroj se nuk kam njeri nga familja në punë a në pension

2.    Deklaroj se kam vetëm kontratën me numrin e sipërshënuar

3.    Deklaroj se nuk kam detyrime të papaguara ndaj degës së shitjes së energjisë elektrike.

4.    Deklaroj se të dhënat janë të vërteta dhe se jam përgjegjës ligjërisht në rast se vërtetohet e kundërta.

5.    Unë do të kthej kompensimin dhe do të mbaj përgjegjësi sipas ligjit në rast se të dhënat që deklarova nuk janë të sakta.

6.    Deklaroj se në rast të punësimit të anëtareve të familjes apo në rast se familja do të ketë të ardhura të tjera apo ndryshime që përjashtojnë kompensimin do të deklaroj për heqjen e tij në të kundërt mbaj të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga mos deklarimi.

D E K L A R U E S I                                     INSPEKTORI I SIGURIMEVE SHO QËR ORE

…………………………                                                                      ………………………………………………

Për personat mbi 18 vjeç deklarata shoqërohet me vërtetim nga zyra e punës si edhe me certifikatë familjare.

2 Pikat 1 dhe 6 nuk aplikohen për të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe nuk shoqërohen me vërtetim nga Zyra e

Punës.


 

DEKLARATË                                                                       (Aneks 3)
Për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KwH në muaj

I nënshkruari …………………………………….deklaroj nën përgjegjësinë time personale sa vijon: Jam punonjës buxhetor pranë…………………………..……

Jam banor …………………………………………………………………………………… (shënohet adresa e plotë)

Kontrata me degën e shitjes së energjisë ka numrin……………………………………….. (shënohet numri që vendoset në faturën mujore të energjisë)

Përbërja familjare në datën ………………………. është si më poshtë

Nr.

Emri, atësia, mbiemri

Lidhja me k/ familjarin

Datëlindja
dita, muaji, viti

Aktiviteti që kryen

 

Ku ndodhet aktualisht

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1.    Deklaroj se nuk kam njeri nga familja në punë a në pension

2.    Deklaroj se kam vetëm kontratën me numrin e sipërshënuar

3.    Deklaroj se nuk kam detyrime të papaguara ndaj degës së shitjes së energjisë elektrike.

4.    Deklaroj se të dhënat janë të vërteta dhe se jam përgjegjës ligjërisht në rast se vërtetohet e kundërta.

5.    Unë do të kthej kompensimin dhe do të mbaj përgjegjësi sipas ligjit në rast se të dhënat që deklarova nuk janë të sakta.

6.    Deklaroj se në rast të punësimit të anëtareve të familjes apo në rast se familja do të ketë të ardhura të tjera apo ndrysh ime që përjashtojnë kompensimin do të deklaroj për heqjen e tij në të kundërt mbaj të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga mos deklarimi.

DEKLARUESI                                             DREJTUESI I INSTITUCIONIT

…………………………                                                                     ………………………………………………

Për personat mbi 18 vjeç deklarata shoqërohet me vërtetim nga zyra e punës, si edhe me certifikatë familjare.


KËRKESË
Nr. 6960/4, datë 2.2.2015

PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpall kërkesën për shfronësim me interes publik të pasurive të paluajtshme të tipit “tokë bujqësore, arë, truall”, që preken nga “Ndërtimi i linjës 110 kV, Uznovë-Çorovodë”.

Subjekti kërkues i këtij shpronësimi është “OST” sh.a. Tiranë.

Me anën e këtij publikimi në shtyp, kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në sipërfaqen e pasurisë që shpronësohet, pasurisë që


dëmtohet dhe masën e kompensimit përkatës të llogaritur nga Komisioni i Posaçëm i Shpronësimit pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për secilin pronar sipas listës emërore të mëposhtme.

Brenda 15 ditëve nga data e fundit e publikimit, personat që kanë emrin në listën emërore kanë të drejtën të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse në ministrinë e Energjisë dhe Industrisë pranë Komisionit të Posaçëm të Shpronësimit.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri


 

 

 

Këto ditë kanë hyrë në fuqi disa akte nëligjore të cilat sjellin ndryshime në mënyrën e trajtimit të PAK, si përsa u takon përfitimeve financiare që lidhen me kategoritë e tyre të caktuara, për efekt të korrektimit me indeksin e çmimeve, ashtu edhe përfitimeve për shërbime postare.

Më poshtë po i rendisim këto ndryshime:

 

1. Bazuar në Udhëzimin Nr. 4038, datë 4.9.2015 të Ministrisë së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, pika 8, personat e verbër, pavarësisht nga grupi, përfitojnë shërbim postar universal pa pagesë për objektet me peshë deri në 7 (shtatë) kg.

Llojet e objekteve për të cilat aplikohet dispozita e lartpërmendur përcaktohen në pikën 6 të udhëzimit, sipas së cilës:

“Objektet postare, në zbatim të këtij udhëzimi, përfshijnë:

a) korrespondencën, literaturën për personat e verbër dhe pjesërisht të verbër në çfarëdo formati (përfshirë regjistrimet me zë); b) pajisje apo materiale të çfarëdo lloji të përshtatura për të ndihmuar personat e verbër dhe pjesërisht të verbër në lehtësimin e problemeve të shikimit”.

Pika 10 e udhëzimit përcakton se për zbatimin e tij ngarkohet ofruesi i shërbimit universal postar.

2. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 618, datë 7.9.2006, bëhet 10.030 (dhjetë mijë e tridhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 1 të vendimit. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar. Fjala është për Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikik/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punëzëniin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), me përjashtim të personave që gëzojnë statusin e të verbërit dhe statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.

2. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 618, datë 7.9.2006, bëhet 10.030 (dhjetë mijë e tridhjetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2 të vendimit dhe 10.530 (dhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë) lekë në muaj për kujdestarin. Fjala është për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë të bërë të tillë pavarësisht nga shkaku dhe mosha.

Baza ligjore: Udhëzimi Nr. 22, datë 20.8.2015 i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pika 1.

3. Masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 31, datë 20.1.2001, bëhet 10.030 (dhjetë mijë e tridhjetë) lekë në muaj. Masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, bëhet 10. 530 (dhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë) lekë në muaj.

Baza ligjore: Udhëzimi Nr. 23, datë 20.8.2015 i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pika 1 dhe 2.

4. Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.6.1997, bëhet 11.390 (njëmbëdhjetë mijë e treqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit. Baza ligjore: Udhëzimi Nr. 24, datë 20.8.2015 i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pika 1.

NËPUNËSI i ADVOKIMIT

Stefan PALOKA

Tiranë, më 15.9.2015.

 

UDHËZIM

Nr. 17, datë 30.8.2016

MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 618,
DATË 7.9.2006, TË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E
KRITEREVE TË DOKUMENTACIONIT
DHE MASËS SË PËRFITIMIT TË
PAGESËS PËR PERSONAT ME AFTËSI
TË KUFIZUAR”, TË NDRYSHUAR

Mbështetur në pikën 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, të pikës 27, të vendimit nr. 618, datë 7.9.2006, “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”, i ndryshuar,

 

UDHËZOJ:

1.     Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në nenin 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 618, datë 7.9.2006, të ndryshuar, bëhet 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 1 të vendimit. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar.

2.     Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në nenin 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 618, datë 7.9.2006, të ndryshuar, bëhet 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzetë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2 të vendimit dhe 10.650 (dhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj për kujdestarin.

3.     Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2016 dhe përballohen me fondet e akorduara për vitin 2016, për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

4.     Udhëzimi nr. 22, datë 20.8.2015, i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shfuqizohet.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1.9.2016.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE
RINISË
Blendi Klosi

 

UDHËZIM

Nr. 18, datë 30.8.2016

MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 277,
DATË 18.6.1997, TË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA
STATUSI I TË VERBRIT”, TË
NDRYSHUAR

Mbështetur në pikën 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, të pikës 16 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.6.1997, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të ndryshuar,

UDHËZOJ:

1.     Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.6.1997, të ndryshuar, bëhet 11.510 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dhjetë) lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit.

2.     Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2016 dhe përballohen me fondet e akorduara për vitin 2016, për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

3.     Udhëzimi nr. 24, datë 20.8.201 5, i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shfuqizohet.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1.9.2016.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE
RINISË
Blendi Klosi

 

 

                                                        UDHËZIM

Nr. 19, datë 30.8.2016

MBI ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 31,
DATË 20.1.2001, TË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA
STATUSI I INVALIDIT, PARAPLEGJIK
DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR

Mbështetur në pikën 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, të pikës 8, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet

nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik”, i ndryshuar,

UDHËZOJ:

1.     Masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, të ndryshuar, bëhet 10.140 (dhjetë mijë e njëqind e dyzetë) lekë në muaj.

2.     Masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, të ndryshuar, bëhet 10.650 (dhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.

3.     Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2016 dhe përballohen me fondet e akorduara për vitin 2016, për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

4.     Udhëzimi nr. 23, datë 20.8.2015, i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shfuqizohet.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1.9.2016.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE
RINISË
Blendi Klosi

 


 

 

 

 

                                                                                                                                      

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here