UK Bookmakers

QENDRA E FIZIOTERAPISË “ZEMRAT E SHENJTA” PIRAJ

Qendra e Fizioterapisë “Zemrat e Shenjta” ndodhet në fshatin Piraj, një fshat rreth 1.5 km larg rrugës kryesore që të çon nga Lezha në Shkodër.  Ajo është ndërtuar me financimin e Konferencës Ipeshkvore Italiane për rehabilitimin e persoanve me aftësi të kufizuar dhe drejtohet prej shumë vitesh me shumë dashuri nga Motrat e Vogla të Zemrave të Shenjta. Ajo funksionon nga e Hëna në të Shtunë paradite nga ora 8.00-13.00 dhe pasdite nga ora 15.00-18.00. Motër Anamaria, fizioterapiste e shquar, e cila ushtron profesionin e saj prej vitesh na shpjegon se qendra e re funksionon prej 10 vitesh, ndërsa disa vite më përpara ato kryenin këtë shërbim në një ndërtesë të vogë pranë shtëpisë së tyre, e cila ndodhet ngjitur me qendrën.

Kjo qendër është shumë funksionale, e kompletuar më së miri me të gjitha pajisjet e nevojshme për një shërbim fizoterapeutik. Duke parë kërkesat e shumta që vijnë çdo ditë në qendër, pamundësinë e disa personave për të udhëtuar çdo ditë pasi vijnë nga vende të largëta, motrat kanë menduar si të nevojshme edhe krijimin e shërbimit rezidencial. Dhomat e mirëkompletuara ofrojnë mundësinë që personat që kryejnë seanca fizioterapie të flenë aty. Ushqimi ofrohet gjithashtu nga motrat. Aparaturat bashkëkohore me të cilat është kompletuar qendra kryejnë të gjitrha nevojat e këtyre personave.  Fizioterapistja Silvana, e punësuar në këtë qendër prej disa muajsh na shpjegon se qendra ofron shërbime të ndryshme si rehabilitim kockash në raste thyerjesh, ndrydhjesh, rehabilitim shtyllës kurrizore, eliminimin e dridhjeve apo funksionimin jo të mirë të gjymtyrëve tek moshat e mëdha si dhe problemet e fëmijëve që janë në proces të formimit të kockave. Qendra frekuentohet çdo ditë mesatarisht nga 11-15 persona, të cilët vijnë nga zona të ndryshme. Aktualisht në qendër ishte resident Karlo, një shtetas zvicerian, i cili kryente dy here në ditë séance fizioterapie. Ai shoqërohej nga bashëshortja e tij. Ishte hera e dytë që ata kishin vizituar qendrën për këtë shërbim dhe shpreheshin mjaft të kënaqur, sidomos për shërbimin rezidencial. Por në këtë qendër nuk mungonin edhe problemet e shumta. Një plagë e rëndë, siç shprehet edhe Motër Anamaria, ishte rruga që të çonte drejt kësaj qendre. Një rrugë totalisht e lënë pas dore, e paasfaltuar, në gjendje të mjerueshme. Askush nuk kishte vënë dorë në të që prej kohës së komunizmit. “Njërëzit vijnë këtu për t’u rehabilituar, shprehet Motër Anamaria, por rruga është një kryq i vërtetë. Gjatë ditës në këtë zonë mungojnë shumë dritat dhe qendra funksionon me gjenerator. Imagjinoni shpenzimet sa të mëdha janë, nga Italia nuk ka më të ardhura, gjendja sa vjen e po vështirësohet, ndërsa kërkesat sa vijnë dhe po shtohen”.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here