UK Bookmakers

AKTE NËNLIGJORE NË BAZË DDHE PËR ZBATIM TË LIGJIT NR. 121/2016 “PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

1.VKM “Për kriteret dhe procedurat e pranimit në qendrat rezidenciale dhe për përdorimin e shërbimeve në komunitet” (neni 8, pika 5”;

2.VKM “Për Kushtet dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve komunitare” (neni 15, pika 5);

3.Udhëzim i ministrit përgjegjës për sçështjet sociale “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve multidisiplinare për vlerësimin e rasteve të ofrimit të shërbimeve alternative për fëmijët e privuar në mënyrë të përkohshme/të përhershme nga kujdesi familjar (neni 24, pika 4);

 

4.VKM “Për kriteret, dokumentacionin dhe procedurën për evidentimin e familjeve kujdestare, si dhe masën e financimit për shpenzimet e fëmijës të vendosur në familje kujdestare” (neni 24, pika 5);

5.Udhëzim i Ministrit të çështjeve sociale “Për procedurat dhe zbatimin e standardeve të shërbimeve alternative” (neni 24, pika 6);

6.Udhëzim i përbashkët i Ministrit të çështjeve sociale dhe Ministrit të Financave “Për metodologjinë e përcaktimit të tarifave të shërbimeve shoqërore dhe nivelit të tyre” (neni 26, pika 2);

7.VKM “Për Rregullat specifike të funksionimit e të administrimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar të përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror” (neni 29, pika 5);

8.VKM “Për organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Inspektoratit të shërbimeve të kujdesit shoqëror” (neni 34, pika 4);

9.Urdhër i Kryeministrit “Për strukturën dhe organikën e Inspektoratit të shërbimeve të kujdesit shoqëror” (neni 34, pika 5);

10.Urdhër i Ministrit të çështjeve sociale “Për miratimin e rregullores së shqyrtimit dhe trajtimit të ankesave drejtuar inspektoratit të shërbimeve të kujdesit shoqëror” (neni 35, pika 4);

11.VKM “Për Rregullat dhe mënyrën e realizimit të procesit të akreditimit të subjekteve me ekspertizë dhe eksperiencë në organizimin e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror (neni 39, pika 2);

12.Urdhër i Ministrit të çështjeve sociale “Për miratimin e rregullores për procedurat e regjistrimit dhe riregjistrimit të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror” (neni 40, pika 2);

13.VKM “Për Kriteret, standardet dhe procedurat e akreditimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm, si dhe të ofruesve të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm” (neni 43, pika 4);

14.Udhëzim i ministrit të çështjeve sociale për financimin e shërbimeve shoqërore nga njësitë e qeverisjes vendore” (neni 46, pika 2);

15.Udhëzim i përbashkët i ministrit të çështjeve sociale dhe të financave për tarifat e shërbimeve shoqërore të financuara nga buxheti i shtetit (po aty, pika 3);

16.Vkm “Për procedurat e krijimit e të funksionimit të fondit social” (neni 47, pika 4);

17.VKM “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror” (neni 48, pika 2);

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here