UK Bookmakers

VETËVLERËSIMI I PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE

Vetëvlerësimi është se si e vlerësojmë ne veten tonë, se si e perceptojmë vlerën tonë në këtë botë dhe sa të vlefshëm mendojmë se jemi ne për të tjerët. Vetëvlerësimi ndikon besimin tonë në të tjerët, marrëdhëniet tona, punën tonë, pothuajse çdo pjesë e jetës tonë. Për personat me aftësi të kufizuar që kanë vetëvlerësim të ulët Ju jeni të vlefshëm, jo të pavlerë. Një bekim për të tjerët, jo një barrë. Më e rëndësishmja, ju jeni një dhuratë nga Zoti. Kushdo që ju thotë ndryshe, janë të gabuar. Ju keni të drejtë për një jetë të bekuar, ashtu si të gjithë njerëzit. 

 

Ju do ju duhet të punoni pak më shumë se të tjerët për të marrë gjërat që dëshironi, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i merrni këto gjëra. Më poshtë kam sugjeruar disa mënyra për të rritur vetëvlerësimin tuaj dhe për të marrë kontrollin e jetës tuaj. Kjo nuk do ndodhi brenda natën, por nëse vazhdoni ta praktikoni dhe mbani mend këto hapa, ju jo vetëm do të rrisni vetëvlerësimin, por do të ndihmoni edhe të tjerët. Gjeni një komunitet mbështetës. Të jesh me njerëz të cilët të mbështesin do t’ju fuqizojë të merrni kontrollin e jetës.

Kërkoni grupe me njerëz që janë si ju ose krijoni grupin tuaj nëse nuk e gjeni dot atë që iu përshtatet. Përqëndrohuni në aftësitë tuaja më shumë se në kufizimet tuaja. Kjo nuk do të thotë se ju nuk e pranoni se keni një paaftësi, por përkundrazi duke u fokusuar në aftësitë tuaja ju do ndiheni mirë me gjërat që mund të bëni. E di që kjo mund të jetë e vështirë, por do i ndihmojë të tjerët të kuptojnë nevojat dhe dëshirat tuaja. Përqëndrohuni në pikat e forta dhe jo në ato të dobëta. 

Provojeni në këtë mënyrë: Mendoni për gjërat që keni bërë ose për të bërë. Shkruani ato dhe vazhdoni të bëni gjërat që janë të mira ose që keni për të bërë. Kjo do ju bëjë të ndiheni më të sigurtë. Mos harroni që askush nuk është i përsosur dhe secili bën gabime. Nëse keni një ditë të keqe ose bëni diçka gabim, mos u shqetësoni, ju po bëni më të mirën që mundeni për të jetuar jetën. Kujtoni gjithmonë që ju nuk jeni një barrë, prandaj mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Të gjithë kanë nevojë për ndihmë, prandaj mos keni turp të kërkoni ndihmë kur keni nevojë. Është më mirë se të luftosh gjithçka vetë.

 

Pergatiti:

Ema Gjinaj

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here