UK Bookmakers

LULZIM BASHA NJË TALENT I HUMBUR DHE I ZBULUAR

Lulzim Basha është një djalë 26 vjeç dhe është përdorues i shërbimeve të qendrës “Jetë në Zhvillim” që prej vitit 2010, kur kjo qendër nisi rrugëtimim e saj. Që në fillim u duk se Luli ishte i veçantë me një talent të madh në pikturë, talent i cili deri atëherë kishte mbetur “i burgosur” në fletoret e vizatimit, pasi Luli aty kalonte kohën e tij të lirë, duke vizatuar brenda katër mureve të shtëpisë.

Luli që në fillimet e tij në qendër përdorte telajo pasi ai nuk kishte nevojë për trajnim të veçantë, format i bënte shumë mirë. I vetmi problem që ai kishte ishte kombinimi i ngjyrave, por sidoqoftë portretet e tij pëlqeheshin shumë. 

 

 

 

Gabim i sistemit arsimor

Luli është prova e gjallë e dështimit deri më sot të sistemit tonë arsimor, që edhe pse ka bërë hapa para lë shumë për të dëshiruar, por njëherazi edhe prova e gjallë e një legjislacioni të munguar që personat që nuk dëgjojnë i trajtonte si persona me aftësi të kufizuara deri në klasën e tetë e më pas ata nuk trajtoheshin si të këtillë, duke mos patur asnjë mbështetje apo të drejtë, e duke qenë të izoluar e të privuar nga një jetë aktive.U deshën dy dekada e gjysmë që më në fund të votohet një ligj, i cili parashikon përshtatshmërinë dhe aksesin për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar. 

Shumë ekspozita

Luli gjatë kohës që ka qëndruar në qendër ka organizuar shumë ekspozita dhe talenti i tij është vlerësuar që nga viti i parë, ku edhe pse kishte një problem me ngjyrat ai pikturonte shumë mirë portretet e ndryshme. Magdalena Nicklas, përgjegjëse e Caritas St. Polten për projektet në Shqipëri, u emocionua shumë kur gjatë një vizite në qendër stafi i dhuroi një portret të Nënë Terezës të përgatitur pikërisht nga Luli. Ajo u shpreh: “Të lumtë, kjo ishte pikërisht ajo që donim të bënim, të evidentonim persona me aftësi të kufizuara të nxirrnim në pah aftësitë dhe kapacitetet e tyre dhe t’i bënim pjesë aktive të shoqërisë”.

Luli është prova e gjallë se aftësia e kufizuar nuk ka kufizim. Gjik Domi që ka punuar me Lulin në kuadër të programit “Bota e Ndryshimit” shprehet: “Luli është vërtetë i veçantë, kam punuar me shumë persona të veçantë, por Luli është vërtetë krejt tjetër. Ka një talent, por gjithashtu edhe një vullnet të madh për të mësuar. Çdo gjë që bën ai e bën me pasion”. Pikërisht për këtë në ekspozitën finale të projektit ai do të ketë një kënd të veçantë me pikturat e tij. Pas punës së bërë me Gjik Domin, Luli tashmë zotëron edhe kombinimet e ngjyrave të ndryshme duke u rritur edhe më shumë profesionalisht dhe duke rritur ndjeshëm cilësinë e pikturave të tij.

Ndjenja e fajit, por edhe krenaria

“Shumë herë ndihem fajtor për faktin se Luli mbeti i izoluar, por tani dhimbja ime është lehtësuar. Po kuptoj se djali im paska një talent kaq të veçantë. Ndihem shumë mirë dhe krenar për tim bir që vlerësohet nga të gjithë për talentin e tij”.  Këto janë fjalët e babait të Lulit gjatë një ekspozite të të birit.  “Stafi donte të ma dhuronte këtë pikturë të tim biri, por unë e bleva për dy arsye, e para se puna e tim biri ka një vlerë, dhe e dyta sepse doja të shprehja gjithë mirënjohjen time për këtë qendër (Jetë në zhvillim) që e bëri Lulin të vlerësuar dhe talentin e tij të njohur. Po të mos ishte kjo qendër talenti i tim biri do të mbetej i humbur tek fletoret e vizatimit që ai mbante”.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here