UK Bookmakers

Jetë e çmueshme – çmueshëm jetoj

Caritas-i Shqiptar në kuadër të implementimit të projektit “Jetë e çmueshme – çmueshëm jetoj”, organizoi në datë 09/10/09, pranë Hotel Tirana International Tryezën e Rrumbullakët me temë: “Personat me aftësi të kufizuara për barazi mes të barabartëve”. Pjesëmarrës në këtë takim ishin titullarë të lartë te institucioneve shtetërorë si: Z.Kleves Bitro, Drejtor i kabinetit pranë MPÇSSHB; Z.Mihal Naço, Drejtor i SHSSH. Përfaqësues të strukturave të qeverisjes qëndrore dhe vendore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si Znj.Alenka Verbole, Përfaqësuese e OSBE në Shqipëri si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërise civile.Në takim ishin pjesëmarrës Dr.Briggite Tegl, eksperte austriake për shërbimet sociale dhe Znj. Magdalena Niklas, përfaqësuese e Caritas St.Pölten.

 

Në fjalen e hapjes së takimit Dr. Albert P. Nikolla, Drejtor i Caritas-it Shqiptar u shpreh se: “Asistenca ndaj PAK duhet te jetë shume dimensionale, por mbi te gjitha ata kanë nevojë për asistencë   njerëzore”.Caritas-i Shqiptar do të kërkojë ngritjen e një strukture që ka të bejë me shoqërizimin e PAK.Ai theksoi faktin se Shteti ka bërë shumë për implementimin e politikave te ndryshme për kete kategori njerezish, por do të ishte e udhës që instiucionet shtetërore dhe shoqëria civile të bashkëpunonin dhe më tepër për të mbështetur integrimin e këtyre personave në shoqëri.

Në fjalën e tij Z.Kleves Bitro, përfaqësues i MPCSSHB nënvizoi angazhimin e MPCSSH në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe implementimin e politikave sociale për personat me aftësi te kufizuara. Sipas tij ministria do te ketë në fokusin e saj, kujdesin ndaj fondeve që ofrohen në mënyre që këto fonde të jenë të ndjeshme për PAK.Ndër të tjera Z.Bitro vuri theksin mbi vëmendjen e treguar për arsimimin, punësimin , përfshirjen në vendim-marrje dhe  përfshirjen sociale të PAK.Ai u shpreh se: “Po punohet me legjislacionin dhe është në përfundim projekt-ligji për statusin e tyre dhe ndihmën që do t’u jepet. Ministria po punon për përfshirjen e manualit ndërkombetar dhe riorganizimin e vlerësimit të Personave me aftësi te kufizuara. Gjithashtu, ministria po punon me organizatat që ofrojne shërbime për PAK”.

Duke perfunduar ai falenderoi edhe njëhere Caritas-in Shqiptar që ka arrritur rezultate në integrimin dhe ndihmën për PAK.Ai tha që perfitonte nga rasti për t’ju bërë thirje institucioneve të ndryshme për të mbështetur çdo lloj ndihme me synimin për integrimin final të PAK në shoqëri.

Më tej Z. Mihal Naco, Drejtor i Sherbimeve Sociale Shtetërore në fjalën e tij vlerësoi impenjimin e Caritas Shqiptar ndaj njerëzve në nevojë dhe PAK.Ai theksoi se Strategjia Kombëtare synon të ofrojë kushte të barabarta, në mënyrë të tillë që PAK nga subjekte përfitues të  shndërrohen në aktore të rëndësishëm dhe aktivë  të shoqërise.Në fund të fjalës ai u shpreh se sistemi i shërbimeve mbetet një mekanizëm i fuqishëm për mbështetjen dhe integrimin e tyre në jetën reale.

Dr.Briggite Tegl prezantoi për të pranishmit modelin austriak të shërbimeve sociale për personat me aftësi te kufizuara. Ajo vuri në dukje rëndësinë e vendosjes të partneriteteve të qëndrueshme midis qeverisjes vendore dhe organizatave të ndryshme përmes delegimit të ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve komunitare për PAK.

Z.Florenc Qosja në cilësinë e Përfaqësuesit  të  Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Kooperim bëri falenderimet për Caritas Shqiptar dhe Caritas St.Pölten për inisiativën e ndërmarrë në evidentimin e problematikave që mbartin PAK si dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit midis strukturave qeveritare dhe organizatave të shoqërise civile në përmirësimin e  kushteve te jetesës dhe hartimin e politikave sociale që synojne integrimin e PAK në komunitet.Gjithashtu Z.Qosja informoi të pranishmit rreth strategjisë së re të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim, strategji e cila ka në fokusin e saj asistencën ndaj grupeve vulnerable përmes promovimit të përfshirjes sociale.

Përfaqësuesit e qeverisjes vendore evidentuan politikat sociale të implementuara në nivel lokal për personat me aftësi te kufizuara. Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Laçit referoi mbi projektet  e implementuara në Bashkinë e Laçit ndër vite, të cilat për hir të së vërtetës janë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështeten nga Caritas Shqiptar dhe Kisha Katolike.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërise civile vunë theksin mbi rëndësine e bashkëpunimit me qeverisjen vendore për të bërë të mundur ngritjen dhe vijueshmërine e shërbimeve në nivel komunitar për PAK.Po gjithashtu gjate diskutimit të tyre doli në pah rëndësia e ofrimit të shërbimeve cilësore dhe sipas standarteve ndërkombëtare për PAK.

Në fjalën e tij Z.Frederik Paskali, përfaqësues i institucionit “Avokati i Popullit” theksoi faktin se panvarësisht përmirësimeve të dukshme në kuadrin ligjor,  gjendja e PAK mbetet problematike.Ai përcolli tek të pranishmit frymën e bashkepunimit midis institucionit të Avokatit te Popullit  dhe organizatave të shoqërise civile që mbështesin këtë kategori duke nënvizuar rëndësine e përfshirjes së PAK në vendim-marrje dhe përmirësimin në zbatimin e kuadrit ligjor të miratuar.

Në fund të takimit Znj.Suela Uta, përfaqësuese e Caritas Shqiptar falenderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe për mundësine e ofruar për të bashkëndarë inisiativat e ndërmarra, arritjet dhe veshtirësite në ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve komunitare për PAK.Ajo në fjalën përmbyllëse të takimit shprehu edhe një herë rëndësine për një bashkëpunim dhe ndërveprim të vazhdueshëm midis strukturave qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile për kujdesin që duhet të tregohet ndaj kësaj kategorie, duke bërë të mundur që personat me aftesi të kufizuara të ndjehen të barabartë midis të barabartëve.

 

 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here