UK Bookmakers

LIGJI 121/2016

Ky ligj shfuqizon ato dispozita të ligjit 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” që lidhen me shërbimet, duke lënë në fuqi vetëm rregullimet që kanë të bëjnë me trajtimin financiar (ndihmën ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuar). Ai shfuqizon edhe pjesë të ligjit 44/2016 që bëjnë ndryshime në ligjin e lartpërmendur për sa i takon rregullimit të sistemit të shërbimeve shoqërore.

Sipas nenit 2, pika c), Shërbimet e kujdesit shoqëror ofrohen sa më pranë qytetarëve dhe për sa është e mundur nga strukturat vendore (parimi i subsidiaritetit).

 

Po aty, pika d), Shërbimet e kujdesit shoqëror sigurohen dhe ofrohen, për aq sa është e mundur, pranë familjes ose komunitetit të përfituesit të shërbimit, me qëllim sigurimin e mirëqenies shoqërore dhe përdorimin me efikasitet të fondeve. (parimi i deinstitucionalizimit).

Po aty, pika dh): Funksionimi i sistemit të shërbimeve shoqërore bazohet në një bashkëpunim të ngushtë midis qeverisjes qendrore dhe vendore, si financues kryesorë të shërbimeve shoqërore me organizatat jofitimprurëse dhe subjektet e tjera jopublike, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre ofrimin e shërbimeve shoqërore për individët dhe familjet që kanë nevojë për kujdes shoqëror. (parimi i partneritetit).

Shënim: Të studiohet legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale (po aty, pika f), parimi i konfidencialitetit).

Neni 6, pika 1. Shkronja b) përcakton personat me aftësi të kufizuar si një ndër grupet e përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Në nenin 8, pika 2, shkronjat a)-e) përcaktohen llojet e shërbimeve shoqërore, ndër të cilat edhe shërbimet e specializuara (shkronja dh).

Po aty, pika 5 i delegon këshillit të Ministrave përcaktimin me VKM të Kritereve dhe procedurave të pranimit në qendrat rezidenciale dhe për përdorimin e shërbimeve në komunitet.

Në nenin 9, pasi bëhet klasifikimi i shërbimeve në publike dhe jopublike, si dhe i këtyre të fundit në fitimprurëse dhe jofitimprurëse, në pikën 3 theksohet se shërbimet shoqërore jofitimprurëse gëzojnë të drejtën të kërkojnë apo përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit apo ai i bashkive, vetëm nëse kanë lidhur kontratë me subjektin që ka përgjegjësi për të ofruar shërbimin e kujdesit shoqëror.

Po aty, pika 5 përcakton se Në shërbimet shoqërore jopublike përfshihen shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen në qendrat rezidenciale, në qendrat ditore ose në shtëpi nga subjekte jopublike.

 

  Në nenin 10 listohen llojet e shërbimeve parashoqërore:

a)informimi dhe këshillimi;

b)shërbimi në familje;

c)mbështetja psiko-sociale;

ç) ndërhyrja e hershme.

Secili prej këtyre grupeve të shërbimeve trajtohet në nene të veçanta (nenet 11-14).

Në nenin 12, pika 2 përcaktohen kushtet për përfitimin e shërbimit në familje: 

a)të jetë i moshuar, PAK apo fëmijë;

b)të jenë të pamundur të kujdesen për veten dhe në pamundësi që të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari.

Më tej, po aty, pika 3, radhiten llojet e shërbimeve shoqërore në familje:

a) furnizimi dhe shpërndarja e ushqimeve të gatshme në shtëpi;

b)furnizime me barna apo furnizime të tjera;

c)mbajtja e higjienës personale:

d)përmbushja e nevojave të tjera të përditshme, sipas vlerësimit, rast pas rasti.

e)mbështetja psiko-sociale.

 

Neni 15 trajton shërbimet komunitare, që mund të jenë ditore ose gjysmëditore. Në pikën 5, i delegohet Këshillit të Ministrave detyra që me vendim të posaçëm të përcaktojë kushtet dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve ditore.

Neni 16 merret me shërbimet në qendrat e zhvillimit. Aty përcaktohet mosha deri në 21 vjeç si kusht për të përfituar (pika 1), si dhe llojet e këtyre shërbimeve (pika 2, shkronjat a-dh). 

Neni 17 flet për strehëzat (shërbimin rezidencial të përkohshëm), (pika 1). Në pikën 2 përcaktohen grupet përfituese, ndërsa pika 3 përcakton se brenda këtij shërbimi përfshihet edhe referimi në një shërbim tjetër shoqëror.

Neni 18 ka si objekt rregullimi shërbimin e strehimit të përkohshëm. Ofrohet në rrethana të vështira ose emergjence deri në referimin te një shërbim tjetër shoqëror dhe përfituesit nuk i nënshtrohen procedurës së zakonshme të vlerësimit të rastit, por referohen nga punonjësi social (pikat 1 dhe 2). Vlerësimi nga struktura përgjegjëse e vlerësimit dhe referimit bëhet pas kalimit të situatës së vështirë apo emergjencës. Zgjat nga 6 muaj deri në një vit (pika 5).

Neni 19 dhe 20 rregullojnë rastet kur shërbimi i strehimit të përkohshëm u ofrohet fëmijëve. 

Shërbimet rezidenciale afatgjata gjejnë rregullim në nenin 21 të ligjit. Aty jepet përkufizimi i këtyre shërbimeve, të cilat janë shërbimet e strehimit afatgjatë dhe të organizuar që u ofrohet kategorive në nevojë, për të cilat kujdesi në shtëpi nuk është i mundur (pika 1), gjithnjë në përputhje me vullnetin e personit në nevojë apo përfaqësuesit të tij ligjor pas vlerësimit të rrethanave ekonomike, shoqërore dhe mjekësore (pika 2).

 

Neni 22, pika 2, shkronja a përcakton PAK si njëra ndër kategoritë  që përfitojnë kujdes të vazhdueshëm, me kusht që individi të jetë në kushtet e pamundësisë së marrjes së këtij kujdesi në familje dhe në formën e duhur institucionale.

Neni 23 përcakton strehimin e organizuar si një lloj shërbimi 24-orësh në nivel vendor, ku përfitues janë edhe PAK (pika 2). Aty i lihet një VKM-je detyra të përcaktojë shumën e të hollave që u jepen përfituesve për të plotësuar nevojat e tyre (pika 3). Edhe pse këtë shërbim mund ta përfitojnë – kundrejt një tarife – edhe persona me të ardhura (pika 4), përparësi u jepet kategorive të përcaktuara në pikën 2.

Neni 25 parashikon mbulimin nga buxheti i shtetit të shpenzimeve për arsim dhe shërbim shëndetësor të përfituesve të shërbimeve shoqërore (pika 1) dhe përfshirjen e tyre në kategorinë e personave ekonomikisht joaktivë, në kuptimin që sigurimet e detyrueshme të kujdesit shëndetësore u mbulohen nga shteti.

Pjesa e tretë titullohet “Administrimi dhe funksionimi i sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror”.

Në nenin 26 renditen kriteret e përgjithshme të funksionimit dhe bashkërendimit. Pika 2 e kësaj dispozite flet për një udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për çështjet sociale dhe atij të financave për përcaktimin e metodologjisë së përcaktimit të tarifave dhe nivelit të tyre, ndërsa pika 3 i atribuon ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale rolin e koordinatorit dhe mbështetësit të përgjithshëm të shërbimeve shoqërore.

Në nenin 27 përcaktohen subjektet ofruese të shërbimeve shoqërore, që janë persona juridikë publikë a jopublikë të licensuar sipas legjislacionit në fuqi për licensat. Pika 1 u njeh subjekteve jopublike ekskluzivitetin për ofrimin e shërbimeve me financim privat, kurdoherë në përputhje me  kushtet e përcaktuara në këtë ligj (pika 2), dhe detyrimin e subjekteve shërbimofruese për respektimin e standardeve, detyrimin për hartimin e të cilave e ka ministria përgjegjëse për çështjet sociale.

Në nenin 28, pika 1, parashikohet procedura e pranimit në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror. Ajo fillon me kërkesën e: 

•Individit;

•përfaqësuesit të tij ligjor;

•psikologut;

•punonjësit social, kur ky i fundit konstaton situatën e nevojës për shërbime.

Kjo kërkesë paraqitet te punonjësi social i njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit të bashkisë (pika 2). Organi kompetent për shqyrtimin e kërkesës është këshilli bashkiak, që shprehet me vendimin përkatës gjyqësisht të atakueshëm (pranim a refuzim) Brenda 15 ditëve nga paraqitja e saj (pika 3). Në rast mungese të atij shërbimi në bashkinë ku individi ka vendbanimin, kryetari i bashkisë e referon rastin drejtpërdrejt a përmes drejtorisë së shërbimeve të kujdesit shoqëror te një bashki tjetër me vendim gjyqësisht të atakueshëm.

Neni 29 rregulon funksionimin e regjistrit elektronik kombëtar, që administrohet (përmes SHSSH) nga ministria përkatëse dhe është i aksesueshëm prej të gjitha bashkive (pika 1). Bashkitë kanë detyrimin e hedhjes së të dhënave dhe raportimit periodik pranë SHSSH (pika 2). Ky i fundit i grumbullon të dhënat dhe i raporton periodikisht Ministrisë (pika 3). Lejgislacioni për bazën e të dhënave shërben si rregullues i çështjeve që lidhen me regjistrin (pika 4), kurse rregullat specifikë përcaktohen me VKM (pika 5).

Neni 30 përcakton:

•ministrinë përkatëse me agjencitë e saj;

•qarkun dhe

•bashkinë

•si përgjegjëse për zbatimin e sistemit të shërbimeve që ofrohen me financim public (pika 2, shkronjat a-c).

Ligji i njeh ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale rolin organizativ dhe administrues të sistemit të shërbimeve shoqërore (neni 31, pika 1) dhe SHSSH rolin monitorues lidhur me zbatimin e legjislacionit për shërbimet shoqërore (neni 33, pika 1). Detyrat dhe kompetencat e detajuara të këtyre dy institucioneve jepen përkatësisht në nenet 31 dhe 33. Me interes neni 33, pika ç, mbi detyrimin e SHSSH për hartimin e raportit vjetor të vlerësimit të nevojave dhe kapaciteteve të shërbimeve publike e jopublike. 

Ngrihet inspektorati i shërbimeve të kujdesit shoqëror, që kontrollon dhe verifikon respektimin e kërkesave ligjore në këtë fushë (neni 34), për rregullimin e mëtejshëm të funksionimit të tij pritet VKM (pika 4), ndërsa kompetencat përcaktohen në nenin 35. Ai është organi ndëshkimor në rast konstatimi shkeljesh ligjore, nga gjoba deri te propozimi ministrit përkatës për heqje licence (pikat d dhe dh) lidhur me pikën e fundit, ministri vendos Brenda 10 ditësh. Pritet hartimi me urdhër të ministrit përkatës i rregullores për shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave ndaj ofruesve të shërbimeve, që është detyrë e inspektoratit.

Bashkia përcaktohet si ofruese dhe administruese e shërbimeve Brenda territorit të vet (neni 36, pika 1, shkronjat a-e). Njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit sanksionohet në pikën 3 të nenit. 

Në nenin 37 sanksionohet roli i punonjësit social të NJQV. 

•Roli i qarkut parashikohet në nenin 38 dhe ka të bëjë me:

•hartimin nga ana e këshillit të qarkut të planeve sociale rajonale;

•vendimin nga kryetari për ofrimin e shërbimeve të specializuara për rastet e shërbimeve të ofruara në nivel rajonal(pika 2() dhe

•krijimin e komitetit të  planifikimit të nevojave ad hoc (pika 3).

Në nenin 39, pika 1, sanksionohet akreditimi periodik nga ministria përgjegjëse për shërbimet shoqërore i subjekteve që janë licensuar për të ofruar trajnim dhe kualifikim (ppika 1). Pritet VKM përkatëse (pika 2).

Neni 40 sanksionon regjistrimin dhe riregjistrimin e detyrueshëm të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror. Pritet urdhri për miratimin e rregullores përkatëse, ndërsa detyrimi për organizimin e tyre në urdhra përkatës sanksionohet në nenin 41.

Në nenin 42 parashikohet detyrimi i profesionistëve  për edukim të vazhdueshëm, përmes një programi të detyrueshëm, që siguron rritjen profesionale dhe ecjen në kërierë. Vlerësimi bëhet me sistem kreditesh, mosmarrja e asnjërit prej të cilëve sjell pezullimin e punonjësit, ashtu sikurse edhe mospërputhja e nivelit profesional  të të punësuarve me kërkesat e vendit të punës sipas legjislacionit në fuqi sjell sanksione për subjektin shërbimofrues, qoftë ky publik a jopublik.

Neni 43 fut konceptin e subjekteve të ofrimit të edukimit të vazhdueshëm dhe atë të akreditimit të këtyre subjekteve, duke i deleguar Këshillit të Ministrave detyrën që me vendim të posaçëm të miratojë kriteret, procedurat dhe standardet e akreditimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm dhe të ofruesve të këtyre aktiviteteve.

Neni 44 sanksionon krijimin e Bordit të Edukimit të vazhdueshëm (BEV), përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e tij. 

Financimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror rregullohet me nenet 45-49.

Me rëndësi është neni 47 që sanksionon krijimin e fondit social, duke ia deleguar Këshillit të Ministrave rregullimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje përmes një vendimi të posaçëm, ndërkohë që ministry përgjegjës për çështjet sociale me udhëzim të veçantë instrukton organet e qeverisjes vendore për mënyrën e financimit të shërbimeve shoqërore (neni 46).

Në nenin 48 rregullohet mënyra e transferimit të fondeve të ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale te njësitë e qeverisjes vendore, duke respektuar kriterin e nevojës më të madhe dhe prioritetet e çdo bashkie. Metodologjia e përllogaritjes së fondeve përcaktohet nga MMSR dhe MF dhe miratohet me VKM. Problematik formulimi i pikës 3 me shprehjen sipas së cilës fondet përcaktohen në përputhje me vlerësimin e nevojave dhe me mundësitë e Buxhetit të Shtetit, që lë shteg për justifikim në rast fondesh të pamjaftueshme.

Nenet 49-50 merren me sanksionet dhe ankimet.

Neni 51 përcakton afatin prej 6 muajsh si cakun kohor të nxjerrjes së të gjitha akteve nënligjore në bazë e për zbatim të këtij ligji.

Ndërkaq, Brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjitha qendrat rezidenciale dhe shërbimet e ofruara në to u kalojnë NJQV. Gjithçka që përmban ligji 9355 lidhur me shërbimet e kujdesit shoqëror shfuqizohet, ndërsa aktet nënligjore të deritanishme zbatohen për aq sa sbien në kundërshtim me ligjin e ri dhe deri në daljen e akteve të reja në bazë dhe për zbatim të tij (neni 52).

 

LIGJI 44/2016

 

Neni 1 bën këto shtesa dhe ndryshime në nenin 4 të ligjit 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”:

Shtohen pikat si më poshtë:

33. “Vlerësimi biopsikosocial” është një proces vlerësimi i faktorëve të ndryshëm dhe të ndërvarur, të cilët dëmtojnë aftësinë e një individi për të kryer veprimtari të jetës së përditshme dhe për të marrë pjesë në shoqëri në kushte të barabarta me të tjerët. 

 

Këta faktorë janë:

•struktura trupore,

•funksionet trupore e psikologjike;

•aktorë personalë, shoqërorë, ekonomikë dhe kulturorë.

 

34. “Komisioni shumëdisiplinor i vlerësimit të aftësisë së kufizuar” është një ekip i përzgjedhur, me mjek dhe punonjës social/psikolog, të cilët janë të punësuar pranë drejtorisë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe janë përgjegjës për procesin e vlerësimit biopsikosocial të aplikuesve për përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar, bazuar në dokumentet e përgatitura nga mjekët, informacionin e marrë nga intervistat e zhvilluara dhe verifikimin e informacionit me institucione të tjera.

Neni 2 që ndryshon nenin 6 të ligjit Nr. 9355, datë 10.3.2005 shfuqizohet me ligjin 121/2016, në të cilin ky aspekt i funksionimit të shërbimeve shoqërore, për koincidencë, gjen rregullim po në nenin 6. Fjala është për kategoritë që përfitojnë nga sistemi i shërbimeve shoqërore.

Neni 4 ndryshon  pikën 2 të nenit 11 të ligjit Nr. 9355, duke dyfishuar periudhën gjatë së cilës një personi me aftësi të kufizuara që hyn në marrëdhënie pune nuk i ndërpritet pagesa e aftësisë së kufizuar, nga 24 në 48 muaj. i lihet këshillit të Ministrave përcaktimi i procedurave të rikthimit në skemën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar.

Neni 7 bën ndryshime në nenin 21, duke i njohur këshillit bashkiak të drejtën për të përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike familje që s’kanë përfituar dot nga vlerësimi me sistemin e pikëzimit bazuar në gjendjen social-ekonomike. Për këtë mund të përdoret fondi i bllokndihmës ekonomike dhe/ose burime të brendshme të bashkisë, për çka do të përcaktohet me udhëzim përkatës të ministrit për çështje sociale.

Neni 17 ndryshon nenin 41/1, duke i njohur pretenduesit të përfitimit të ndihmës ekonomike a të pagesës së aftësisë së kufizuar të drejtën për ankim në gjykatën administrative territorialisht kompetente pas ezaurimit të shkallëve të ankimit administrative.

 Këto shkallë janë:

 Për aplikuesin për përfitime nga skema e ndihmës ekonomike:

•bashkia/njësia bashkiake. Afati i ankimit: 10 ditë nga marrja dijeni për vendimin, ndërsa përgjigjja nga institucioni Brenda 7 ditësh;

•kur ankuesi nuk është i kënaqur as nga ky vendim, Brenda 10 ditësh nga marrja e përgjigjes i drejtohet strukturës rajonale të SHSSH, ndërsa kjo e fundit ka në dispozicion 10 ditë për të shqyrtuar ankesën dhe kthyer përgjigje.

Ndërkaq, personi me aftësi të kufizuar ndjek procedurën e ankimit sipas specifikave përkatëse, varësisht nga tipi i aftësisë së kufizuar dhe rregullimi përkatës ligjor.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here