UK Bookmakers

Prezantimi i Raport Monitorimit

Prezantimi i Raport Monitorimit  «Objektivat e Programit Qeverisës  dhe planet per Aftesine e kufizuar » dhe  zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ne fushen e aftesise se kufizuar. 

Më datë 3 shkurt 2015, në ambientet e Hotel Tirana International,  Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK ) organizoi aktivitetin për prezantimin e dy raporteve të monitorimit, mbi Objektivat e Programit Qeverisës  dhe planet per Aftesine e kufizuar » dhe  zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në fushën e aftësisë së kufizuar. 

 

Të pranishme në takim ishin  znj. Bardhylka Kospiri,  zv.Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë  dhe znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen  nga Diskriminimi, të cilat mbajtën nga një fjalë të shkurtër përshëndetëse dhe iu përgjigjën pyetjeve dhe diskutimeve të të pranishmëve.

Caritas-i Shqiptar në këtë aktivitet u përfaqësua nga znj. Elona Memetaj, Menaxhere e Programit për aftesinë e kufizuar dhe z. Stefan Paloka, nëpunës advokimi për projektin « Të jesh aktiv dhe pa barriera ».

 Raportet u prezantuan përkatësisht nga MA Av. Sidita Fortuzi nga FSHDPAK dhe ekspertja ligjore MA Av. Entela Zyba. Në to theksohej se qeveria ka filluar punën për realizimin e vetëm shtatë nga katërmbëdhjetë objektivat e parashikuara në programin elektoral të koalicionit qeverisës dhe u vu në dukje fakti se duhen përshpejtuar ritmet e punës në drejtim të përafrimit të legjeslacionit tonë me standardet e kërkuara nga Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Me interes ishte gjetja sipas të cilës numri i ankesave për diskriminim nga ana e PAK nga viti në vit ka ardhur në rritje dhe se janë shtuar rastet e ngritjes së çështjeve ex oficio (kryesisht) nga Zyra e Komisionerit. U kërkua një përfaqësim më i madh i PAK nga OJF-të përkatëse, në kushtet kur vetëm 10% e ankesave janë ngritur prej tyre.

 Të pranishmit që morën fjalën në diskutime përcollën shqetësime të ndryshme të lidhura me kategori të caktuara të aftësisë së kufizuar, të cilët janë objekt diskriminimi si në parim ashtu edhe në praktikë.

 E mori fjalën edhe z. stefan Paloka, nëpunës advokimi për projektin « Të jesh aktiv dhe pa barriera » pranë Caritas-it Shqiptar, i cili ngriti çështjen e nevojës së rishikimit me urgjencë të rregullimit që ka të bëjë me asistencën personale për PAK, në një kohë kur kujdestarët apo shoqëruesit e PAK përjashtohen nga e drejta për punë, pasi konsiderohen tashmë si të punësuar, edhe pse një gjë e tillë është një nonsense, sa kohë që  pagesat e tyre janë qesharake dhe nuk trajtohen me sigurime shoqërore. Ai ngriti edhe çështjen e ndërprerjes së trajtimit si PAK për personat me aftësi të kufizuar në dëgjim me arritjenh nga ana e tyre të moshës shtatë vjeç, gjë për të cilën zv/Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u shpreh se po punohet për reformimin në tërësi të mënyrës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe se, me përfundimin e kësaj reforme edhe kjo kategori do ta gjejë veten të përfshirë në politikat sociale të qeverisë.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here