UK Bookmakers
Error:
  • Gabim në ngarkimin e modulit 0.000000e+0ve

SHQYRTIM I PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PAK (2016-2020)

Plani kombëtar i veprimit për PAK (2016-2020) zbërthehet në 8 qëllime strategjike, secili prej të cilave nga ana e vet zbërthehet në mesatarisht 3 objektiva, ndërsa secili objektiv detajohet në 10-20 aktivitete.

Arritja e këtyre qëllimeve kërkon ngritjen e strukturave të reja në nivel qendror dhe vendor…

...Bashkëpunimi me organizata të shoqërisë civile ka gjithashtu rëndësi themelore, pasi ato mund të rrisin ndërgjegjësimin rreth proceseve të reformave te personat me aftësi të kufizuar, si dhe ofrimin e ekspertizës për zhvillimin e standardeve dhe shërbimeve të reja.

Ndërsa qëllimet strategjike janë më të zgjeruara dhe do të kërkojnë një periudhë më të gjatë që të arrihen, objektivat duhet të arrihen gjatë periudhës së zbatimit të Planit të Veprimit (2016-2020). Aktivitetet e planifikuara duhet të vazhdojnë edhe pas kësaj periudhe dhe në vitin 2020 mund të shtohen aktivitete të reja.

Më poshtë po rreshtojmë të gjitha qëllimet strategjike të planit dhe për secilin qëllim, ato objektiva që lidhen me rezultatet e projektit.

Qëllimet strategjike të Planit të Veprimit.

Qëllimi 1: Të ofrohet akses i barabartë në shërbime dhe informacion për personat me aftësi të kufizuara. Lidhur me këtë qëllim, tërheq vëmendjen Objektivi 1: Përmirësimi i aksesueshmërisë fizike të shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara. Ndër të tjera, ky objektiv kërkon kryerjen e kontrollit të aksesueshmërisë së godinave nga ekipe në përbërje të të cilëve të ketë ekspertë të arkitekturës, inxhinierisë dhe të projektimit universal, si dhe PAK. Rezultatet e kontrollit do të përdoren nga ministritë për të prioritizuar financimin e tyre për përmirësimin e aksesueshmërisë, si dhe për kërkimin e donatorëve për projekte konkrete në këtë fushë.

Qëllimi 2:  Të mundësohet për personat me aftësi të kufizuara që të përfaqësojnë interesat e tyre dhe të marrin pjesë në jetën publike dhe politike në Shqipëri (për diskutim me panel).

Qëllimi 3: Të garantohet akses në sistemin e drejtësisë për të gjithë personat me aftësi të kufizuar

Qëllimi 4: Të rritet pjesëmarrja në tregun e punës dhe të promovohen mundësi të barabarta për punë të denjë për personat me aftësi të kufizuara.

Qëllimi 5: Të sigurohet arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara.

Qëllimi 6: Të përmirësohet cilësia e jetës së personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet shërbimeve/përfitimeve të aksesueshme, të përballueshme financiarisht dhe të fokusuara te klienti.

-Lidhur me këtë, me interes është Objektivi 2: Ofrimi i shërbimeve sociale të integruara me anë të kombinimit të pagesave me para në dorë dhe kujdesit social cilësor

Qëllimi 7: Të sigurohet një kujdes shëndetësor i aksesueshëm, i përballueshëm dhe i barabartë për personat me aftësi të kufizuara.

 

Qëllimi 8: Të krijohen sinergji midis sektorëve të ndryshëm për nxitjen e integrimit të personave me aftësi të kufizuara në mënyrë gjithëpërfshirëse, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Tërheq vëmendjen fakti se, në zonat e zbatimit të projektit “Të jesh aktiv – pa barriera” (Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës), objektivi 1 për pjesën e hartimit të planeve vendore të veprimit duhet konsideruar i tejkaluar. Lidhur me këtë objektiv, me rëndësi mbetet monitorimi nga MMSR i standardeve dhe ligjeve në fuqi në nivel vendor.

Gjithashtu, në zbatim të objektivit 3, mbetet të shihet se në ç’masë qeveria do të kërkojë kontribute nga segmentet e ndryshme të shoqërisë civile (përfshi Caritas-in) për hartimin e raporteve monitoruese për zbatimin e planit kombëtar të veprimit.

 

 

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here