UK Bookmakers

Inaugurohet qendra e Fizioterapisë

Me datë 16.01.2012  u zhvillua ceremonia  për inaugurimin e  Qendrës së Fizioterapisë “Zemrat e Shenjta”, Shkodër.
Shkëlqesia e TIJ Mons. Angelo Massafra, Ipeshkëv i Dioqezës

Shkodër – Pult,  e vlerësoi shumë mundësinë për dhënien e këtij shërbimi si dhe  gjithashtu theksoi nevojën e ofrimit të shërbimit  shëndetësor në banesë kryesisht shërbimit të fizioterapisë si një shërbim që do të ndihmonte  në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet. I pranishëm në ceremoninë  e inaugurimit ishte   Z. Roberto Andreotti, Konsull pranë konsullatës së Italisë, Shkodër.  Dr. Albert NIKOLLA, Drejtor i Caritas Shqiptar shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen për  ofrimin e shërbimit shëndetësor pranë qendrës së re të fizioterapisë që do të mundësohet  përmes dhurimit të materialeve ortopedike. Ndërkaq nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët  ndërkombëtar do të synohet të konkretizohet nisma për ofrimin e shërbimit shëndetësor në familje.

 

Adresa e Qendrës së Fizioterapisë.
LAGJA TRE HERONJTE
RRUGA RUZHDI TYLI
TEL 068 21 67 503
068 222 71 51

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here