UK Bookmakers
Error:
  • Gabim në ngarkimin e modulit 0.000000e+0ve

KONVENTA PËR TË DREJTAT E PAK MBI TË DREJTAT E GRAVE DHE FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Neni 6

Gratë me aftësi të kufizuara 

1. Shtetet Anëtare njohin që gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara u nënshtrohen diskriminimit të shumëfishtë dhe duke pasur parasysh këtë duhet të ndërmarrin masa për të siguruar që ato t’i gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

2. Shtetet Anëtare do të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar zhvillimin e plotë, përparimin dhe aftësimin e grave, me qëllim që t’u garantohet ushtrimi dhe gëzimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të caktuara në këtë Konventë.

Neni 7

Fëmijët me aftësi të kufizuara 

1. Shtetet Anëtare do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuara t’i gëzojnë plotësisht të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në mënyrë të barabartë me fëmijët e tjerë.

2. Në të gjithe veprimet lidhur me fëmijët me aftësi të kufizuara, interesat më të mira të fëmijës do të jenë faktor primar.

3. Shtetet Anëtare do të sigurojnë që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë të drejtën për t’i shprehur pikëpamjet e tyre lirshëm mbi të gjitha çështjet që i prekin ata, që pikëpamjeve të tyre t’u jepet pesha e duhur në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre, në mënyrë të barabartë me fëmijët e tjerë, si dhe t’u sigurohet asistenca e përshtatshme për aftësinë e kufizuar dhe moshën për ta realizuar atë të drejtë.

Neni 22

Respektimi i intimitetit 

1. Asnjë person me aftësi të kufizuara, pavarësisht nga vendi i banimit apo rregullimet e jetesës, nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare ose të paligjshme me intimitetin e tij ose saj, familjen, shtëpinë ose letërkëmbimin apo llojet e tjera të komunikimit ose sulmeve të paligjshme në nderin dhe reputacionin e tij ose saj. Personat me aftësi të kufizuara  kanë të drejtë për mbrojtje nga ligji kundër ndërhyrjes ose sulmeve të tilla.

2. Shtetet Anëtare do të mbrojnë intimitetin e informacioneve personale, shëndetësore dhe rehabilituese të personave me aftësi të kufizuara në mënyrë të barabartë me të tjerët.

Neni 24

Arsimi 

1. Shtetet Anëtare njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për arsimim. Me synimin për ta realizuar këtë të drejtë pa diskriminim dhe mbi bazën e mundësisë së barabartë, Shtetet Anëtare do të sigurojnë një sistem të arsimit gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet dhe në mësimin gjatë gjithë jetës të drejtuar ne:

(a) Zhvillimin e plotë të potencialit njerëzor dhe ndjenjës së dinjitetit dhe vleftës ndaj vetes, si dhe përforcimin e respektit për të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe larminë njerëzore; 

(b) Zhvillimin nga ana e personave me aftësi të kufizuara të personalitetit, talenteve dhe krijimtarisë së tyre, si dhe aftësive  të tyre mendore dhe fizike, deri në potencialin e plotë të tyre;

(c) Mundësimin e personave me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në mënyrë efektive në një shoqëri të lirë.

2. Për realizimin e kësaj të drejte, Shtetet Anëtare do të sigurojnë që:

(a) Personat me aftësi të kufizuara të mos përjashtohen nga sistemi i përgjithshëm arsimor mbi bazën e aftësisë së kufizuar dhe që fëmijët me aftësi të kufizuara të mos përjashtohen nga arsimimi falas dhe i detyrueshëm fillor, apo nga arsimimi i mesëm, mbi bazën e aftësisë së kufizuar;

(b) Personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësi hyrje në arsimin fillor gjithëpërfshirës, cilësor dhe falas dhe në arsimin e mesëm në mënyrë të barabartë me të tjerët në komunitetin në të cilin jetojnë;

(c) Të sigurohet përshtatja e arsyeshme e kërkesave të individit; 

(d) Personat me aftësi të kufizuara të marrin mbështetjen e kërkuar, në kuadër të sistemit të përgjithshëm të arsimit, për ta mundësuar arsimimin efektiv të tyre;

(e) Të sigurohen masa mbështetëse efektive të individualizuara në ambientet që shtojnë në maksimum zhvillimin akademik dhe social, në përputhje me synimin e gjithëpërfshirjes së plotë.

3. Shtetet Anëtare do t’u mundësojnë personave me aftësi të kufizuara që të mësojnë shkathtësitë e jetës dhe të zhvillimit shoqëror për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë e të barabartë në arsim dhe si pjesëtarë të komunitetit. Me këtë qëllim, Shtetet Anëtare do të marrin masat e duhura, duke përfshirë: 

(a) Mundësimin për të mësuar Brajin (Braille), shkrimin alternativ, mënyrat, mjetet dhe format e komunikimit augmentative dhe alternative dhe shkathtësitë e orientimit dhe lëvizshmërisë, si dhe mundësimin e mbështetjes nga bashkëmoshatarët dhe këshillimit; 

(b) Mundësimin për të mësuar gjuhën e shenjave dhe nxitjen e identitetit gjuhësor të komunitetit të të shurdhërve; 

(c) Sigurimin që arsimimi i personave, e veçanërisht i fëmijëve, të cilët janë të verbër, të shurdhër apo të shurdhër dhe të verbër, të jepet në gjuhët dhe mënyrat dhe mjetet më të përshtatshme të komunikimit për individin dhe në mjedise që rrisin në maksimum zhvillimin akademik dhe social. 

4. Me qëllim që të ndihmojnë në sigurimin për realizimin e kësaj të drejte, Shtetet Anëtare do të marrin masat e përshtatshme për të punësuar mësues, duke përfshirë mësuesit me aftësi të kufizuara, që janë të kualifikuar për gjuhën e shenjave apo Braj (Braille), si dhe për t’i trajnuar profesionistët dhe stafin që punojnë në të gjitha nivelet e arsimit. Trajnimet e tilla duhet të përfshijnë ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar dhe përdorimin e mënyrave, mjeteve dhe formave të përshtatshme të komunikimit augmentative dhe alternative, teknikave arsimore dhe materialeve për t’i mbështetur personat me aftësi të kufizuara.

5. Shtetet Anëtare do të sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësi hyrjeje në arsimin e përgjithshëm terciar, aftësimet profesionale, arsimin për të rritur dhe mësimin gjatë gjithë jetës pa diskriminim dhe në mënyrë të barabartë me të tjerët. Për këtë qëllim, Shtetet Anëtare do të sigurojnë që personave me aftësi të kufizuara t’u ofrohet përshtatja e arsyeshme.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here