UK Bookmakers
  • “Të jesh aktiv - pa barriera” është projekti ri që ka filluar të zbatohet nga Caritas-i Shqiptar financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak për periudhën Shtator 2014-Gusht 2017. Caritas-i Austriak dhe Caritas-i Shqiptar kanë një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm ndër vite. Nisma për këtë projekt është shprehur nga Caritas-i Shqiptar duke u bazuar edhe në projektet e mëparshme, të cilat janë zbatuar për personat me aftësi të kufizuar që nga viti 2008.

  • Caritas-i Shqiptar ka një përvojë disa vjeçare në shërbimet për personat me aftësi të kufizuar.Të dy caritas-et vendosën ta vazhdonin bashkëpunimin në shërbim të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimin e të drejtave të tyre, bazuar në Konventen e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Planifikimi i këtij projekti është realizuar së bashku me përfshirjen e organizatave lokale dhe ekspertë.

  • Gjithashtu në këtë planifikim është përfshirë edhe një ekspert mbi përfshirjen sociale nga Caritas-i Austriak. Ky projekt do të zbatohet në tre zona: Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës.Projekti ka si qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në zonat e mësipërme nëpërmjet ofrimit të shërbimit dhe fuqizimit në nivel individual dhe lidhjen me organizatat publike dhe private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më inkurajues për personat me aftësi të kufizuar.

  • Projekti synon edhe hartimin dhe zbatimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit mbi organizatat që aktualisht operojnë me mbështetjen e programeve për personat me aftësi të kufizuara brenda komunitetit. Gjithashtu projekti synon të nxisë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

  • Më tej do të ndihmojë këta persona të jenë më të pranishëm dhe të përfaqësohen në shoqëri. Projekti do t’u sigurojë personave akses në informacione për aftësinë e kufizuar, por gjithashtu edhe familjarëve, qendrave shëndetësore dhe anëtarëve të komunitetit. Do të shpallë edhe nisma për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Web i ri "Pa Barriera”



Në 24 dhjetor 2014, në mjediset e hotel “Diplomat Fashion” u bë prezantimi i WEB-it të ri “Pa Barriera” –www.pabarriera.al. Ky web u realizua në kuadër të projektit “Të jesh aktiv-pa barriera”, i financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak. Ky web merr parasysh të gjitha nevojat e personave me aftësi të kufizuar për të aksesuar informacionin.

Zëri që vjen për zemër (2)

Treshja klasike, Ermonela Jaho, Gëzim Myshketa dhe Bichard Barker i janë përgjigjur ftesës  për një koncert bamirësie në Tiranë, duke iu bashkuar motos “Nuk ka rëndësi sa ndihmojmë, por sa dashuri dhurojmë teksa ndihmojmë”. Të gjitha paratë e mbledhura nga koncerti i do të shkojnë për ndihmë ne fëmijëve me aftësi të kufizuar të qendrës Fushë-Krujë. 

Kishte shtatë vite që nuk kthehej në Shqipëri dhe brenda pak muajsh është  gjendur dy herë mbi skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Fillimisht për premierën e operës “Madame Butterfly”, ndërsa ditën e djeshme e ka sjellë koncerti i bamirësisë i organizuar nga “Caritas Albania” – një koncert ky i organizuar me synimin e ndihmës për njerëzit në nevojë.

Dita ndërkombëtare e të sëmurëve-11 shkurt 2015 Vau Dejës

Jeta është e shenjtë, edhe kur është e prekur nga sëmundja, ka thënë Papa Françesku në ditën kushtuar të sëmurëve, që kremtohet në mbarë botën më 11 shkurt. Edhe në Vau Dejës, pranë Katedrales “Nënë Tereza” u kremtua një ditë e veçantë ku morën pjesë shumë persona me aftësi të kufizuar dhe të sëmurë nga të gjitha famullitë e dioqezës.

Aktivitet me rastin e ditës botërore të zgjedhjeve

E enjtja e parë e shkurtit është caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Zgjedhjeve. Në të gjithë botën me këtë rast komisionet qendrore të zgjedhjeve presin qytetarët e vendeve të tyre për të festuar këtë ditë të votës së lirë, si themeli i demokracisë.

Ishte kjo arsyeja pse Komisioni Qendror i zgjedhjeve këtë të enjte, më 5 shkurt 2015, kishte parashikuar një sërë aktivitetesh, ndër të cilat edhe seminarin me temë “Mundësitë e kufizuara në votimin gjithëpërfshirës, shmangia e barrierave”, të trajtuar nga anëtarë të Forumit Rinor të Aftësisë së Kufizuar. Aktiviteti u zhvillua në Sallën e Mbledhjeve të këtij institucioni dhe i ftuar në këtë takim ishte edhe Caritas-i Shqiptar, i cili u përfaqësua nga nëpunësi i advokimit për projektin “Të jesh aktiv - pa barriera” Stefan Paloka.

Prezantimi i Raport Monitorimit

Prezantimi i Raport Monitorimit  «Objektivat e Programit Qeverisës  dhe planet per Aftesine e kufizuar » dhe  zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ne fushen e aftesise se kufizuar. 

Më datë 3 shkurt 2015, në ambientet e Hotel Tirana International,  Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK ) organizoi aktivitetin për prezantimin e dy raporteve të monitorimit, mbi Objektivat e Programit Qeverisës  dhe planet per Aftesine e kufizuar » dhe  zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në fushën e aftësisë së kufizuar. 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

 

BASHKOHU

Bashkohu me nismen tone, me zemër të hapur

 

ZHVILLIM

Së bashku zhvillohu me ne, në trup, në mendje dhe në shpirt

 

SHËRBIM

Me nismën tonë, shërbejmë me duart e shpresës

 

ECIM SË BASHKU

Bashkohu me ne, së bashku jemi më të fortë

All CMS Templates - Click Here