UK Bookmakers
  • “Të jesh aktiv - pa barriera” është projekti ri që ka filluar të zbatohet nga Caritas-i Shqiptar financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak për periudhën Shtator 2014-Gusht 2017. Caritas-i Austriak dhe Caritas-i Shqiptar kanë një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm ndër vite. Nisma për këtë projekt është shprehur nga Caritas-i Shqiptar duke u bazuar edhe në projektet e mëparshme, të cilat janë zbatuar për personat me aftësi të kufizuar që nga viti 2008.

  • Caritas-i Shqiptar ka një përvojë disa vjeçare në shërbimet për personat me aftësi të kufizuar.Të dy caritas-et vendosën ta vazhdonin bashkëpunimin në shërbim të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimin e të drejtave të tyre, bazuar në Konventen e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Planifikimi i këtij projekti është realizuar së bashku me përfshirjen e organizatave lokale dhe ekspertë.

  • Gjithashtu në këtë planifikim është përfshirë edhe një ekspert mbi përfshirjen sociale nga Caritas-i Austriak. Ky projekt do të zbatohet në tre zona: Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës.Projekti ka si qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në zonat e mësipërme nëpërmjet ofrimit të shërbimit dhe fuqizimit në nivel individual dhe lidhjen me organizatat publike dhe private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më inkurajues për personat me aftësi të kufizuar.

  • Projekti synon edhe hartimin dhe zbatimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit mbi organizatat që aktualisht operojnë me mbështetjen e programeve për personat me aftësi të kufizuara brenda komunitetit. Gjithashtu projekti synon të nxisë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

  • Më tej do të ndihmojë këta persona të jenë më të pranishëm dhe të përfaqësohen në shoqëri. Projekti do t’u sigurojë personave akses në informacione për aftësinë e kufizuar, por gjithashtu edhe familjarëve, qendrave shëndetësore dhe anëtarëve të komunitetit. Do të shpallë edhe nisma për përmirësimin e cilësisë së jetës.

PROJEKTI “TË JESH AKTIV – PA BARRIERA” DHE DIALOGU MBI POLITIKAT SOCIALE

Projekti “Të jesh aktiv – pa barriera’, i zbatuar nga Caritas Shqiptar, me financimin e Agjencisë Austriake të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas Austria që prej shtatorit 2014, përfaqëson një ndërthurje komplekse komponentësh dhe indikatorësh respektivë, me synim:

• Krijimin e një ambienti social më gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar

• Fuqizimin e individëve të këtij grupi social, pra aftësimin e tyre për t’u vetëpërfaqësuar në procesin e realizimit të drejtave të tyre.

VETËVLERËSIMI I PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE

Vetëvlerësimi është se si e vlerësojmë ne veten tonë, se si e perceptojmë vlerën tonë në këtë botë dhe sa të vlefshëm mendojmë se jemi ne për të tjerët. Vetëvlerësimi ndikon besimin tonë në të tjerët, marrëdhëniet tona, punën tonë, pothuajse çdo pjesë e jetës tonë. Për personat me aftësi të kufizuar që kanë vetëvlerësim të ulët Ju jeni të vlefshëm, jo të pavlerë. Një bekim për të tjerët, jo një barrë. Më e rëndësishmja, ju jeni një dhuratë nga Zoti. Kushdo që ju thotë ndryshe, janë të gabuar. Ju keni të drejtë për një jetë të bekuar, ashtu si të gjithë njerëzit. 

Profil Konsulenti

Unë quhem Lin Murri, kam lindur në vitin 1971 në fshatin Naraç të Bashkisë Vau-Dejës. Kam përfunduar shkollen 8-vjeçare në fshatin tim. Unë që në moshën 1 vjeçare jam diagnostikuar me poliomelit, kjo ka qënë dhe një ndër arsyet pse unë nuk kam arritur të vazhdoj shkollën dhe as nuk arrita të kryej shërbimin ushtarak si gjithë shokët e mi. 

NJË RRËFIM I SINQERTË PËR VAJZËN TIME, ALEKSANDRËN!

Unë ju rrëfej historinë më të dhimbshme dhe më të bukur të jetës sime. Ja si fillon sprova më e madhe e jetës. Më 3 shtator 1997 linda të bukurën time, Aleksandrën. Ishte një femijë aq i bukur sa për herë të parë kur e mora në krahë qava shumë saqë ndoshta po e parandjeja se diçka do të ndodhte. Kaluan 6 muaj pas lindjes së Aleksandrës dhe akoma nuk dija asgjë. Vajza ime ishte e sëmurë atë natë, e në mes të natës e dërgova në spitalin e Shkodrës, aty mësova që ime bijë vuante nga Sindroma Down. E dërgova në kopshtin e lagjes por nuk ma pranuan. 

KONSULENTËT E ZYRËS KËSHILLIMORE - VAU DEJËS

Zyra këshillimore pranë Caritas-it Dioqezan të Sapës, prej dy vitesh ushtron aktivitetin e saj në mbështetjen dhe zhvillimin e Personave me Aftësi Ndryshe. Kjo zyrë është e vetmja në Dioqezën e Sapës. Ajo i vjen në ndihmë kësaj shtrese me qëllim integrimin e tyre në komunitet dhe krijimin e mundësive për shoqërizim me të tjerët. Kohët e fundit, kjo zyrë ka formuar edhe grupin e Konsulentëve. Ata janë persona të së njëjtës shtresë, por që ofrojnë shërbimin këshillues. Ata fokusohen tek problemet psikologjike dhe sociale që kanë Personat me Aftësi Ndryshe . Grupi i Konsulentëve përbëhet nga 7 persona. Ata janë të pranishëm çdo ditë në qendër. Ata veprojnë sipas planit ditor që është përgatitur nga stafi i projektit. Ky model ka sjellë një impakt dhe ndërgjegjësim të shumë personave. Gjithashtu edhe të autoriteteve të qeverisjes vendore, për një vëmendje më tepër ndaj Personave me Aftësi Ndryshe. Konsulentët bashkëpunojnë me punonjësen sociale të Zyrës Këshillimore. Këshillimi është ndihmë dhe mbështetje. 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

 

BASHKOHU

Bashkohu me nismen tone, me zemër të hapur

 

ZHVILLIM

Së bashku zhvillohu me ne, në trup, në mendje dhe në shpirt

 

SHËRBIM

Me nismën tonë, shërbejmë me duart e shpresës

 

ECIM SË BASHKU

Bashkohu me ne, së bashku jemi më të fortë

All CMS Templates - Click Here