UK Bookmakers

Fuqizimi i bashkëpunimit midis Avokatit të Popullit dhe OJF-ve për mbrojtjen e të drejtave të PAK në Shqipëri

Më datë 18 shkurt 2015, në mjediset e Hotel “Mondial” u zhvillua një trajnim për stafin e Caritas-it Shqiptar mbi fuqizimin e bashkëpunimit midis Avokatit të Popullit dhe OJF-ve për mbrojtjen e të drejtave të PAK në Shqipëri në kuadër të projektit “Të jesh aktiv-pa barriera”.

Në këtë takim morën pjesë stafi qendror i Caritas-it Shqiptar, stafet rajonale të projektit si dhe stafi i qendrave ditore Arrameras dhe Shënkoll. E ftuar në këtë takim, Znj. Mimoza Morina, Nd. Komisionere e Institucionit të Avokatit të Popullit, e cila u referoi pjesëmarrësve punën e këtij institucioni në mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuar. Ajo theksoi se Avokati i Popullit ka në fokusin e tij mbrojtjen dhe promovimin e këtyre personave. Një rol të veçantë zë advokimi dhe adresimi i çështjeve dhe problematikave që shqetësojnë këta persona. Institucioni i Avokatit të Popullit ka përveç zyra qendrore në Tiranë edhe 6 zyra rajonale, përkatësisht në Shkodër, Kukës, Berat, Sarandë, Dropull dhe Fier. Në Shkodër dhe në Fier zyra është e hapur vetëm të premten, ku një përfaqësues i Avokatit të Popullit nga Tirana kryen shërbimin pranë këtyre zyrave, ndërsa në katër zonat e tjera zyra funksionon çdo ditë. Zyrat rajonale janë të vendosura në mjediset e bashkive përkatëse.

Pranë bashkive dhe komunave ka edhe administrator shoqëror për të zbuluar, identifikuar dhe adresuar rastet e ndryshme të problematikave. Avokati i Popullit ka ndërrmarrë nisma të ndryshme për ndryshime legjislative, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar të marrin shërbimet e duhura. Znj. Morina theksoi rëndësinë e një koordinimi të mirë të punës mes Avokatit të Popullit dhe aktorëve të tjerë që operojnë në vend në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu ajo theksoi se është e rëndësishme të ngrihet zëri, të mos heshtet. Për ndërgjegjësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar Avokati i Popullit organizon herë pas here ditë të hapura ku krahas shoqërisë civile ftohen edhe mediat, si mjeti më i mirë i identifikimit dhe shpërndarjes së problematikave të ndryshme. Gjithashtu Avokati i Popullit merr në shqyrtim edhe ankesat e popullit. Znj. Morina theksoi se problematikat dhe shqetësimet lidhur me personat me aftësi të kufizuar janë të shumta, por më kryesorja është se këta persona janë të painformuar për të drejtat e tyre si dhe rrugët ligjore për t’i kërkuar këto të drejta. Problematika të tjera që janë hasur: problemi i mosrimbursimit të biletës, që nuk është zgjidhur akoma, paketa higjeno sanitare që momentalisht përfitohet vetëm nga para dhe tetraplegjikët, ndërsa Avokati i Popullit ka propozuar që të jepet edhe për invalidët e punës. Energjia elektrike dhe telefonia fikse kur personat me aftësi të kufizuar jetojnë në shtëpi me qera është një tjetër problem akoma i pazgjidhur. Jemi akoma në nivelin e përmirësmit të kushteve dhe heqjen e barrierave mjedisore, theksoi përfaqëuesja e Avokatit të Popullit, jemi akoma shumë larg në zhdukjen e barrierave sociale. Trajnimi ngjalli shume diskutime mbi problematikat reale të ndeshura nga stafet lokale në zonat respektive ku ata punojnë. 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here