UK Bookmakers

RRETH LIGJIT NR. 119, 2014 ‘PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT’.

Ligji rregullon çështjet që lidhen me të drejtën e qytetarëve për informim mbi dokumentet zyrtare. Nëpërmjet tij qytetarëve u jepen në dorë instrumentet e nevojshme për t’u mbrojtur nga abuzimet e mundshme nga ana e autoriteteve publike për sa u takon procedurave për nxjerrjen e akteve administrative individuale. Afatet dhe procedurat e parashikuara në këtë ligj, si dhe ndëshkimet për shkelësit e tij, u mundësojnë qytetarëve të kërkojnë llogari në çdo hap procedural dhe të marrin informacionin e nevojshëm në funksion të realizimit të të drejtave dhe interesave të veta.

Ai synon gjithashtu të bëjë vepruese të drejtën e publikut të gjerë për informim, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet për informacionin e kërkuar, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e administratës publike. 

Një risi e ligjit në krahasim me legjislacionin e mëparshëm në këtë fushë është se, bazuar në nenin 3, pika 1, “Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet”, ndërkohë që pika 3 e këtij neni garanton aksesin e plotë në informacion nëpërmjet detyrimit të institucionit që informacionin e kërkuar ta ofrojë në format të aksesueshëm, një referim implicit ky edhe për të drejtën korresponduese të PAK shqisorë. Ndërkaq pika 4 sanksionon të drejtën e çdo personi tjetër për ta marrë informacionin përveç personit të parë kërkues, përjashto rastin e përmbajtjes së të dhënave personale sipas nenit 17 të këtij ligji, d.m.th. kufizimi lidhet me rastet e:

•të drejtës për një jetë private; 

•sekretit tregtar;

•të drejtës së autorit dhe patentat;

•cenimit të mundshëm të sigurisë kombëtare;

•parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale;

•mbarëvajtjes së hetimit administrative mbi shkelje disiplinore a inspektimit të autoriteteve publike; formulimit të politikave monetare;

•cenimit të barazisë së palëve në një process gjyqësor;

•mbrojtjes së sekretit professional;

•kur kërkesa është e paqartë dhe informacioni i paidentifikueshëm.

 

Por në rast se dokumenti është i klasifikuar, refuzimi nuk është automatik. I lihen autoritetit 30 ditë afat për t’u përgjigjur. Gjithsesi, kufizimi duhet të bazohet në parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe mosdëmtimit të interesave të të tretëve dhe kufizimet nuk qëndrojnë kur konstatohet Dhënia e pëlqimit nga ana e titullarit të të drejtave a kur ekziston një interes publik më i lartë, as kur procedurat e lartpërmendura kanë përfunduar, as kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të fakteve, të dhëna teknike ose të dhëna statistikore. 

Nenet 4-9 përmbajnë dispozita të hollësishme që synojnë informim të plotë dhe të shpejtë të qytetarëve në funksion të transparencës maksimale të autoritetit publik në ushtrimin e veprimtarisë së vet. Tërheq vëmendjen detyrimi për mbajtjen e regjistrit të kërkesave për informim dhe përgjigjeve përkatëse dhe detyrimi për plotësimin e këtij regjistri elektronik jo më vonë se dita e paraqitjes së kërkesës (neni 8), si dhe detyrimi që dokumenti i kërkuar njëherë të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë. Po ashtu me rëndësi është parimi i publikimit të një numri sa më të madh dokumentesh në funksion të zvogëlimit të nevojës për kërkesa zyrtare për informacion specifik. 

Në nenin 10 parashikohet caktimi i një koordinatori për informimin për secilin autoritet publik dhe kompetencat e tij të hollësishme.

Kreu III parashikon procedurat e marrjes së informacionit nga publiku. Në nenin 11, në pikën 4, shkronja c kërkuesit i sanksionohet e drejta që informacionin ta kërkojë në një format që garanton akses maksimal, ndërkohë që mungesa në kërkesë e këtij komponenti nuk e shkarkon autoritetin publik nga detyrimi për zgjedhjen e formatit në përputhje me rrethanat e kërkuesit, gjithnjë në funksion të garantimit të aksesit (po aty, pika 5). 

Me synim garantimin e së drejtës për informim, parashikohet detyrimi i autoritetit publik që, brenda 48 orëve nga marrja e kërkesës, të kontaktojë me kërkuesin për të sqaruar paqartësitë eventuale lidhur me informacionin e kërkuar dhe, në rast delegimi organit competent, Brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, njoftimin e kërkuesit për një veprim të tillë dhe të dhënat për kontaktimin e organit competent (neni 12).

Në nenin 13 përcaktohet e drejta për marrjen falas të shërbimit të informimit, përjashto kostot material për riprodhimin e dokumenteve kur jepen joelektronikisht, si dhe përjashtimi nga detyrimi i pagimit të tarifave për disa kategori qytetarësh sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar plus ata që përfitojnë nga skema e ndihmës shoqërore për një numër të caktuar faqesh. Nuk dimë nëse ka dalë udhëzimi përkatës i ministrit të financave dhe atij të drejtësisë në bazë dhe për zbatim të kësaj dispozite.

Neni 14 parashikon mënyrën e dhënies së informacionit dhe arsyetimin me shkrim në rast refuzimi. Me rëndësi neni 14, pika 3, ku sanksionohet detyrimi i autoritetit publik për pajtimin mes efektit maksimal për kërkuesin (përfshi edhe formatin e përshtatshëm) dhe koston minimale për autoritetin.

 Afatet parashikohen në nenin 15. 

 

1. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. 

2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë. 

Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji (po aty, pika 5). Mosrespektimi i tyre konsiderohet refuzim (pika 4). Parashikohen edhe rastet e zgjatjes së afatit, që janë: karakteri voluminoz i dokumentacionit që duhet shqyrtuar, nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera dhe nevoja për shtrirjen e kërkimeve në mjedise fizikisht të ndara nga zyra (shih pika 3/a-c). ky vendim i njoftohet menjëherë kërkuesit (po aty).

Në nenin 16 parashikohet detyrimi i autoritetit për të njoftuar kërkuesin me koston e shërbimit kur kjo është e lartë dhe për të mos sugjeruar faqen elektronike kur kërkuesi nuk është shprehur se informacionin e kërkon në formë elektronike.

Neni 18 parashikon shkeljet dhe ndëshkimet e personave përgjegjës. Refuzimi me gjobë nga 1,5-3 milion lekë dhe po aq edhe dërgimi i kërkesës te një autoritet tjetër kur autoriteti i adresuar e ka informacionin. Të gjitha shkeljet dhe ndëshkimet përkatëse listohen në pikën 2, shkronjat a-ll. Në nenin 23 parashikohet shndërrimi i vendimit për gjobë në titull ekzekutiv nëse nuk ekzekutohet nga dega e financës e autoritetit ku punon i ndëshkuari. 

Neni 24 parashikon afatet dhe procedurat ankimore në rast shkeljeje të drejtash që rrjedhin nga moszbatimi i dispozitave të këtij ligji. Afati i ankimit: 30 ditë nga lindja e shkeljes së pretenduar; marrja e vendimit: 15 ditë nga paraqitja e ankesës. Nuk cenohen kompetencat e avokatit të popullit.

Në nenin 25 njihet e drejta e palëve për t’iu drejtuar gjykatës në rast se komisioneri për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale nuk vendos brenda afateve të parashikuara, kurse në nenin 26 e drejta për të kërkuar dëmshpërblim sipas dispozitave të Kodit Civil kur palët pretendojnë se janë dëmtuar. 

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji pararendës për të drejtat e informimit për dokumentet zyrtare (nr. 8503, datë 30.6.1999) shfuqizohet.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here