UK Bookmakers

VËREJTJE RRETH VERSIONIT FINAL TË PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PAK (2016-2020)

Në pikën 1.1 nuk është marrë në konsideratë dhe ende nuk perceptohet si problem vërejtja e Caritas-it Shqhiptar për nevojën e detyrimit të televizioneve që, krahas titrave, të japin edhe në audio informacionin thelbësor, si: emri i gazetarit që përgatit kronikën, vendndodhja e tij. gjithashtu nuk duket të jetë marrë parasysh as nevoja që, nën shembullin e televizioneve publike të vendeve me standard të avancuara, të detyrohet televizioni public që sekuencat filmike të filmave artistikë ku mungon dialogu të përshkruhen nga një folës, siç ishte kërkuar nga ana jonë.

Në pikën 1.4, fjalia Nëngrupe të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara kanë përfitime të veçanta të përcaktuara me ligj, duke çuar në diskriminimin e kategorive të tjera. Të verbrit janë identifikuar si një grup i synuar i veçantë për nxitjen e punësimit dhe në rast se janë të papunë, ata përfitojnë pagesë për shkak të verbërisë  është ndryshuar në Nëngrupe të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara si të verbërit, invalidët e punës, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, kanë përfitime të veçanta të përcaktuara me ligj, duke çuar kështu në diskriminimin e kategorive të tjera të aftësisë së kufizuar”. Këtu konstatojmë pranimin e vërejtjes sonë lidhur me nevojën që formulimi të mos linte të kuptohej sikur barazimi në të drejta mund të nënkuptonte edhe ngushtimin e gamës së tyre për kategori të AK që tashmë i gëzojnë ato, por vetëm zgjerimin e tyre  edhe për kategori të tjera.

Së fundi, me keqardhje vërejmë se në matricën e aktiviteteve, qëllimi i titulluar “Aksesueshmëria”, në objektivin 2 (shih f. 49-52), megjithë insistimin tonë dhe pranimin në dukje nga ana juaj, nuk rezulton të jetë përfshirë asnjë aktivitet lidhur me një sintetizator zanor në shqip në ekranlexuesit e ndryshëm. Ritheksojmë se boshllëku në këtë mënyrë aksesimi të informacionit digjital penalizon dhjetëra mijë PAK në shikim dhe vonon përfshirjen e tyre në rrjedhat normale të komunikimit, në një hap me bashkëvuajtësit e tyre në vendet me standarde të avancuara. Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se deri tani ka pasur persona që në mënyrë abusive kanë mbledhur fonde bamirësie për qëllimin e lartpërmendur dhe destinacioni i këtyre fondeve mbetet i panjohur, shtrohet nevojën urgjente që një gjë e tillë të bëhet pjesë e planit të veprimit. Kjo, ndër të tjera, do të rriste shanset për një financim nga donatorë potencialë, të cilët, tek aktiviteti konkret i parashikuar në plan, do të gjenin bazën racionale për kontribute konkrete.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here