UK Bookmakers

MBI MJETET JURIDIKE NË DISPOZICION TË PAK KUNDËR ABUZIMEVE TË MUNDSHME

Në kuadër të projektit “Të jesh aktiv-pa barriera”, i financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak, dhe i zbatuar nga Caritas Shqiptar, sot në Laç u zhvillua një takim “Mbi mjetet juridike në dispozicion të PAK kundër abuzimeve të mundshme”. Takimi u organizua nga stafi i projektit nën drejtimin e Nëpunësit të Advokimit Z. Stefan Paloka. Në këtë takim morën pjesë rreth 23 persona, ndër të cilët ishin persona me aftësi të kufizuar, prindër të personave me aftësi të kufizuar, Kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Laç Z. Nazmi Nelaj, Kryetari i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve në Laç Z. Dod Ndoca, Kryetarja e Shoqatës “Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar mendore” në Laç Znj. Lule Spahiu, si dhe pjesëtarë të stafit të projektit.

Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi ku pjesëmarrësit u njohën me shumë prej të drejtave të tyre bazuar në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar si dhe Legjilacionit Shqiptar në fuqi. Ata shprehën interes të veçantë për praninë e një juristi në qendër çdo javë, i cili do të japë ndihmën e tij juridike në adresimin e nevojave të secilit. Vetëm bashkia Laç ka një popullsi prej 1276 personash me aftësi të kufizuar dhe problematikat dhe nevojat e tyre janë nga më të ndryshmet. Prindërit kujdestarë të pranishëm në këtë takim u shprehën se nuk i njohin shumë ligjet në mbrojtje të tyre dhe rrugët ligjore që duhet të ndjekin për probleme të caktuara. Përveç faktit që ata duhet të përballojnë aftësinë e kufizuar si një problem madhor në jetën e tyre, ata përballen edhe me një realitet social jo shumë mikpritës jashtë dyerve të shtëpive të tyre. Kjo sjell si pasojë një mbyllje brenda mureve të shtëpisë. Ata tregojnë se fëmijët e tyre nuk pranohen lehtësisht në mjedise të ndryshme dhe kjo sjell pasoja jo të pakta në jetën e fëmijëve, por njëkohësisht edhe në të tyren. Pengesa të shumta janë hasur në plotësime dokumentacionesh për aftësinë e kufizuar, në përcaktime diagnozash të sakta, në përfitime finanaciare që shpesh herë i refuzohen kësaj kategorie ose për arsye të ndryshme ata nuk arrijnë ta përfitojnë, megjithëse dispozitat ligjore ekzistojnë. Ata nuk dinë ku të drejtohen dhe ku të kërkojnë të drejtat e tyre. Prania e një juristi në qendër, i cili do të ofrojë falas konsultat e tij dhe do t’i ndihmojë këta persona të drejtohen në qendrat e duhura për të përfituar shërbime të caktuara, por edhe në plotësim dokumentacioni si dhe do të jetë zëri ndërmjetës aty ku këta persona nuk dëgjohen, është një risi e këtij projekti shumë e mirëpritur nga ky komunitet. Në Laç vazhdon funksionimi i qendrës së këshillimit, ku çdo ditë afrohen persona të ndryshëm për të kërkuar këshillim si nga ana sociale ashtu edhe ligjore. Nëpunësi i advokimit u shpjegoi të pranishmëve disa fakte konkrete, ku ata mund të bazoheshin për të ndjekur problemet e tyre dhe i ftoi pranë mjediseve të qendrës në çdo rast nevoje për konsultim ligjor të mëtejshëm, i cili duhet të theksojmë se në kuadër të këtij projekti përfitohet falas. 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here