UK Bookmakers

MENDIME LIDHUR ME PROJEKTLIGJIN “PËR SHËRBIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Ky ligj plotëson një boshllëk të kahershëm në kuadrin ligjor që ka për object të vet garantimin, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe mirëqenies së personave shoqërisht të riskuar.

Më poshtë po paraqesim disa mendime me qëllim saktësimin dhe korrigjimin e disa mangësive të vogla, për një ligj sa më bashkëkohor, në përputhje me kërkesat e kohës dhe jetëgjatë.

Termi “I pafavorizuar” të zëvendësohet me termin “shoqërisht i riskuar” a ndonjë tjetër të ngjashëm, me qëllim garantimin e karakterit maksimalisht objektiv të konceptit dhe minimizimin e emocionalitetit me të cilin pashmangshmërisht ngarkohet termi i përdorur në projektligj.

 

Në nenin 6, pika e, përjashtimi i PAK përligjet vetëm në rast se pagesa për aftësinë e kufizuar përfshin edhe pagesën për përkujdesje të vazhdueshme a, thënë ndryshe, atë që sot e përfiton kujdestari/personi i zgjedhur nga PAK për t’u përkujdesur për të. Në çdo rast tjetër, pagesa për aftësinë e kufizuar shërben vetëm për sigurimin e nevojave bazë të PAK dhe, si i tillë, nuk mund të përbëjë shkak për përjashtimin e tij nga përfitimi i shërbimeve. Në të kundërt jemi në kushtet e diskriminimit, pasi PAK që nuk përfiton financim për përkujdesje nuk i garantohet akses i barabartë me të tjerët në rrjedhat normale të jetës për shkak të pamundësisë së shmangies së barrierave. Ndërkaq, do të ishte me vend që PAK në marrëdhënie pune të përjashtohej nga përfitimi prej shërbimeve shoqërore, gjë që nuk e shohim të paarsyeshëm për shkak se niveli i të ardhurave që sigurohet nga punëzënia do t’i mundësonte PAK arritjen e shërbimeve me rrugë të tjera.

Në nenin 11, pika 3/c sërish shfaqet termi “kujdestar”, një term ky që tashmë  duhet konsideruar i kapërcyer, qoftë për shkak të evoluimit të konceptit ligjor dhe social të PAK, qoftë sepse bie ndesh me termin “kujdestar” në legjislacionin juridiko-civil, duke krijuar kështu ekuivoke dhe rrezik për keqinterpretime potencialisht të dëmshme për sferën e të drejtave dhe interesave të PAK.

Po ashtu, në nenin 11, pika 2  si dhe neni 21 pika 2/ a bien në kundërshtim me nenin 7, pika e, çka kërkon riformulim më të saktë dhe në shërbim të koherencës së tekstit të këtyre tri dispozitave në lidhje me njëra-tjetrën dhe me frymën e përgjithshme të projektligjit.

Neni 15 të krijon përshtypjen sikur gama e shërbimeve shoqërore në rastin e PAK është e disponueshme vetëm për fëmijë me aftësi të kufizuara mendore, ndërkohë që edhe fëmijët me problem në shikim dhe ata me problem në dëgjim duhen listuar si përdorues potencialë të shërbimeve të domosdoshme për një integrim të plotë në shoqëri, sikurse janë përkatësisht shërbimi i ortofonisë që në moshë foshnjore për fëmijët që nuk dëgjojnë, ai i krijimit për fëmijët e lindur të verbër a me shikim të dobët të shprehive të nevojshme për një jetë normale etj.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here