UK Bookmakers

E DREJTA PËR INFORMIM

E drejta për informim është një e drejtë që u takon të gjithë njerëzve pa përjashtim. Kjo do të thotë se personi që e ka informacionin është i detyruar ta japë atë. Ti ke të drejtë të kërkosh informacion pa qenë i detyruar të shpjegosh pse e do atë. Megjithatë, në qoftë se informacioni i kërkuar prej teje përbën të dhëna që janë sekret për njerëz të tjerë, ti nuk ke të drejtë ta dish këtë informacion pa lejen e atyre njerëzve. Kush janë personat e detyruar të të informojnë? Ata janë punonjësit e zyrës të shtetit. Punonjësi i zyrës të shtetit është i detyruar të të tregojë nëse ai e ka informacionin që ti po kërkon. Kërkesa për informacion duhet të bëhet me shkrim. 

Punonjësi i zyrës së shtetit është i detyruar të të kthejë përgjigje sa më shpejt. Afati i fundit për kthimin e përgjigjes është 10 ditë nga data e dërgimit të kërkesës nga ana jote. Mund të ndodhë që kërkesa jote të jetë dërguar në adresën e gabuar. Kjo do të thotë se punonjësi i shtetit që ti ia ke nisur kërkesën nuk e ka informacionin që ti do. Në këtë rast ti nuk duhet të shqetësohesh. Punonjësi i shtetit do t’ia nisë kërkesën tënde asaj zyre që e ka informacionin. Ai do të të lajmërojë ty për këtë veprim brenda 15 ditëve. Nëse kërkesa jote punonjësit të zyrës së shtetit i duket e paqartë, ai kërkon takim me ty për ta sqaruar kërkesën brenda 48 orëve nga marrja e kërkesës tënde. Në këtë rast, punonjësi e ka për detyrë të të ndihmojë ty për ta rregulluar kërkesën. 

Ti ke të drejtë që, edhe kur kërkon kopje të dokumenteve zyrtare, t’i marrësh ato pa pagesë. Ti ke të drejtë që informacionin ta kërkosh në një format që je në gjendje ta marrësh dhe ta kuptosh. Nëse je i verbër, informacionin e kërkon në shkrimin për të verbër, që quhet Brail që lexohet me anë të prekjes me gishta, ose në format audio, domethënë të regjistruar me zë në një disk, në mënyrë që ta dëgjojë. Nëse je person me aftësi të kufizuara mendore, informacionin duhet ta kërkosh me tekst sa më të thjeshtë, që të jesh në gjendje ta kuptosh atë. 

Nëse shteti nuk ta jep informacionin pa të drejtë, ti i ankohesh Komisionerit për Informimin brenda 30 ditëve nga kalimi i kohës kur duhej të kishe marrë përgjigje ose nga përgjigjja se informacioni nuk do të të jepet nga punonjësi i shtetit që i je drejtuar. Komisioneri të jep përgjigje brenda 15 ditëve. Në qoftë se as përgjigjja e Komisionerit nuk të kënaq, atëherë i drejtohesh gjykatës administrative. Në fund të themi se ligji dënon shumë rëndë ata që nuk ta japin informacionin pa të drejtë, prandaj mos ki frikë të kërkosh informacion!

 

Pergatiti:

Stefan Paloka

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

All CMS Templates - Click Here