UK Bookmakers

GJENDJA E LEGJISLACIONIT LIDHUR ME POLITIKAT E KUJDESIT SHOQËROR

Që prej shtatorit të vitit 2013 Qeveria e Shqipërisë nisi zbatimin e reformës administrative-territoriale, me qëlllim riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore. Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale i dha fund fragmentimit të skajshëm administrativ të vendit, duke reduktuar numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 384 në 61 bashki. Ligji hyri në fuqi pas zgjedhjeve që u mbajtën në qershor 2015 dhe që atëherë qeverisja vendore në Shqipëri funksionon me 61 bashki, që kanë përgjegjësinë dhe sfidën e menaxhimit të çështjeve në nivel lokal. Objektivi i përgjithshëm i reformës është të sigurojë funksionalitetin e njësive të qeverisjes vendore të krijuara rishtazi, në mënyrë të tillë që rezultatet administrative dhe të ofrimit të shërbimeve në nivel vendor të jenë efektive, cilësore, pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse dhe të përkojnë me evoluimin e kompetencave dhe përgjegjësive të decentralizuara. Pritshmëritë nga reforma mund të përmblidhen si më poshtë:

(1) Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative të NJQV-ve;

(2) Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në nivelin e NJQV-së; dhe

(3) Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes një procesi vendimmarrjeje, i cili përqendrohet tek qytetari dhe tek pjesëmarrja domethënëse e tyre në këtë proces.

 

Në vazhdim u miratua ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ku, ndër të tjera, thuhet: “Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet:… dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore; e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative (neni 3, shkronja dh dhe e).

Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes. (po aty, neni 16). Sikurse shihet, kjo dispozitë i referohet ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

 

Më 24 nëntor 2016 u miratua ligji Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon një reformë rrënjësore në rregullimin e kësaj fushe të qeverisjes.

Konkretisht, në ligj listohen llojet e shërbimeve, ndër të cilat futen edhe shërbimet parashoqërore (neni 8, pika 2, shkronja a). Më tej zbërthehet koncepti i shërbimeve parashoqërore, ku futen, ndër të tjera, informimi dhe këshillimi dhe mbështetja psiko-sociale (neni 10, pika 1, shkronja a dhe c).

Shërbimet shoqërore jofitimprurëse gëzojnë të drejtën të kërkojnë apo përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit apo ai i bashkive, vetëm nëse kanë lidhur kontratë me subjektin që ka përgjegjësi për të ofruar shërbimin e kujdesit shoqëror. (po aty, neni 9, pika 3).

Roli i bashkisë përcaktohet në nenin 36, ku me interes gjykohen, ndër të tjera, hartimi i planit social vendor, (pika 1, shkronja c), si dhe ngritja e njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit. (pika 3).

Për herë të parë kemi përfshirjen e qarkut si aktor i politikave sociale. Konkretisht, Këshilli i qarkut harton planin social rajonal të bashkërenduar me planet sociale të njësive të qeverisjes vendore dhe ia paraqet ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale. Veç kësaj, Kryetari i qarkut krijon komitetin e planifikimit të nevojave “ad hoc”, të përbërë nga përfaqësues të të gjitha strukturave vendore/rajonale dhe shoqërisë civile, me pjesëmarrje vullnetare. (po aty, neni 38, pika 1 dhe 3). 

Organizimi i ri territorial, siç paraqitet më lart, gërshetuar me legjislacionin e ri, i cili pritet të pasurohet me aktet nënligjore përkatëse, përbëjnë bazat e një terreni mjaft solid në të cilin aktorë të ndryshëm, përfshi shoqërinë civile, mund të operojnë për arritjen e objektivave të tyre, krahasuar me gjendjen e mëparshme.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here