UK Bookmakers

MBI MJETET JURIDIKE NË DISPOZICION TË PAK KUNDËR ABUZIMEVE TË MUNDSHME

Takimi në Lezhë

Konventa mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, mjetet juridike në dispozicion të PAK kundër abuzimeve të mundshme, si dhe Legjislacioni Shqiptar, ishin temat e trajtuara në takimin e zhvilluar në Lezhë në kuadër të projektit “Të jesh aktiv-pa barriera”, finacuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak. Takimi u organizua nga stafi i projektit nën drejtimin e Nëpunësit të Advokimit Z. Stefan Paloka, pranë mjediseve të Katedrales Lezhë, ku stafi rajonal i projektit ka zyrat aktualisht. Në këtë takim morën pjesë persona me aftësi të kufizuar, prindër të këtyre personave, Drejtoresha e Qendrës ditore të Zhvillimit “Trëndafilat” Lezhë, Znj. Alma Jaku, Drejtoresha rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Lezhë, Znj. Ardiana Jaku, punonjës socialë, kryetarë të shoqatave të ndryshme të aftësisë së kufizuar në Lezhë si dhe stafi i projektit të Caritas-it Shqiptar. U zhvillua një diskutim gjithëpërfshirës mbi të drejtat që gëzojnë personat me aftësi të kufizuar duke u bazuar në Legjislacionin Shqiptar.

Është shumë e rëndësishme, theksoi Z. Paloka, që të ngrihet zëri për të kërkuar këto të drejta, por më përpara duhet t’i njohim mirë këto të dreja dhe legjislacionin që na mbron. Për këtë prania e një juristje në qendrën këshillimore dy herë në javë u prit me shumë entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët mund të gjejnë mbështetje për të adresuar problemet e tyre. Problematikat janë të shumta, por vështirësia për të formalizuar kërkesat zyrtare për probleme të veçanta është më e dukshmja në bashkëbisedim. Personat me aftësi të kufizuar apo të afërmit e tyre nuk dinë ku të drejtohen, nuk njohin mirë të drejtat e tyre dhe nuk janë të aftë të përgatisin një shkresë zyrtare. Gjithashtu ata ankohen për shumë padrejtësi, por ata nuk arrijnë të tregojnë mbi ç’baza kanë këto mendime. Nëpunësi i advokimit u shpjegoi të pranishmëve disa fakte konkrete, ku ata mund të bazoheshin për të ndjekur problemet e tyre dhe i ftoi pranë mjediseve të qendrës në çdo rast nevoje për konsultim ligjor të mëtejshëm, i cili duhet të theksojmë se në kuadër të këtij projekti përfitohet falas. 

 

 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here