UK Bookmakers

BASHKIA DHE PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË LAÇ

Në mjediset e Bashkisë Laç u zhvillua një takim me përfaqësues të Zyrës Urbanistike. Në këtë takim ishin të pranishëm përveç stafit të projektit të Qendrës Këshillimore Laç, stafit të Zyrës Qendrore të Caritas-it Shqiptar edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme mbi aftësinë e kufizuar që operojnë në Laç. Nga Zyra e Urbanistikës Laç ishin të pranishëm Drejtori i Zyrës së Urbanistikës, juristi i bashkisë, arkitektja dhe inxhinieri i ndërtimit. Në fjalën e tij Z.Stefan Paloka, Përgjegjës i Advokimit pranë Caritas-it Shqiptar, dhe njëkohësisht në rolin e jusristit për Zyrën e Laçit, theksoi barrierat që personat me aftësi të kufizuar hasin çdo ditë në qytetin e Laçit, për shkak të mungesës së urbanistikës së përshtatshme dhe sinjalistikës së duhur.

 

Ndër të tjera drejtori i Urbanistikës për bashkinë Laç, Z. Elton Suti theksoi se bashkëpunimi në kuadër të shërbimit të popullsisë është shumë i rëndësishëm. Tani do të hartohet strategjia e re e urbanistikës, do të jetë një strategji 8 ose 10 vjeçare dhe është shumë e rëndësishme që të gjitha shoqatat që kujdesen për personat me aftësi të kufizuar të marrin pjesë duke dhënë kontributin e tyre në hartimin e kësaj strategjie. Mospërfaqësimi i kësaj çështje kaq delikate nga personat e interesuar, nënvizoi Z. Suti mund të lërë shumë çështje në harresë. Kush më mirë se këta persona mund të ndihmojë në hartimin e një strategjie të saktë. Ai i ftoi shoqatat pjesëmarrëse që të caktojnë një përfaqësues dhe të gjithë janë të mirëpritur të japin kontributin e tyre. 

Shoqata e invalidëve të Laçit kërkon një bashkëpunim të ngushtë me bashkinë për të kthyer vëmendjen nga kjo shtresë e margjinalizuar dhe konkretisht Kryetari i kësaj shoqate Z. Rrok Gjeloshi vuri theksin në ca sistemime te Zyra e Invalidëve, për të cilat ata kishin shumë nevojë. Mungon rampa, theksoi Z. Gjeloshi dhe Zyra ka një derë shumë të vogël, gjë që e bën komunikimin me zyrën shumë të vështirë. 

Barrierat fizike, mungesa e sinjalistikës e bëjnë jetën e këtyre individëve më të vështirë, kërkohet bashkëpunimi me Urbanistikën e Laçit që t’u lehtësohet sadopak jeta këtyre individëve.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here