UK Bookmakers

KONSULENTËT E ZYRËS KËSHILLIMORE - VAU DEJËS

Zyra këshillimore pranë Caritas-it Dioqezan të Sapës, prej dy vitesh ushtron aktivitetin e saj në mbështetjen dhe zhvillimin e Personave me Aftësi Ndryshe. Kjo zyrë është e vetmja në Dioqezën e Sapës. Ajo i vjen në ndihmë kësaj shtrese me qëllim integrimin e tyre në komunitet dhe krijimin e mundësive për shoqërizim me të tjerët. Kohët e fundit, kjo zyrë ka formuar edhe grupin e Konsulentëve. Ata janë persona të së njëjtës shtresë, por që ofrojnë shërbimin këshillues. Ata fokusohen tek problemet psikologjike dhe sociale që kanë Personat me Aftësi Ndryshe . Grupi i Konsulentëve përbëhet nga 7 persona. Ata janë të pranishëm çdo ditë në qendër. Ata veprojnë sipas planit ditor që është përgatitur nga stafi i projektit. Ky model ka sjellë një impakt dhe ndërgjegjësim të shumë personave. Gjithashtu edhe të autoriteteve të qeverisjes vendore, për një vëmendje më tepër ndaj Personave me Aftësi Ndryshe. Konsulentët bashkëpunojnë me punonjësen sociale të Zyrës Këshillimore. Këshillimi është ndihmë dhe mbështetje. 

Detyra e Konsulentit është:

• Të sigurojë kushte që lehtësojnë ndryshimin e klientëve; 

• Dhënie informacioni; 

• Nxitje të vetëvlerësimit dhe besimit te vetja; 

• Marrëdhënia e konsulencës realizohet gjithmonë në një atmosferë respekti të ndërsjelltë dhe fshehtësie. Pa fshehtësinë dhe konfidencialitetin, klienti mund të mos i besojë konsulentit lidhur me problemet e tij. 

 

Përgatiti: Kristiana Bisha

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here