UK Bookmakers

NJË MODEL I SUKSESHËM QË PO ZGJEROHET

Caritas-i Shqiptar në tre vitet e fundit nisi një sfidë të madhe përsa i përket qendrave ditore që ofrojnë shërbime mutidisiplinare për personat me aftësi të kufizuar. Përvoja e Arramerasit tre vite më parë rezultoi e sukseshme dhe ky model është zgjeruar tashmë edhe në Shënkoll të Lezhës. Qendra e parë e këtij lloji në Shqipëri pati një ecuri shumë pozitive me aktivitete të shumta dhe me organizimin e shumë panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme. Por, për të arritur deri aty kaluan shumë çaste të vështira.

Së pari, komuniteti e prindërit e personave duheshin bindur se aftësia e kufizuar e fëmijëve të tyre nuk ishte e nuk duhej trajtuar si një turp. Prindërit duhet të bindeshin edhe rreth faktit të rëndësisë që do të kishte për fëmijët e tyre frekuentimi i një qendre ditore që ofronte shërbime multidisiplinare që si qëllim kanë aftësimin e personave me aftësi të kufizuar marrës të shërbimeve të këtyre qendrave. Fillimi ishte si gjithnjë i vështirë. Stafi i kësaj qendre ka pasion sfidat e ardhshme për këtë kategori. Ky staf arriti të krijojë një trupë teatrore për personat me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike, e cila tre muaj më vonë do të performonte në shfaqjen e saj të parë në një ditë festive ku do të organizohej edhe panairi i parë me punimet e qendrës “Jetë në Zvillim”. Edhe më skeptikët u bindën mbi punën kolosale të bërë në atë qendër nga stafi dhe fëmijët, prindër të përlotur dhe emocion i madh për atë sfidë që kishte nisur në shtator të 2010 dhe tre muaj më vonë po jepte rezultatet e saj të para. Nga ajo qendër dhe ai staf fantastik u ndezën shkëndijat edhe për dy projekte të tjera, projektin “Diversiteti është vlerë sociale”, i pari që krijojë trupa teatrore të integruara në 6 qytete të vendit, por edhe për ngritjen e një qendre ditore në Shënkoll të Lezhës.  Kjo qendër me një rrugëtim të ngjashëm ka të njëjtat sfida me atë të Arramerasit, ajo fokusohet gjithashtu te aftësimi i personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet aktiviteteve si dekupazh, terapi okupoacionale që ndjekin modelin e një punësimi të kontrolluar dhe synojnë si në Arrameras punësimin e klientëve të saj. Edhe këtu janë organizuar disa panaire që janë pritur me emocion dhe kanë evidentuar se vullneti njerëzor mund të tejkalojë çdo problem që një njeri ka. Pikërisht për këtë arsye 25 fëmijët që frekuentojnë këtë qendër duhen mbështetur edhe nga komuniteti i Shënkollit dhe mbi të gjitha nga familjarët e tyre. Janë të gjithë të ndërgjegjshëm se mentaliteti në këto zona është ende shumë paragjykues dhe se shumë herë fatkeqësisht ka debate edhe brenda vetë familjes nëse një person që ka aftësi të kufizuar duhet apo jo të frekuentojë qendrën ditore.  Janë ato raste në të cilat frika për atë çka do të thonë të tjerët për disa familjarë vlen më pak se sa jeta më e mirë dhe krijuese e të afërmve të tyre me aftësi të kufizuara. Dihet që ndryshimi i një mentaliteti të rrënjosur prej vitesh është një proces afatgjatë dhe që kërkon kohë.

  

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here