UK Bookmakers
Error:
  • Gabim në ngarkimin e modulit 0.000000e+0ve

TË DREJTA THEMELORE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA.

Përjashtimi nga taksat e drejtpërdrejta.

Të verbërit përjashtohen nga çdo lloj takse e drejtpërdrejtë edhe kur ushtrojnë veprimtari private si persona fizikë. 

Baza ligjore: ligji nr.8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, neni 4.

Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë përjashtohen nga taksat e drejtpërdrejta. Në rast vetëpunësimi si persona fizikë, ata paguajnë gjysmën e asaj që përcaktohet në legjislacionin tatimor për tatimin mbi biznesin e vogël.

Baza ligjore: Ligji Nr.8626 datë 22.6.2000 (i ndryshuar), neni 6;

 

Invalidët e punës përjashtohen nga taksat e drejtpërdrejta, me përjashtim të rasteve kur ushtrojnë veprimtari private (ligji Nr.7889 date 14.1 2.1994 (i ndryshuar), neni 16.1 dhe 16.2).

Personat e verbër, invalidët e punës dhe invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë përjashtohen edhe nga taksat doganore dhe nga taksa vjetore e qarkullimit për mjete që i ndihmojnë në integrimin e tyre në jetë dhe autovetura të përshtatura për përdorim prej tyre. (ligji Nr.7889 date 14.1 2.1994 (i ndryshuar), neni 16), ligji Nr.7889, datë 14.12.1994 (i ndryshuar) “Statusi i invalidit të punës), neni 8.2, si dhe ligji Nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, neni 9, pika 1, shkronja c. theksojmë se kushti për përfitimin e kësaj të drejte është që mjetet të përdoren vetëm për nevoja vetjake. Në rast se ato përdoren për ushtrimin e veprimtarisë private, nuk përjashtohen nga pagimi i kësaj takse.

E drejta e përparësisë në radhë dhe në shërbime publike. 

Të verbërit kanë të drejtë të trajtohen me përparësi në radhë, në shërbime publike, si dhe në zgjidhjen e problemeve.

Baza ligjore: VKM Nr.277 date 18.6.1997 (i ndryshuar) “Per perfitimet nga statusi i te verberit” pika 14.

E drejta e të verbërve për të përfituar shërbime postare falas për shërbime postare universal për objekte me peshë deri në 7 kg. Kushti i vetëm është që objektet të jenë korrespondencë, literaturë për të verbër të çdo formati dhe material a pajisje që ndihmojnë personat e verbër për lehtësimin e problemeve të shikimit.

Baza ligjore: Udhëzimi Nr. 4038, datë 4.9.2015 i Ministrisë së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, pika 6 dhe 8.

 

E drejta e invalidëve të punës që kanë nevojë për mjete motorike lëvizëse për të përfituar rimbursim karburanti prej 6000 lekësh në muaj.

Sipas këtij vendimi, kjo e drejtë u njihet edhe atyre që, edhe pse nuk gëzojnë statusin e invalidit të punës, për arsye riaftësimi janë pajisur me mjete motorike nga Instituti i sig. Shoqërore para 1994-2ës.

Baza ligjore: VKM nr. 723 date 19.11.1998 (i ndryshuar), pika 1.

Të drejta dhe përfitime në fushën e punësimit.

Ja një ekstrakt i draft-raportit të parë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë drejtuar Komitetit të OKB për PAK mbi zbatimin e Konventës Ndërkombëtare të PAK.

Bashkëngjitur këtij materiali do të gjesh edhe legjislacionin të cilit ai i referohet.

Masa të veçanta në fushën e punësimit.

Për të nxitur punësimin e personave me aftësi të kufizuara është parashikuar që, ata të cilët punësohen mund të përfitojnë edhe pagesat e aftësisë së kufizuar,që jepen nga buxheti i shtetit krahas pagës deri në 24 muaj punësim, moment ky në të cilin ndërpritet pagesa e aftësisë së kufizuar (shih më poshtë seksionin për nenin 27: puna dhe punësimi)

Neni 27 – Puna dhe punësimi

Kuadri ligjor shqiptar garanton të drejtën për punësim të personave me aftësi të kufizuara dhe përfshin masa të veçanta mbështetëse për nxitjen e punësimit për kategori të veçanta, duke përfshirë edhe personat  me aftësi të kufizuara. Legjislacioni parashikon  masa për mbrojtjen nga diskriminimi në fushën e punësimit, si dhe krijon lehtësira  për punëdhënës që punësojnë persona me aftësi të kufizuara.   

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon të drejtën për të fituar  mjetet e jetesës nëpërmjet një pune të ligjshme, të zgjedhur prej shtetasit apo që ai e pranon vetë. Kjo e drejtë parashikohet për të gjithë shtetasit, pra përfshin  personat me aftësi të kufizuara. Ligji për mbrojtjen nga Diskriminimi parashikon të drejtat dhe detyrimet që kanë punëdhënësit dhe punëmarrësit në lidhje me çështjet e diskriminimit.Çdo punonjës që mendon se ka pësuar diskriminim, në bazë të këtij ligji, ka të drejtën e ankimimit te punëdhënësi, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe gjithashtu në gjykatë. Ky ligj sjell një risi  shumë të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuara, atë të përshtatjes së arsyeshme (shih më lart te seksioni për nenin 5). Kodi i Punës  ndalon diskriminimin  në fushën e marrjes në punë  dhe të profesionit. Ligji për Ndihmën dhe shërbimet shoqërore (neni 11/2)  garanton një periudhë tranzicioni prej 24 muajsh, gjatë së cilës personat me aftësi të kufizuara, nuk humbasin përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar, ndërkohë që ata punësohen me kontratë të rregullt pune e paguhen për punën që bëjnë. 

Ligji për nxitjen e punësimit parashikon se çdo punëdhënës publik dhe subjekt privat, ku ka të punësuar  më tepër se 24 punonjës është i detyruar  të punësojë një person me aftësi të kufizuara për çdo 25 punonjës të personelit të tij. Sipas këtij ligji, çdo punëdhënës publik dhe subjekt privat që punëson persona me aftësi të kufizuara gëzon të drejtën për të kërkuar subvencion nga zyra e  punës për përshtatjen e vendit të punës, në mënyrën më funksionale për punëmarrësin. Gjithashtu paga e personave me aftësi të kufizuara përjashtohet nga taksat  deri në një masë që caktohet nga Këshilli i Ministrave. Edhe VKM për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara  ofron inisiativa e fonde që nxisin punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Kështu, punëdhënësit përfitojnë financim mujor për të realizuar përshtatjen e arsyeshme të personit me aftësi të kufizuara. Sipas këtij programi, kur punëdhënësi punëson një person me aftësi të kufizuara, ky i fundit merr një financim mujor në masën 100% të pagës minimale në shkallë vendi për gjashtë muajt e parë të punësimit, deri në 50% për gjashtë muajt e dytë të punësimit dhe nuk e humbet pagesën që përfiton për shkak të aftësisë së kufizuar.

Zyrat e punës financojnë formimin profesional të personave me aftësi të kufizuara për një periudhë jo më shumë se gjashtë muaj.

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore derdh kontribut për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.3% të pagës minimale sipas procedurave përkatëse.

55 VKM për programin e nxitjes së punësimit për punëkërkueset femra  parashikon që në rastin e punësimit të femrave rome,vajza nëna,femrave të divorcuara, me probleme sociale dhe femrave me aftësi të kufizuara,Shteti financon sigurimet e detyrueshme të punëdhënësit. Përveç kësaj, niveli i përfitimit shtohet deri në nivelin e katër pagave minimale për kontratat e punës një vjeçare, gjashtë paga për kontratat dy vjeçare dhe tetë paga për kontratat tre vjeçare.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here