UK Bookmakers

E DREJTA PËR TË ZGJEDHUR DHE PËR T’U ZGJEDHUR E PAK

Kushtetuta e republikës së Shqipërisë, në nenin 45, pika 1, parashikon të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur si e drejtë universale. Edhe pse nuk përmenden shprehimisht, këtë të drejtë duket qartë se e gëzojnë të gjithë shtetasit që janë persona me aftësi të kufizuar.

Përjashtimi i vetëm parashikohet në pikën 2 të nenit 45 dhe lidhet me ata persona me aftësi të kufizuar që deklarohen të paaftë mendërisht me vendim gjyqësor të formës së prerë. Po në këtë dispozitë, në pikën 4 përcaktohet se vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

 

Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, në të cilën shteti shqiptar është palë  që në datë 3 dhjetor 2012, në nenin 29, e zgjeron më tej këtë të drejtë, duke future konceptin e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar në jetën politike dhe publike, si më poshtë.

Në ndryshim nga Kushtetuta, përmes kësaj dispozite synohet jo vetëm njohja në parim, por edhe marrja e masave të tilla që sigurojnë realizimin në praktikë në mënyrë të plotë, të pacenuar, efektive dhe eficiente të kësaj të drejte nga ana e personave me aftësi të kufizuar.

Këto masa përfshijnë, ndër të tjera, garantimin e procedurave, mjeteve dhe materialeve të votimit të përshtatshme, të aksesueshme dhe të lehta për t’u kuptuar dhe përdorur.

Shprehim shqetësimin tonë lidhur me këtë pikë, pasi dimë tashmë se, megjithë periudhën relativisht të gjatë të pluralizmit, ende nuk mund të pohojmë me siguri të plotë se ekzistojnë kushtet për një process votimi në të cilin personat me aftësi të kufizuar ta ushtrojnë efektivisht këtë të drejtë. Konkretisht, në zgjedhjet e sivjetme, e vetmja masë duket të jetë përfshirja në materialet zgjedhore e fletëve të votimit në shkrimin Brail, me synim aksesueshmërinë e këtij processi nga personat me aftësi të kufizuar në shikim. Sa më sipër le të shprehim dy-tri konsiderata:

Së pari, jo të gjithë personat e verbër janë njohës të shkrimit Brail, çka bën që masa në fjalë të jetë gjysmake dhe të mos plotësojë as për së afërmi nevojat për akses në procesin zgjedhor. Shkrimi në reliev për të verbërit e grupit të parë dhe shkrimi i zmadhuar për ata të grupit të dytë do të kishin qenë zgjidhje alternative që do ta kishin trajtuar problemin në mënyrë shterruese.

Së dyti, ndërkaq personat me aftësi të kufizuar në dëgjim kanë nevojë për persona në radhët e komisioneve të qendrave të votimit që të dinë të komunikojnë në gjuhën e shenjave. Mungesa e tyre nuk garanton respektimin e të drejtave të tyre në procesin zgjedhor.

Së treti, edhe më e rëndë paraqitet situata për personat me aftësi të kufizuar intelektive. Lidhur me këtë kategori të personave me aftësi të kufizuar, mungojnë fletët e votimit me tekst të thjeshtuar apo, si alternativë e tyre, fletët me figura, në mënyrë që procesi i votimit për ta të bëhet sa më i thjeshtë dhe i kuptueshëm.

Ndërkaq, pika a/ii e nenit të lartpërmendur parashikon edhe mundësinë e kandidimit të PAK në procesin zgjedhor. Shprehim brengosjen tonë të thellë për mungesën në listat e kandidatëve për deputetë të forcave të ndryshme politike të PAK, çka bën që kjo kategori që përbën rreth 10% të popullsisë së rritur, edhe gjatë legjislaturës së ardhshme, të mbetet 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here