UK Bookmakers

Dita ndërkombëtare e të sëmurëve-11 shkurt 2015 Vau Dejës

Jeta është e shenjtë, edhe kur është e prekur nga sëmundja, ka thënë Papa Françesku në ditën kushtuar të sëmurëve, që kremtohet në mbarë botën më 11 shkurt. Edhe në Vau Dejës, pranë Katedrales “Nënë Tereza” u kremtua një ditë e veçantë ku morën pjesë shumë persona me aftësi të kufizuar dhe të sëmurë nga të gjitha famullitë e dioqezës.

Të gjithë të sëmurët të shoqëruar nga famullitarët dhe motrat e tyre me nismën e Caritas-it dioqezan sapë iu bashkuan ipeshkëvit të Sapës Imzot Llucjan Avgustini, i cili i mirëpriti të gjithë të sëmurët dhe shoqëruesit e tyre me një entuziazëm të veçantë.  Pjesë e këtij organizimi dhe kremtimi ishin edhe pjestarë të stafit të Caritas-it Shqiptar dhe stafi i projektit “Të jesh aktiv-pa barriera”.  Ky kremtim i veçantë me pjesëmarrjen e më shumë se 100 personave të sëmurë dhe familjarë të tyre filloi rreth orës 10.30 me Meshën e Shenjtë, në ditën e Zojës së Lurdit, ditë kushtuar të sëmurëve. Në fjalën e tij Imzot Avgustini ju drejtua të gjithë të pranishmëve, të cilët mbartnin në trupin e tyre dhimbjen e sëmundjes dhe vuajtjes, personelit shëndetësor, mjekëve dhe infermierëve si dhe të rinjve vullnetarë të Caritas-it, duke ju uruar mirëseardhjen dhe duke i falënderuar për praninë e tyre megjithë veshtirësitë e motit të ftohtë. Para tre viteve thirrja e Papës për të sëmurët ishte që: të ndihmohet i sëmuri, jo sëmundja. “Mjekësia teknologjike e shkencore përpiqet të mjekojë sëmundjen, duke harruar se sëmundjen e vuan i sëmuri. Njeriu ka nevojë për një fjalë të mirë, për një qëndrim human, për të ndarë vuajtjen me tjetrin, që i rri pranë e vuan shpirtërisht bashkë me të. Urtia e zemrës është që t’ju shërbejmë vëllezërve e motrave me dashuri. Urtia e zemrës do të thotë të qëndrosh me vëllezërit dhe motra. Koha kushtuar të sëmurëve është kohë e shenjtë. Bota e sotme harron vlerën e veçantë që kalohet pranë shtratit të të sëmurit, sepse është gjithmonë në vrapim rreth punës dhe prodhimit duke harruar lirinë e dhurimit, kujdesin dhe përgjegjësitë për të tjerët”, theksonte Ati i Shenjtë në fjalën e tij.

“Një shoqëri ku mungon mëshira dhe dashuria është një shoqëri jo njerëzore. Të sëmurët, të vuajturit, të varfërit, të moshuarit janë busull e drejtimit të jetës sonë të krishterë”, shtoi ipeshkëvi duke ftuar të gjithë të pranishmit që personat e sëmurë t’i vëmë në qendër të jetës sonë kishtare, në dioqezë, në famulli dhe në familje. Imzot Avgustini falënderoi edhe stafin e Caritas-it Shqiptar të pranishëm në këtë kremtim dhe gjithashtu theksoi për të pranishmit bashkëpunimet e ngushta me Caritas-in Kombëtar në kuadër të aftësisë së kufizuar. Në fund të meshës Z. Nikolin Leka, drejtori i Caritas-it Dioqezan Sapë falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe për solidaritetin si dhe i informoi për projektin e ri “Të jesh aktiv-pa barriera”, që po zbatohet edhe në Vau dejës.

Pas meshës të gjithë të pranishmit morën pjesë në një drekë të organizuar me shumë dashuri dhe përkushtim nga Caritas-i Dioqezan Sapë.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here