UK Bookmakers

Profil Konsulenti

Unë quhem Lin Murri, kam lindur në vitin 1971 në fshatin Naraç të Bashkisë Vau-Dejës. Kam përfunduar shkollen 8-vjeçare në fshatin tim. Unë që në moshën 1 vjeçare jam diagnostikuar me poliomelit, kjo ka qënë dhe një ndër arsyet pse unë nuk kam arritur të vazhdoj shkollën dhe as nuk arrita të kryej shërbimin ushtarak si gjithë shokët e mi. 

Në vitin 2005 unë bëra një aksident, ku mbeta i paralizuar dhe për 2 vite qëndrova në një karrige me rrota. Gjatë këtyre dy viteve unë kam qëndruar vetëm mbyllur në dhomën time, oborrin e shtëpisë e shikoja vetëm nga dritarja. Pas aksidentit kam bërë pesë operacione, të gjitha këto të kryera me borxhe. Kjo gjë e bëri edhe më të vështirë jetesën e familjes time, u vështirësua shumë gjendja ekonomike, psikologjike, emocionale e morale e çdo pjesëtari, nga më i vogli tek më i madhi. 

Kam qëndruar 6 vite i izoluar nga shoqëria, komuniteti e të afërmit e mi. Nuk shkoja në asnje rast familjar e nuk doja të më vinte askush. Depresioni, mërzitja me jetën, frika, varfëria dhe lotët kanë qenë të vetmit miq për vite me rradhë. Pas 6 vitesh të errëta, Zoti më dergoi ëngjëjt e tij (stafin e Caritas-it), të cilët me ndihmën e Zotit e me dëshirën e tyre të madhe, janë munduar në çdo çast që të jenë pranë meje dhe familjes time në çdo mënyrë, duke më bërë pjesë të çdo aktiviteti të Caritas-it. 

Në vjeshtën e vitit 2015 mora lajmin më të bukur të jetës time nga Caritas-i, për herë të parë do të punoja. Ata më folën për projektin “Pa barriera”, për rolin e Konsulentit. Me dëshirën më të madhe e pranova këtë punë, doja me patjetër që fëmijët e mi të ndiheshin krenarë, që babai i tyre arrin të punojë. Ndjehem shumë fatlum që jam pjesë e këtij projekti, kam mësuar shumë. Më është rritur vetë-besimi në sajë të marrjes së informacioneve mbi të drejtat. Jam më aktiv në komunitet, kam krijuar një shoqëri, disa miq që mund të flas e të bashkëndaj çdo gjë me ta, të mirën e të keqen. Ndjehem i aftë të marr përgjegjësi, ndjehem i aftë të punoj. Por mbi të gjitha kam mësuar ta vlerësoj jetën. 

Dua ta mbyll këtë rrëfim të shkurtër me një shprehje nga Shën Tereza e Kalkutës: “Sa rrini duke qarë errësirën, ndizni një qiri“

Pergatiti:

Lin Murri

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here