UK Bookmakers

Një komunitet - Pa Barriera

Në kuadër të projektit “Të Jesh Aktiv– Pa Barriera” u organizuan në Laç dhe Lezhë një cikël aktivitetesh me natyrë sensibilizuese në komunitet. Aktiviteti i parë u zhvillua në Laç ku me datë 26 gusht në ambjentet e Lulishtes së Madhe u organziua një ndeshje futbolli me përfshirjen e PAK. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të shoqatave, përfaqësues nga pushteti vendor, familjarë dhe PAK.

Një aktivitet me rëndësi të veçantë ishte ai i organizuar në Shtëpinë e të moshuarve në Lezhëme datë 27 gusht me pjesëmarrjen e shoqatave për PAK, pushtetit vendor, vullnetarëve të shumtë si dhe staf i projektit. Aktiviteti pati natyrë informuese dhe sensibilueze të moshës së tretë në lidhje me PAK. Të moshuarit e pritën mirë prezantimin e projektit dhe atmosfera e krijuar nga prania e animatorëve ishte shumë e ngrohtë dhe përfshirëse.

 

Gjithashtu me datë 28 gusht 2015, në ambjentet sportive të Shkollës së Mesme të Rrogacionistëve u zhvillua një aktivitet sportiv mes dy skuadrave me përbërje të integruar. Skudarat ishin të përbëra nga PAK përfitues të Qendrës së Këshillimit si dhe bashkëmoshatarë normal nga grupi i Ambasadorëve të Paqes. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Shoqata e të Verbërve (7 persona), Shërbimi Social Shteteror Rajonal (5 persona), PAK, familjare, staf i projektit, në total pati një pjesëmarrje prej 45-50 personash. Pas ndeshjes u zhvillua një takim informues mbi projektin dhe u shpërndanë fletë palosjet e përgatitura rreth shërbimeve ekzistuese në Lezhë për PAK.

Aktiviteti përmbyllës u organizua në Laç me datë 31 gusht para Pallatit të Kulturës. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të shoqatave, përfaqësues nga pushteti vendor, familjarë dhe PAK. Gjithashtu të pranishëm ishin animatorët, të cilët e ndezën atmosferën me pjesëmarrësit, duke organizuar lojra të ndryshme përfshirëse. Në të  njëjtën kohë në shesh ishin vendosur dy stenda me materiale promocionale të projektit të cilat ju shpërndanë personave të interesuar. Një ndër risitë e këtij aktiviteti ishte prania e konsulentëve të cilët ishin protagonistë të aktivitetit duke dhënë informacion mbi projektin.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here