UK Bookmakers

TAKSAT, TATIMET DHE TARIFAT NGA TË CILAT PËRJASHTOHEN PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR.

Përjashtimi i personave me aftësi të kufizuar nga detyrimi për pagimin e një sërë taksash, tatimesh dhe tarifash për shërbime publike parashikohet në ligje dhe akte të ndryshme nënligjore, si: 

• Ligji Nr. 8098, datë 20.3.1996 “Statusi i të verbërit”, neni 4, sipas të cilit të verbërit përjashtohen nga çdo tatim dhe taksë e drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur kryejnë veprimtari private si persona juridikë;

• Ligji Nr.8626 datë 22.6.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, neni 6, sipas të cilit personat me këtë status përjashtohen nga çdo tatim dhe taksë e drejtpërdrejtë. Në rast se ushtrojnë veprimtari private si persona fizikë dhe, për këtë arsye, janë subjekte të tatimit mbi biznesin e vogël, ata paguajnë një taksë të barabartë me gjysmën e tatimit që përcaktohet në legjislacionin mbi tatimin mbi biznesin e vogël;

 

•Ligji Nr. 7889 datë 14.12.1994 “Statusi i invalidit të punës, neni 16, sipas të cilit invalidi i punës paguan tatim të drejtpërdrejtë vetëm kur ushtron veprimtari private. Po aty, neni 8, pika 2 specifikon mjetet lëvizëse dhe ndihmëse për të cilat personi me aftësi të kufizuar nuk paguan taksë doganore. Ato janë:

 a) mjete levizese perfshi edhe autovetura dhe pajisje te ndryshme ortopedike;

 b) mjete ndihmese degjimore e pamore speciale;

 c) mjete ndihmese kardiake.

•Ligji nr. 119 “Për të drejtën e informimit”, neni 13, ku përcaktohet e drejta për marrjen falas të shërbimit të informimit, përjashto kostot material për riprodhimin e dokumenteve kur jepen joelektronikisht, si dhe përjashtimi nga detyrimi i pagimit të tarifave për disa kategori qytetarësh sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar plus ata që përfitojnë nga skema e ndihmës shoqërore për një numër të caktuar faqesh. Në ligjin e lartpërmendur, neni 13, pika 1, shkronja b thuhet shprehimisht se të drejtën për të kërkuar ndihmë juridike e kanë personat që “kanë nevojë për ndihmë juridike në çështjet civile ose administrative, por nuk kanë mjete të mjaftueshme për ta paguar këtë ndihmë juridike apo çështjet janë tepër komplekse, nga ana e përmbajtjes dhe e procedurës. Në këtë rast, personi, që ta përfitojë ndihmën juridike, duhet të vërtetojë se përfshihet në programet e mbrojtjes sociale ose plotëson kushtet për t’u përfshirë në to”. Nga një interpretim i zgjeruar i kësaj dispozite rezulton se një ndër grupet e populllatës që ka të drejtën të kërkojë këtë ndihmë janë pa dyshim edhe personat me aftësi të kufizuar.

•Udhëzimi i Ministrit të Financave me Nr. 3952 Prot, datë 08.04.2009, ku saktësohen disa nga taksat dhe tarifat e drejtpërdrejta. Kështu, si të tilla aty numërohen:

1.taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve;

2.taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve;

3.taksa mbi ndërtesat;

4.tarifa e pajisjes me leje ndërtimi;

5.tarifa e pajisjes me pasaportë lundrimi;

6.tarifa për përdorimin e aparateve televizive e Radiotelevizionit Publik Shqiptar.

 

Çdo akt tjetër ligjor dhe nënligjor me fuqi në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, sidomos legjislacioni tatimor dhe doganor për pjesën që ka të bëjë me klasifikimin e taksave dhe tatimeve në të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta.

Ndërkaq PAK gëzojnë edhe lehtësira në disa tarifa, si:

• ata paguajnë vetëm gjysmën e tarifës së regjistrimit në universitet;

 

• Të verbërit përjashtohen nga pagimi i tarifave postare për: 

a) korrespondencën, literaturën për personat e verbër dhe pjesërisht të verbër në çfarëdo formati (përfshirë regjistrimet me zë); 

b) pajisje apo materiale të çfarëdo lloji të përshtatura për të ndihmuar personat e verbër dhe pjesërisht të verbër në lehtësimin e problemeve të shikimit. 

Këto material përjashtohen edhe nga tarifa e magazinimit dhe e dorëzimit (Udhëzimi Nr. 4038, datë 4.9.2015).

• Çdo akt i organit legjislativ vendor (këshillit bashkiak) që parashikon taksa të drejtpërdrejta vendore për qytetarët. Në raste të tilla domosdoshmëri del që, në hartimin e këtyre akteve, stafi teknik i organit të qeverisjes vendore të mbajë parasysh dhe të pasqyrojë në tekstin e aktit kërkesat ligjore për përjashtimin e personave me aftësi të kufizuar nga detyrimet tatimore të këtij lloji.

• PAK duhet të mos detyrohen gjithashtu të paguajnë për pullat e taksës, si shprehja më e qartë e një tatimi të drejtpërdrejtë.

• i duhet dhënë fund edhe praktikës së pagimit të tarifës për vërtetime të ndryshme.

Mendojmë se me rëndësi mbetet puna sensibilizuese dhe advokuese pranë autoriteteve publike me qëllim kuptimin drejt nga ana e tyre të hierarkisë së akteve ligjore dhe nënligjore. Fjala është për përparësinë absolute që gëzojnë dispozitat ligjore ndaj atyre nënligjore lidhur me kuptimin e taksave të drejtpërdrejta. Kështu, sa për ilustrim, mospërfshirja në udhëzimin e lartpërmendur të Ministrit të Financave të tatimit mbi pagat si tatim i drejtpërdrejtë nuk do të thotë se PAK  e punësuar që gëzojnë statusin e të verbërit, atë të invalidit të punës dhe statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik janë subjekte të tatueshme për tatimin mbi pagën, pasi kjo çështje gjen rregullim në ligjet përkatëse të statuseve të tyre sikurse u cituan më lart.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here