UK Bookmakers
  • “Të jesh aktiv - pa barriera” është projekti ri që ka filluar të zbatohet nga Caritas-i Shqiptar financuar nga Agjencia Austriake e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Caritas-i Austriak për periudhën Shtator 2014-Gusht 2017. Caritas-i Austriak dhe Caritas-i Shqiptar kanë një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm ndër vite. Nisma për këtë projekt është shprehur nga Caritas-i Shqiptar duke u bazuar edhe në projektet e mëparshme, të cilat janë zbatuar për personat me aftësi të kufizuar që nga viti 2008.

  • Caritas-i Shqiptar ka një përvojë disa vjeçare në shërbimet për personat me aftësi të kufizuar.Të dy caritas-et vendosën ta vazhdonin bashkëpunimin në shërbim të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimin e të drejtave të tyre, bazuar në Konventen e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Planifikimi i këtij projekti është realizuar së bashku me përfshirjen e organizatave lokale dhe ekspertë.

  • Gjithashtu në këtë planifikim është përfshirë edhe një ekspert mbi përfshirjen sociale nga Caritas-i Austriak. Ky projekt do të zbatohet në tre zona: Laç, Lezhë dhe Vau i Dejës.Projekti ka si qëllim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në zonat e mësipërme nëpërmjet ofrimit të shërbimit dhe fuqizimit në nivel individual dhe lidhjen me organizatat publike dhe private në nivel komuniteti për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më inkurajues për personat me aftësi të kufizuar.

  • Projekti synon edhe hartimin dhe zbatimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit mbi organizatat që aktualisht operojnë me mbështetjen e programeve për personat me aftësi të kufizuara brenda komunitetit. Gjithashtu projekti synon të nxisë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

  • Më tej do të ndihmojë këta persona të jenë më të pranishëm dhe të përfaqësohen në shoqëri. Projekti do t’u sigurojë personave akses në informacione për aftësinë e kufizuar, por gjithashtu edhe familjarëve, qendrave shëndetësore dhe anëtarëve të komunitetit. Do të shpallë edhe nisma për përmirësimin e cilësisë së jetës.

E DREJTA PËR INFORMIM

E drejta për informim është një e drejtë që u takon të gjithë njerëzve pa përjashtim. Kjo do të thotë se personi që e ka informacionin është i detyruar ta japë atë. Ti ke të drejtë të kërkosh informacion pa qenë i detyruar të shpjegosh pse e do atë. Megjithatë, në qoftë se informacioni i kërkuar prej teje përbën të dhëna që janë sekret për njerëz të tjerë, ti nuk ke të drejtë ta dish këtë informacion pa lejen e atyre njerëzve. Kush janë personat e detyruar të të informojnë? Ata janë punonjësit e zyrës të shtetit. Punonjësi i zyrës të shtetit është i detyruar të të tregojë nëse ai e ka informacionin që ti po kërkon. Kërkesa për informacion duhet të bëhet me shkrim. 

Legjislacioni mbi punësimin e PAK dhe sfidat për zbatimin e tij

Si në shumë fusha të tjera të veprimtarisë shtetërore, legjislacioni shqiptar është ndër më të avancuarit në lidhje me njohjen dhe respektimin e të drejtave të PAK për punësimin dhe formimin profesional

Bashkëngjitur këtij materiali është edhe legjislacioni të cilit ai i referohet.

Konventa për të Drejtat e Personave me aftësi të KufizuaraQë në nenin 8, pika 2, shkronja a, kërkon ndërmarrjen e fushatave ndërgjegjësuese për njohjen e publikut me aftësitë dhe shprehitë e PAK, me qëllim eliminimin e stereotipave dhe të stigmës socialae lidhur me ta. Më tej, neni 27 i kushtohet tërësisht punësimit. Më poshtë pio e citojmë të plotë:

MJEDIS PA BARRIERA

ҪELET EKSPOZITA E PIKTURËS NGA FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE
Fëmijët me Aftësi Ndryshe tashmë janë kthyer në qendër të vëmendjes për Caritas-in në mënyrë të veçantë për projektin “ Pa Barriera” i implementuar në Territorin e Bashkisë Vau Dejës. Fëmijet me aftësi ndryshe dita-ditës po demonstrojnë talentin e tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen në kuadër të projektit “PA BARRIERA” ,pranë Qendrës Ditore dedikuar posaçërisht këtyre. Përveçse demonstrimit se mund të jenë si gjithë të tjerët, këto fëmijë përmes punimeve artistike të punuara me duart e tyre të arta, shfaqin botën e tyre shpirtërore, e njëkohësisht përcjellin mesazhin e sensibilizimit dhe të integrimit të tyre në bashkësinë komunitare. 
Prej kohësh fëmijët në bashkëpunim me vullnetarët e Caritas-it, dhe me mbështetjen e punonjëses sociale znj.Kristjana Bisha , kishin filluar të punonin, dhe me datën 7 dhjetor ishte dita e parë e ekspozitës përmes të cilit u prezantuan të gjithë punimet me një larmishmëri të gjerë. Këndi më i bukur i këtij panairi, u paraqit ai i qirinjve dhe i pikturave të ndryshme. Tematikat që përcjellin këto punime janë kryesisht ato me atmosferë festive, duke iu përshtatur edhe kohës që po jetojmë.

 

 

Në kuadër të projektit “Të jesh aktiv pa barriera”, më datë 07.12.2016, qendra këshillimore Lezhë zhvilloi në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Lezhë një aktivitet advokimi me anëtarët e KMCAP.

Të pranishëm në aktivitet ishin Dr. Pashk Gjoni, kryetar i KMCAP, Dr. Gazmend Rustja dhe Dr. Kastriot Kolmarku anëtarë të KMCAP, znj. Marte Feta, specialist pranë Drejtorisë së SHSSH, z. Marin Nikolla, koordinator i projektit për Bashkinë Lezhë, Stefan Paloka, nëpunës advokimi dhe jurist pranë Qendrës Këshillimore, si dhe z. Ajet Osmani, person me aftësi të kufizuara dhe baba i dy fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në takim u ngrit shqetësimi lidhur me disa probleme që lidhen me procedurën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, siç janë:
• Përjashtimi pa të drejtë nga skema i disa PAK;
• Dërgimi pa shkaqe ligjore i disa PAK në konsulta specialistësh, në një kohë që aftësia e tyre e kufizuar është plotësisht e qartë
• Pengimi i pretenduesve për t’u vlerësuar për aftësinë e tyre të kufizuar nga ana e disa specialistëve. 
Aktiviteti u mbyll me angazhimin e kryetarit të KMCAP për të trajtuar me përparësi rastet e ngjashme me ato që u paraqitën nga ana jonë.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net

 

BASHKOHU

Bashkohu me nismen tone, me zemër të hapur

 

ZHVILLIM

Së bashku zhvillohu me ne, në trup, në mendje dhe në shpirt

 

SHËRBIM

Me nismën tonë, shërbejmë me duart e shpresës

 

ECIM SË BASHKU

Bashkohu me ne, së bashku jemi më të fortë

All CMS Templates - Click Here