UK Bookmakers

Aktivitet me rastin e ditës botërore të zgjedhjeve

E enjtja e parë e shkurtit është caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Zgjedhjeve. Në të gjithë botën me këtë rast komisionet qendrore të zgjedhjeve presin qytetarët e vendeve të tyre për të festuar këtë ditë të votës së lirë, si themeli i demokracisë.

Ishte kjo arsyeja pse Komisioni Qendror i zgjedhjeve këtë të enjte, më 5 shkurt 2015, kishte parashikuar një sërë aktivitetesh, ndër të cilat edhe seminarin me temë “Mundësitë e kufizuara në votimin gjithëpërfshirës, shmangia e barrierave”, të trajtuar nga anëtarë të Forumit Rinor të Aftësisë së Kufizuar. Aktiviteti u zhvillua në Sallën e Mbledhjeve të këtij institucioni dhe i ftuar në këtë takim ishte edhe Caritas-i Shqiptar, i cili u përfaqësua nga nëpunësi i advokimit për projektin “Të jesh aktiv - pa barriera” Stefan Paloka.

I pari që e mori fjalën ishte drejtuesi i Institutit “Vizum”, z. Emiliano Lula, i cili theksoi se jo aftësia e kufizuar, por mundësitë e kufizuara janë arsyeja e vërtetë e mungesës së aksesit në zgjedhje të PAK dhe bëri të ditur se, me financimin e PNUD-it, këtë vit do të tentohet të shkohet një hap më tej në drejtim të shmangies së barrierave dhe të dhënies fund kështu, të kalvarit me të cilin përballen PAK në qendrat e votimit. Përmes demonstrimeve në kompjuter, ai shpjegoi masat që synohet të merren për këtë qëllim si: përgatitja e shablloneve për të verbër, që kësaj here do të jenë në formë dosjeje. Ndërkaq nga anëtarë të tjerë të Forumit që morën fjalën u vu në dukje se do të shtohen shenjat treguese për qendrat e votimit për PAK në dëgjim, do të përgatiten fletë votimi me kuadrate më të mëdha për të favorizuar PAK me çrregullime në koordinim, do të mundësohet votimi për para dhe tetraplegjikët edhe nëse nuk ka rampa dhe qendrat e votimit ndodhen në pamundësi arritjeje nga ana e tyre në kushte normale, ndërkohë që ende mbetet problem mundësia për të votuar e PAK me çrregullime të të nxënit dhe atyre që nuk dalin dot nga shtëpia. Për këta të fundit u tha se do të ishte mirë të ndiqej shembulli i Kosovës, ku komisionerët shkojnë tek ata me kuti votimi të lëvizshme dhe u shpreh brengosja për pamundësinë e realizimit në Shqipëri të kësaj mënyre votimi, për shkak se, me sa duket, do të jetë e pamundur që të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si pasojë e mosmarrëveshjeve mes forcave politike kundërshtare.

Përfaqësuesit e KQZ, pasi shprehën keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes në seminar të Kryetares së këtij institucioni, u angazhuan që të bëjnë ç’është e mundur që të mos përsëriten problemet me të cilat PAK janë përballur në proceset e mëparshme të votimit, përfshi edhe shtimin e personave të kontaktit që do të informojnë nga terreni për çdo parregullsi a shqetësim eventual.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here