UK Bookmakers

SHQYRTIM I VKM NR. 431, DATË 8.6.2016 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT, PROCEDURAVE DHE TË MASËS PËR PËRFITIMIN E PAGESËS SË AFTËSISË SË KUFIZUAR E TË NDIHMËSIT PERSONAL PËRGJEGJËS E TË DETYRAVE TË TYRE NË ZONAT PILOT

Vendimi përcakton njësitë administrative nr. 6 dhe nr. 7 të qarkut të Tiranës si zona pilot dhe periudhën prej 6 muajsh si periudhë pilotimi (kreu I, pika 1). Në procesin e vlerësimit bio-psiko-social përfshihen individët që kanë përfituar pagesë të AK, si dhe ata që kërkojnë të vlerësohen për herë të parë (po aty, pika 2).

Në kreun II, pika 1 përcaktohen kriteret për përfitimin e aftësisë së kufizuar. Bie në sy fakti se nuk mjafton që personi të ketë dëmtime dhe kufizime të shkallëve të ndryshme (nga e lehtë deri në e thellë), por edhe që të vërtetohet se këto kufizime sjellin, nga ana e tyre, kufizime që variojnë nga mesatare, deri të rënda e të thella për të ushtruar veprimtari domethënëse të përditshme, sipas moshës dhe për pjesëmarrje në jetën politike dhe shoqërore, si dhe të vërtetohen përjetime kufizimesh të konsiderueshme mjedisore dhe qëndrimorepër kryerjen e veprimtarive të jetesës së përditshme dhe për të marrë pjesë në shoqëri në mënyrë të barabartë (shih pika 1, shkronjat a-ç).

Po aty, shkronja d kërkon që personi të jetë mbi moshën dy vjeç. Mbetet të shihet si do të ndikojë kjo shkronjë lidhur me të drejtat e personave me dëmtime të lindura, që kërkojnë implikime financiare nga ana e familjes për trajtimin mjekësor. Me rëndësi është të informohemi nëse ky aspekt shumë thelbësor rregullohet me akte të tjera ligjore a nënligjore.

Pikat dh dhe e sugjerojnë se do të vazhdojë të bëhet dallimi mes PAK dhe invalidëve të punës.

Në kreun II, pika 2 përcaktohet dokumentacioni për përfitimin e aftësisë së kufizuar.

Pika 3 përcakton Zyrën e Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Tiranë si autoritetin që merr në dorëzim dokumentacionin, në linjë edhe me ndryshimet që parashikohen në Ligjin nr. 44/2016.

 

Në kreun III, pika 1, parashikohet procedura e vlerësimit bio-psiko-social. Fazat e saj janë:

 

•vlerësimi mjekësor i aplikuesit nga mjeku i familjes dhe nga mjeku specialist/QKSHM (Qendra Kombëtare e Shëndetit Mendor);

•një intervistë me aplikuesin në Zyrën Rajonale të Vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar nga komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar;

•verifikimi i informacionit të marrë;

•kontrolli vjetor mjekësor.

Në pikën 2 të kreut III përcaktohet Klasifikimi Ndërkombëtar mbi Funksionimin, Aftësinë e Kufizuar dhe Shëndetin i OBSH si dokumenti mbi të cilin bazohet vlerësimi bio-psiko-social i aftësisë së kufizuar dhe nivelit të kufizimeve funksionale, si dhe ngarkohen ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë për nxjerrjen e udhëzuesve përkatës.

Pikat 3 dhe 4 sanksionojnë krijimin pranë Drejtorisë Rajonale të SHSSH Tiranë të Zyrës për Vlerësimin e AK dhe komisionit shumë-disiplinor të vlerësimit bio-psiko-social të AK që do të kryesohet nga përgjegjësi i zyrës, si dhe përcaktohen detyrat e tyre.

 

Në pikën 4, shkronja d përcaktohet afati maksimal prej 30 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të dokumentacionit të rregullt si  kohë Brenda së cilës duhet të organizohet dhe kryhet intervista me kërkuesin. Në rast shfaqjeje të menjëhershme të një sëmundjeje të rëndë  ashkaku tjetër që sjell humbjen e menjëhershme të aftësive për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme, aplikohet procedura e përshpejtuar që presupozon intervistimin e të kualifikuarit Brenda dhjetë ditëve kalendarike nga data e marrjes në dorëzim të dokumentacionit (pika 5).

Vendimi për të gjithë përfituesit nxirret nga drejtori rajonal i SHSSH. Ai përmban:

•rekomandimet përkatëse të lëna nga komisioni;

•efektet financiare.

 

Vendimi i përcillet për zbatim bashkisë (po aty, pika 6).

Pika 7 përcakton detyrat e administratorit shoqëror pranë organeve të pushtetit vendor, ndërsa pika 8 i njeh Drejtorisë së Përgjithshme të SHSSH detyrën e monitorimit të punës së zyrave rajonale për vlerësimin e aftësisë së kufizuar dhe trajnimeve të stafit të tyre.

 

Kreu IV përcakton masën e pagesës së aftësisë së kufizuar, bazuar në shkallën e dëmtimeve dhe kufizimeve, moshën, si dhe në rrethanat e ndjekjes së arsimit të mesëm a të lartë, pagesë e cila sanksionohet në vendimin përkatës të komisionit të vlerësimit bio-psiko-social. Bazë e kësaj pagese është pensioni social i pleqërisë.

 

Po aty përcaktohet edhe pagesa e ndihmësit personal, e cila edhe ajo varion sipas tipit të shërbimeve të çmuara sit ë nevojshme a, thënë ndryshe, nëse bëhet fjalë për shërbime të vazhdueshme apo të herëpashershme.

Në kreun e fundit përcaktohet se modelit të vlerësimit të parashikuar këtu nuk i nënshtrohen personat me statusin e të verbërit dhe invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here