UK Bookmakers
Error:
  • Gabim në ngarkimin e modulit 0.000000e+0ve

LEGJISLACIONI MBI PUNËSIMIN E PAK DHE SFIDAT PËR ZBATIMIN E TIJ

Si në shumë fusha të tjera të veprimtarisë shtetërore, legjislacioni shqiptar është ndër më të avancuarit në lidhje me njohjen dhe respektimin e të drejtave të PAK për punësimin dhe formimin profesional.

Ja një ekstrakt i draft-raportit të parë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë drejtuar Komitetit të OKB për PAK mbi zbatimin e Konventës Ndërkombëtare të PAK.

Bashkëngjitur këtij materiali gjendet edhe legjislacioni të cilit ai i referohet.

Masa të veçanta në fushën e punësimit.

Për të nxitur punësimin e personave me aftësi të kufizuara është parashikuar që, ata të cilët punësohen mund të përfitojnë edhe pagesat e aftësisë së kufizuar, që jepen nga buxheti i shtetit krahas pagës deri në 24 muaj punësim, moment ky në të cilin ndërpritet pagesa e aftësisë së kufizuar (shih më poshtë seksionin për nenin 27: puna dhe punësimi)

Neni 27 – Puna dhe punësimi

Kuadri ligjor shqiptar garanton të drejtën për punësim të personave me aftësi të kufizuara dhe përfshin masa të veçanta mbështetëse për nxitjen e punësimit për kategori të veçanta, duke përfshirë edhe personat  me aftësi të kufizuara. Legjislacioni parashikon masa për mbrojtjen nga diskriminimi në fushën e punësimit, si dhe krijon lehtësira  për punëdhënës që punësojnë persona me aftësi të kufizuara.   

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon të drejtën për të fituar  mjetet e jetesës nëpërmjet një pune të ligjshme, të zgjedhur prej shtetasit apo që ai e pranon vetë. Kjo e drejtë parashikohet për të gjithë shtetasit, pra përfshin personat me aftësi të kufizuara. Ligji për mbrojtjen nga Diskriminimi parashikon të drejtat dhe detyrimet që kanë punëdhënësit dhe punëmarrësit në lidhje me çështjet e diskriminimit. Çdo punonjës që mendon se ka pësuar diskriminim, në bazë të këtij ligji, ka të drejtën e ankimimit te punëdhënësi, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe gjithashtu në gjykatë. Ky ligj sjell një risi shumë të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuara, atë të përshtatjes së arsyeshme (shih më lart te seksioni për nenin 5). Kodi i Punës  ndalon diskriminimin në fushën e marrjes në punë  dhe të profesionit. Ligji për Ndihmën dhe shërbimet shoqërore (neni 11/2) garanton një periudhë tranzicioni prej 24 muajsh, gjatë së cilës personat me aftësi të kufizuara, nuk humbasin përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar, ndërkohë që ata punësohen me kontratë të rregullt pune e paguhen për punën që bëjnë. 

Ligji për nxitjen e punësimit parashikon se çdo punëdhënës publik dhe subjekt privat, ku ka të punësuar  më tepër se 24 punonjës është i detyruar  të punësojë një person me aftësi të kufizuara për çdo 25 punonjës të personelit të tij. Sipas këtij ligji, çdo punëdhënës publik dhe subjekt privat që punëson persona me aftësi të kufizuara gëzon të drejtën për të kërkuar subvencion nga zyra e  punës për përshtatjen e vendit të punës, në mënyrën më funksionale për punëmarrësin. Gjithashtu paga e personave me aftësi të kufizuara përjashtohet nga taksat  deri në një masë që caktohet nga Këshilli i Ministrave. Edhe VKM për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara  ofron inisiativa e fonde që nxisin punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Kështu, punëdhënësit përfitojnë financim mujor për të realizuar përshtatjen e arsyeshme të personit me aftësi të kufizuara. Sipas këtij programi, kur punëdhënësi punëson një person me aftësi të kufizuara, ky i fundit merr një financim mujor në masën 100% të pagës minimale në shkallë vendi për gjashtë muajt e parë të punësimit, deri në 50% për gjashtë muajt e dytë të punësimit dhe nuk e humbet pagesën që përfiton për shkak të aftësisë së kufizuar.

Zyrat e punës financojnë formimin profesional të personave me aftësi të kufizuara për një periudhë jo më shumë se gjashtë muaj.

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore derdh kontribut për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.3% të pagës minimale sipas procedurave përkatëse.

VKM për programin e nxitjes së punësimit për punëkërkueset femra  parashikon që në rastin e punësimit të femrave rome, vajza nëna, femrave të divorcuara, me probleme sociale dhe femrave me aftësi të kufizuara, shteti financon sigurimet e detyrueshme të punëdhënësit. Përveç kësaj, niveli i përfitimit shtohet deri në nivelin e katër pagave minimale për kontratat e punës një vjeçare, gjashtë paga për kontratat dy vjeçare dhe tetë paga për kontratat tre vjeçare.

 

Disa Konsiderata lidhur me zbatimin në praktikë të këtij legjislacioni.

 

Niveli i punësimit të PAK në moshë pune është praktikisht i papërfillshëm. Edhe ato pak punësime të realizuara janë të përqendruara në qytetet e mëdha, kanë karakter sporadik dhe qëndrueshmëri jjo të garantuar. Ato kanë qenë jo aq dëshmi e vullnetit të punëdhënësve për të zbatuar ligjin, sesa rezultat i lidhjeve të PAK të punësuar me funksionarë shtetërorë relevantë a, në rastin më të mirë, shprehje e dashamirësisë së këtyre të fundit për të ndihmuar persona të caktuar më me fat.

Në këto kushte, mund të themi me keqardhje të thellë se në lidhje me politikat e punësimit për PAK gjatë këtyre 25 vjetëve të pluralizmit, Shqipëria ka mbetur vendnumëro, për të mos thënë se ka bërë hapa prapa. Nuk janë të rralla rastet në të cilat punonjës të Agjencisë Kombëtare të Punësimit reagojnë me habi përpara kërkesave të PAK për t’u regjistruar si punëkërkues, gjë që shtron nevojën urgjente të trajnimeve, por edhe të aktiviteteve sensibilizuese me qëllim ndryshimn e shkallës së kualifikimit dhe të mentalitetit të tyre, gjë pa të cilën as që mund të përfytyrohet një përmirësim i situatës. Nga ana tjetër, problem të madh përbën edhe fakti se shumë objekte dhe ambiente potenciale pune janë të paaksesueshëm për PAK, veçanërisht ata të ekspozuar më tepër ndaj barrierave fizike dhe atyre mjedisore.

Një punë e madhe mbetet për t’u bërë edhe me vetë PAK për thyerjen e barrierave që qëndrojnë brenda secilit prej tyre, me qëllim rritjen e shkallës së vetëvlerësimit, e cila në shumicën e rasteve është në minimum, si rrjedhojë e mënyrës aspak në përputhje me kërkesat e një shoqërie të civilizuar në të cilin ata janë rritur dhe edukuar.

Një sfidë më vete është edhe formimi profesional i PAK në moshë pune, proces të cilit duhet t’i paraprijë përcaktimi i disa llojeve të punës të përshtatshme për kategori të caktuara të aftësisë së kufizuar.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here